5. Maide · ajete 118–120

سورة المائدة
118

إِن تُعَذِّبۡهُمۡ فَإِنَّهُمۡ عِبَادُكَۖ وَإِن تَغۡفِرۡ لَهُمۡ فَإِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

‘In tu’adhdhibhum fe’innehum ‘ibaduke we ‘in tegfir lehum fe’inneke ‘entel-’azizul-hekimu

Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti.

119

قَالَ ٱللَّهُ هَٰذَا يَوۡمُ يَنفَعُ ٱلصَّٰدِقِينَ صِدۡقُهُمۡۚ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Kalel-lahu hadha jewmu jenfa’u es-sadikine sidkuhum lehum xhennatun texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha ‘ebedæn redijel-lahu ‘anhum we redu ‘anhu dhalikel-fewzul-’adhimu

All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh".

120

لِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا فِيهِنَّۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرُۢ

Lillahi mulku es-semawati wel-’erdi we ma fihinne we huwe ‘ala kulli shej’in kadirun

Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti përmendi Ditën e Gjykimit në të cilën i tubon të gjithë pejgamberët dhe njerëzit, e pejgamberët i pyet, se kush e pranoi thirrjen e tyre e kush jo, në mënyrë të veçantë do ta marrë në pyetje Isain, sepse jehuditë dhe të krishterët patën qëndrime të kundërta rreth tij. Jehuditë nënçmuan atë dhe nënën e tij, ndërsa të krishterët e tepruan duke e ngritur në nivel të Zotit. Të gjitha të mirat dhe mrekullitë e përmendura rreth Isait, janë të mbështetura në dëshirën dhe në fuqinë e Zotit, me të cilën gjë kuptohet, se lsai ishte njeri dhe pejgamber dhe se vepronte me lejen e Zotit. Havarijunët ishin njerëzit më të sinqertë, të cilët kishin besuar Zotin dhe Isain si pejgamber, ishin krahu i Isait. Kërkuan që Zoti t’ua zbresë një tryezë nga qielli, jo pse kishin dyshim në fuqinë e Zotit, dhe jo pse kishin për qëllim të hanin nga ajo, por nga dëshira që të manifestonin besimin e tyre me bindje edhe më të forta dhe të ndiejnë një kënaqësi. Duke e pyetur Isain, se a i ka thënë popullit që ta besojnë atë dhe nënën e tij për zota, shfaqet qortimi më i fortë kundër atyre që patën bindje të gabuara ndaj Isait dhe nënës së tij. Zoti e di, se Isai nuk ju ka thënë ashtu, por dëshiron që para të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit të parashtrojë gabimin dhe kokëfortësinë e tyre, të cilin e vazhduan edhe pas shpjegimeve të Kuranit, se Isai është njeri dhe i Dërguar i Zotit e jo zot, dhe