Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘ewfu bil-’ukudi ‘uhillet lekum behimetul-’en’ami ‘illa ma jutla ‘alejkum gajre muhilli es-sejdi we ‘entum hurumun ‘innall-llahe jehkumu ma juridu
O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t'i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos atë që dëshiron.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tuhillu sha’a’irel-lahi we la esh-shehrel-herame we lal-hedje we lal-kala’ide we la ‘amminel-bejtel-herame jebtegune fedlæn min rabbihim we ridwanæn we ‘idha heleltum fastadu we la jexhrimennekum shene’anu kawmin ‘en seddukum ‘anil-mesxhidil-herami ‘en ta’tedu we ta’awenu ‘alel-birri wet-tekwa we la ta’awenu ‘alel-’ithmi wel-’udwani we etteku Ellahe ‘innall-llahe shedidul-’ikabi
O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyer (për vizitë) shtëpinë e shenjtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.