5. Maide · ajete 19–22

سورة المائدة
19

يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ قَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمۡ عَلَىٰ فَتۡرَةٖ مِّنَ ٱلرُّسُلِ أَن تَقُولُواْ مَا جَآءَنَا مِنۢ بَشِيرٖ وَلَا نَذِيرٖۖ فَقَدۡ جَآءَكُم بَشِيرٞ وَنَذِيرٞۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Ja ‘ehlel-kitabi kad xha’ekum resuluna jubejjinu lekum ‘ala fetretin mine er-rusuli ‘en tekulu ma xha’ena min beshirin we la nedhirin fekad xha’ekum beshirun we nedhirun wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun

O ithtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcënuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Allahu mori, nëpërmjet Musait, besë të fortë prej Beni Israilëve, që ta zbatojnë me sinqeritet atë që kishin në Tevratë dhe ta respektojnë e ndihmojnë Musain. Dymbëdhjetë prijësit e përmendur ishin përgjegjësit e popullit të vet. Pasi u shkatërrua Faraoni në Egjipt, Zoti i urdhëron Beni Israilët të shkojnë në Erijha, ku sundonin Ken’anijët. Aty do të jetë vendi i tyre, prandaj duhej të luftojnë kundër atyre shtypësve dhe ndihma e Zotit do të jetë me ta. Musai i dërgon ata dymbëdhjetë prijësit për të vëzhguar fuqinë e armikut dhe i porosit, që lajmin t'ia kumtojnë vetëm atij, e jo popullit. Ata vërejnë fuqi të madhe të kundërshtarit dhe dhjetë prej tyre nuk e mbajnë besën e dhënë, por i tregojnë popullit, kështu që morali për luftë dobësohet. Edhe ky rast është një nga ligështitë e Beni Israilëve. Edhe të krishterët, që nuk ishin “Nesara” (ndihmës të rrugës së Zotit), por e mbanin veten të tillë, nuk e ruajtën zotimin, prandaj si masë ndëshkuese Zoti mbërtheu në mes tyre urrejtje e armiqësi, e cila do të vazhdojë deri në Kijamet. Muhamedi a.s. erdhi pejgamber dhe ju sqaroi shumë çështje të librit të tyre, që i kishin fshehur, e disa nuk i zbuloi fare. Qëllimi ishte t'i sjellë në rrugë të drejtë e të ndritshme, mirëpo ata nuk iu shmangën gabimit të tyre, dhe si jehuditë, ashtu edhe të krishterët, duke u mbështetur në atë, se ishin pasues të Isait dhe të Uzejrit, për të cilët thoshin se ishin në vend të djemve të Zotit, edhe për vete thoshin se ishin të mbështetur te të bijtë e Zotit dhe si të tillë ishin më afër Tij. Prej Isait e deri te Muhamedi pati një ndërprerje të pejgamberëve. Ajo periudhë quhet “Zemanul fetreti”. Zoti xh.sh. e dërgoi Muhamedin a.s., që të sqarojë të gjitha çështjet e fesë së drejtë, ashtu që të mos u mbetet vend thënieve: "gabuam pse nuk patëm pejgamberë". të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë”.
20

وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦ يَٰقَوۡمِ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ جَعَلَ فِيكُمۡ أَنۢبِيَآءَ وَجَعَلَكُم مُّلُوكٗا وَءَاتَىٰكُم مَّا لَمۡ يُؤۡتِ أَحَدٗا مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We ‘idh kale musa likawmihi ja kawmi edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum ‘idh xhe’ale fikum ‘enbija’e we xhe’alekum mulukæn we ‘atakum ma lem ju’uti ‘ehedæn minel-’alemine

Përkujto (O i dërguar) kur Musai i tha popullit të vet: "O popull im, përkujtojeni dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur në mesin tuaj dërgoi pejgamberë, ju mundësoi të jeni sundues dhe ju dha çka nuk i dha askujt nga popujt".

21

يَٰقَوۡمِ ٱدۡخُلُواْ ٱلۡأَرۡضَ ٱلۡمُقَدَّسَةَ ٱلَّتِي كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمۡ وَلَا تَرۡتَدُّواْ عَلَىٰٓ أَدۡبَارِكُمۡ فَتَنقَلِبُواْ خَٰسِرِينَ

Ja kawmi edhulul-’erdel-mukaddesetel-leti ketebel-lahu lekum we la terteddu ‘ala ‘edbarikum fetenkalibu hasirine

O popull imi, hyni në tokën e shenjtë, të cilën All-llahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atëherë khteheni të dëshpëruar.

22

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ فِيهَا قَوۡمٗا جَبَّارِينَ وَإِنَّا لَن نَّدۡخُلَهَا حَتَّىٰ يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا فَإِن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا فَإِنَّا دَٰخِلُونَ

Kalu ja musa ‘inne fiha kawmæn xhebbarine we ‘inna len nedhuleha hetta jehruxhu minha fe’in jehruxhu minha fe’inna dahilune

Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".