5. Maide · ajete 1–4

سورة المائدة
1

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَوۡفُواْ بِٱلۡعُقُودِۚ أُحِلَّتۡ لَكُم بَهِيمَةُ ٱلۡأَنۡعَٰمِ إِلَّا مَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡ غَيۡرَ مُحِلِّي ٱلصَّيۡدِ وَأَنتُمۡ حُرُمٌۗ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ مَا يُرِيدُ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘ewfu bil-’ukudi ‘uhillet lekum behimetul-’en’ami ‘illa ma jutla ‘alejkum gajre muhilli es-sejdi we ‘entum hurumun ‘innall-llahe jehkumu ma juridu

O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t'i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos atë që dëshiron.

2

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحِلُّواْ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ وَلَا ٱلشَّهۡرَ ٱلۡحَرَامَ وَلَا ٱلۡهَدۡيَ وَلَا ٱلۡقَلَٰٓئِدَ وَلَآ ءَآمِّينَ ٱلۡبَيۡتَ ٱلۡحَرَامَ يَبۡتَغُونَ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّهِمۡ وَرِضۡوَٰنٗاۚ وَإِذَا حَلَلۡتُمۡ فَٱصۡطَادُواْۚ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ أَن صَدُّوكُمۡ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ أَن تَعۡتَدُواْۘ وَتَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡبِرِّ وَٱلتَّقۡوَىٰۖ وَلَا تَعَاوَنُواْ عَلَى ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡعُدۡوَٰنِۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۖ إِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tuhillu sha’a’irel-lahi we la esh-shehrel-herame we lal-hedje we lal-kala’ide we la ‘amminel-bejtel-herame jebtegune fedlæn min rabbihim we ridwanæn we ‘idha heleltum fastadu we la jexhrimennekum shene’anu kawmin ‘en seddukum ‘anil-mesxhidil-herami ‘en ta’tedu we ta’awenu ‘alel-birri wet-tekwa we la ta’awenu ‘alel-’ithmi wel-’udwani we etteku Ellahe ‘innall-llahe shedidul-’ikabi

O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyer (për vizitë) shtëpinë e shenjtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos ju shtyjë të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.

3

حُرِّمَتۡ عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَيۡتَةُ وَٱلدَّمُ وَلَحۡمُ ٱلۡخِنزِيرِ وَمَآ أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦ وَٱلۡمُنۡخَنِقَةُ وَٱلۡمَوۡقُوذَةُ وَٱلۡمُتَرَدِّيَةُ وَٱلنَّطِيحَةُ وَمَآ أَكَلَ ٱلسَّبُعُ إِلَّا مَا ذَكَّيۡتُمۡ وَمَا ذُبِحَ عَلَى ٱلنُّصُبِ وَأَن تَسۡتَقۡسِمُواْ بِٱلۡأَزۡلَٰمِۚ ذَٰلِكُمۡ فِسۡقٌۗ ٱلۡيَوۡمَ يَئِسَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن دِينِكُمۡ فَلَا تَخۡشَوۡهُمۡ وَٱخۡشَوۡنِۚ ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗاۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ فِي مَخۡمَصَةٍ غَيۡرَ مُتَجَانِفٖ لِّإِثۡمٖ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Hurrimet ‘alejkumul-mejtetu we ed-demu we lehmul-hinziri we ma ‘uhille ligajri Ellahi bihi wel-munhanikatu wel-mewkudhetu wel-mutereddijetu we en-netihetu we ma ‘ekele es-sebu’u ‘illa ma dhekkejtum we ma dhubihe ‘ala en-nusubi we ‘en testeksimu bil-’ezlami dhalikum fiskunl-jewme je’isel-ledhine keferu min dinikum fela tehshewhum we ehshewnil-jewme ‘ekmeltu lekum dinekum we ‘etmemtu ‘alejkum ni’meti we reditu lekumul-’islame dinæn femeni edturre fi mehmesetin gajre mutexhanifin l’ithmin fe’innall-llahe gafurun Rehimun

Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.

4

يَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَآ أُحِلَّ لَهُمۡۖ قُلۡ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ وَمَا عَلَّمۡتُم مِّنَ ٱلۡجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ ٱللَّهُۖ فَكُلُواْ مِمَّآ أَمۡسَكۡنَ عَلَيۡكُمۡ وَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ

Jes’eluneke madha ‘uhille lehum kul ‘uhille lekumut-tejjibatu we ma ‘allemtum minel-xhewarihi mukellibine tu’allimunehunne mimma ‘allemekumu Ellahu fekulu mimma ‘emsekne ‘alejkum we edhkuru esmel-lahi ‘alejhi we etteku Ellahe ‘innall-llahe seri’ul-hisabi

Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.