"Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas te ti dorën time për të të mbytur; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave!"
Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem).
All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shumica dërmuese e interpretuesve të Kuranit janë të mendimit, se ky tregim lidhet me të bijtë e Ademit: Kabilin dhe Habilin, të cilët duke mos u pajtuar me vendimin e babait, vriten mes vete. Disa mendojnë se fjala është për dy njerëz, kushdo qofshin, sepse për të gjithë njerëzit mund të thuhet, se janë vëllezër dhe se janë bij të Ademit. Nga kjo ngjarje mund të përfitojmë këto mësime: Allahu pranon veprën vetëm prej njeriut të sinqertë; ndër njerëz ka asish, që nuk iu nënshtrohen dëshirave të epshit, nuk veprojnë sipas zilisë ose hasedit dhe e tërë qenia e tij është e bekuar, edhe në dynja e edhe në ahiret. Pastaj, ka edhe asish të kundërt, që çdo sherr mund të rrjedhë prej tij, megjithëse ky i dyti është i humbur për të dy jetët. Habili ishte viktima e parë në faqen e dheut, kurse Kabili ishte dorasi i parë, qëndrimi i njërit dhe i tjetrit merren si shembëlltyrë për mirë ose për keq. Korbi thuhet se e mësoi, se çka duhej të bënte me xhenazen e të vëllait, duke gërmuar dheun, duke mbuluar një korb tjetër, e ashtu bëri edhe Kabili. Gjithashtu kuptohet se shpezët janë krijesa shumë të lashta.
Min ‘exhli dhalike ketebna ‘ala beni ‘isra’ile ‘ennehu men katele nefsæn bigajri nefsin ‘ew fesadin fil-’erdi feke’ennema katele en-nase xhemi’æn we men ‘ehjaha feke’ennema ‘ehja en-nase xhemi’æn we lekad xha’et/hum rusuluna bil-bejjinati thumme ‘inne kethiræn minhum ba’de dhalike fil-’erdi lemusrifune
Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilëve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufijtë në mbytje) në këtë tokë.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.