5. Maide · ajete 22–26

سورة المائدة
22

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ فِيهَا قَوۡمٗا جَبَّارِينَ وَإِنَّا لَن نَّدۡخُلَهَا حَتَّىٰ يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا فَإِن يَخۡرُجُواْ مِنۡهَا فَإِنَّا دَٰخِلُونَ

Kalu ja musa ‘inne fiha kawmæn xhebbarine we ‘inna len nedhuleha hetta jehruxhu minha fe’in jehruxhu minha fe’inna dahilune

Ata (populli i Musait) thanë: "O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne do të hyjmë".

23

قَالَ رَجُلَانِ مِنَ ٱلَّذِينَ يَخَافُونَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمَا ٱدۡخُلُواْ عَلَيۡهِمُ ٱلۡبَابَ فَإِذَا دَخَلۡتُمُوهُ فَإِنَّكُمۡ غَٰلِبُونَۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَتَوَكَّلُوٓاْ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ

Kale rexhulani minel-ledhine jehafune ‘en’amel-lahu ‘alejhima edhulu ‘alejhimul-babe fe’idha dehaltumuhu fe’innekum galibune we ‘ala Ellahi fetewekkelu ‘in kuntum mu’uminine

Dy burra, prej atyre (prijësve) që All-llahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin frikën e Tij, thanë: "Hynju atyre nga dera, e kur t'u hyni nga ajo, atëherë ju jeni ngadhënjyes. Dhe vetëm All-llahut mbështetjuni, nëse jeni besimtarë të sinqertë".

24

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّا لَن نَّدۡخُلَهَآ أَبَدٗا مَّا دَامُواْ فِيهَا فَٱذۡهَبۡ أَنتَ وَرَبُّكَ فَقَٰتِلَآ إِنَّا هَٰهُنَا قَٰعِدُونَ

Kalu ja musa ‘inna len nedhuleha ‘ebedæn ma damu fiha fadh/heb ‘ente we rebbuke fekatila ‘inna hahuna ka’idune

Ata thanë: "O Musa, ne kurrë nuk hyjmë në të derisa ata janë aty, shko pra ti dhe Zoti yt e luftoni, ne po rrimë këtu!"

25

قَالَ رَبِّ إِنِّي لَآ أَمۡلِكُ إِلَّا نَفۡسِي وَأَخِيۖ فَٱفۡرُقۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Kale rabbi ‘inni la ‘emliku ‘illa nefsi we ‘ehi fafruk bejnena we bejnel-kawmil-fasikine

(Musai) Tha: "Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllain tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë".

26

قَالَ فَإِنَّهَا مُحَرَّمَةٌ عَلَيۡهِمۡۛ أَرۡبَعِينَ سَنَةٗۛ يَتِيهُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ فَلَا تَأۡسَ عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ

Kale fe’inneha muherremetun ‘alejhim ‘erba’ine seneten jetihune fil-’erdi fela te’se ‘alel-kawmil-fasikine

(All-llahu) Tha: "Ajo (tokë) është e ndaluar (haram) për ta katërdhjetë vjet. Do të sillen nëpër tokë (të hutuar). Ti mos u keqëso për popullin e shfrenuar".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Musai e thërret popullin e vet që t’ia përkujtojë të mirat, që ua dha Allahu si: ndër ta dërgoi më së shumti pejgamberë, i shpëtoi prej robërisë, që ishin nën faraonët, u bënë sundues të vetes dhe shumë mirësi të tjera. Toka e shenjtë, ose e bekuar ishte ajo tokë, që iu mbeti trashëgim pasardhësve të Ibrahimit, e që përfshin Jerusalemin me rrethina. Zoti i urdhëroi Beni Israilët të hyjnë në te dhe të jetojnë aty, mirëpo ata nuk pranuan të luftojnë, sepse kishin frikë prej atij populli, që ishte në të, prej amalikëve, që ishte popull i zhvilluar fizikisht dhe luftarak. Zoti iu pat premtuar atyre atë vend, me kusht që ata të luftojnë, por ata jo vetëm që nuk e bënë atë, por edhe u shprehën në mënyrë të panjerëzishme, duke i thënë Musait: Shko ti dhe Zoti yt e luftoni! Allahu ua bëri haram hyrjen në të për dyzet vjet. Mbetën në një shkretëtirë të humbur e të hutuar. Ajo ishte masë ndëshkuese për ta.