5. Maide · Ajeti 31

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
31

فَبَعَثَ ٱللَّهُ غُرَابٗا يَبۡحَثُ فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيُرِيَهُۥ كَيۡفَ يُوَٰرِي سَوۡءَةَ أَخِيهِۚ قَالَ يَٰوَيۡلَتَىٰٓ أَعَجَزۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِثۡلَ هَٰذَا ٱلۡغُرَابِ فَأُوَٰرِيَ سَوۡءَةَ أَخِيۖ فَأَصۡبَحَ مِنَ ٱلنَّٰدِمِينَ

All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shumica dërmuese e interpretuesve të Kuranit janë të mendimit, se ky tregim lidhet me të bijtë e Ademit: Kabilin dhe Habilin, të cilët duke mos u pajtuar me vendimin e babait, vriten mes vete. Disa mendojnë se fjala është për dy njerëz, kushdo qofshin, sepse për të gjithë njerëzit mund të thuhet, se janë vëllezër dhe se janë bij të Ademit. Nga kjo ngjarje mund të përfitojmë këto mësime: Allahu pranon veprën vetëm prej njeriut të sinqertë; ndër njerëz ka asish, që nuk iu nënshtrohen dëshirave të epshit, nuk veprojnë sipas zilisë ose hasedit dhe e tërë qenia e tij është e bekuar, edhe në dynja e edhe në ahiret. Pastaj, ka edhe asish të kundërt, që çdo sherr mund të rrjedhë prej tij, megjithëse ky i dyti është i humbur për të dy jetët. Habili ishte viktima e parë në faqen e dheut, kurse Kabili ishte dorasi i parë, qëndrimi i njërit dhe i tjetrit merren si shembëlltyrë për mirë ose për keq. Korbi thuhet se e mësoi, se çka duhej të bënte me xhenazen e të vëllait, duke gërmuar dheun, duke mbuluar një korb tjetër, e ashtu bëri edhe Kabili. Gjithashtu kuptohet se shpezët janë krijesa shumë të lashta.