← Kthehu te rezultatet për „nese falenderoni do t'ua shtoj“

5. Maide · Ajeti 12

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
12

۞ وَلَقَدۡ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَبَعَثۡنَا مِنۡهُمُ ٱثۡنَيۡ عَشَرَ نَقِيبٗاۖ وَقَالَ ٱللَّهُ إِنِّي مَعَكُمۡۖ لَئِنۡ أَقَمۡتُمُ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَيۡتُمُ ٱلزَّكَوٰةَ وَءَامَنتُم بِرُسُلِي وَعَزَّرۡتُمُوهُمۡ وَأَقۡرَضۡتُمُ ٱللَّهَ قَرۡضًا حَسَنٗا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَلَأُدۡخِلَنَّكُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُۚ فَمَن كَفَرَ بَعۡدَ ذَٰلِكَ مِنكُمۡ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ

Transliterim We lekad ‘ehadhel-lahu mithaka beni ‘isra’ile we be’athna minhumu ethnej ‘ashere nekibæn we kalel-lahu ‘inni me’akum le’in ‘ekamtumu es-selæte we ‘atejtumu ez-zekæte we ‘amentum birusuli we ‘azzertumuhum we ‘ekredtumu Ellahe kardæn hesenæn le’ukeffirenne ‘ankum sejji’atikum we le’udhilennekum xhennatin texhri min tehtihal-’enharu femen kefere ba’de dhalike minkum fekad delle sewa’e es-sebili

Në të vërtetë All-llahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. All-llahu tha: "Unë jam (mbrojtës) me ju!" Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të All-llahut hua të mirë, Ai patjetër do t'ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t'ju shtie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.

Mus'haf Gabim?

+ Shto ajetin tjetër