لِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا فِيهِنَّۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرُۢ
Vetëm i All-llahut është sundimi ndaj qiejve e tokës dhe çka ka në to. Ai është i plotfuqishëm për çdo send.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi Zoti përmendi Ditën e Gjykimit në të cilën i tubon të gjithë pejgamberët dhe njerëzit, e pejgamberët i pyet, se kush e pranoi thirrjen e tyre e kush jo, në mënyrë të veçantë do ta marrë në pyetje Isain, sepse jehuditë dhe të krishterët patën qëndrime të kundërta rreth tij. Jehuditë nënçmuan atë dhe nënën e tij, ndërsa të krishterët e tepruan duke e ngritur në nivel të Zotit. Të gjitha të mirat dhe mrekullitë e përmendura rreth Isait, janë të mbështetura në dëshirën dhe në fuqinë e Zotit, me të cilën gjë kuptohet, se lsai ishte njeri dhe pejgamber dhe se vepronte me lejen e Zotit. Havarijunët ishin njerëzit më të sinqertë, të cilët kishin besuar Zotin dhe Isain si pejgamber, ishin krahu i Isait. Kërkuan që Zoti t’ua zbresë një tryezë nga qielli, jo pse kishin dyshim në fuqinë e Zotit, dhe jo pse kishin për qëllim të hanin nga ajo, por nga dëshira që të manifestonin besimin e tyre me bindje edhe më të forta dhe të ndiejnë një kënaqësi. Duke e pyetur Isain, se a i ka thënë popullit që ta besojnë atë dhe nënën e tij për zota, shfaqet qortimi më i fortë kundër atyre që patën bindje të gabuara ndaj Isait dhe nënës së tij. Zoti e di, se Isai nuk ju ka thënë ashtu, por dëshiron që para të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit të parashtrojë gabimin dhe kokëfortësinë e tyre, të cilin e vazhduan edhe pas shpjegimeve të Kuranit, se Isai është njeri dhe i Dërguar i Zotit e jo zot, dhe