5. Maide · Ajeti 109

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
109

۞ يَوۡمَ يَجۡمَعُ ٱللَّهُ ٱلرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَآ أُجِبۡتُمۡۖ قَالُواْ لَا عِلۡمَ لَنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ

(Përkujtojeni o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: "Çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?" Ata (pejgamberët) thonë: "Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Njeriu ka të drejtë ta lërë testament një pjesë të pasurisë së tij, por nuk duhen dëm - tuar trashëgimtarët. Për testamentin e lënë duhet të jenë dëshmitarë dy njerëz të drejtë nga të afërmit e atij që lë testament. Nëse është në ndonjë udhëtim e nuk ka të afërm, atëherë mund të caktohen dy dëshmitarë të tjerë. Nëse trashëgimtarët dyshojnë në drejtësinë e dëshmitarëve, prej tyre kërkohet të betohen në emër të Allahut. Betimi bëhet pas namazit të iqindisë e në prezencën e njerëzve. Nëse zbulohet, se dëshmitarët e testamentit nuk e kanë treguar të vërtetën, atëherë betimi i tyre asgjësohet dhe në vend të tyre betohen dy nga të afërmit e testamentuesit. Në Ditën e Kijametit në rastin kur psherëtin xhehenemi Zoti i pyet pejgamberët për popullin, të cilit i ishin dërguar, se a iu përgjigjën thirrjes ose jo. Pejgamberët, para Zotit përgjigjen nga tronditja se nuk dinë, e kjo sepse momenti është shumë i vështirë, ku në këtë rast tronditen të gjithë krijesat nga psherëtitja e xhehenemit, Allahu na ruajt!