5. Maide · Ajeti 32 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:32–5:40
Muhammedi urdhërohet t'iu tregojë beni israilve për ngjarjen e mbytjes së bijve të Ademit, ngase beni israilët ishin njerëzit më gjakderdhës, prandaj edhe u rrëfehet se sa mëkat i madh është mbytja e njeriut pa faj dhe sa vlerë të madhe ka shpëtimi i jetës së një njeriu.
Ata që e luftuan Pejgamberin, i luftuan ose i luftojnë myslimanët, i luftojnë praktikisht dispozitat e Allahut, ata konsiderohen se janë kundër mësimeve të Allahut, pse Allahu nuk mund të luftohet nga askush. Masat e përmendura si mbytja, gozhdimi, prerja e dorës a e këmbës dhe dëbimi, janë masë e pasojave të veprës së kryer prej kriminelit dhe sipas veprës caktohet edhe masa e dënimit. Këto masa ndëshkuese nuk i nevojiten asgjë Zotit, por qëllimi është sigurimi i jetës, i qetësisë, i pasurisë dhe i nderit të njeriut.
Zoti është mëshirues i pakufishëm, andaj ka lënë dyert e hapura për pendim e përmirësim sa jemi në këtë jetë, pse në ditën e kijametit është vonë dhe nuk pranohet më kurrfarë pendimi, as shpagim e as arsyetim.
Dënimi për vjedhje është prerja e dorës. Shumë njerëz menduan se kjo masë është shumë e ashpër për kohën tonë të qytetëruar. Një mendim i tillë i gabuar dhe një filozofi e tillë e verbër ka bërë që kriminaliteti në ekonomi të jetë gjithnjë më i madh, e në anën tjetër, dënimi me burg ka bërë që të mbushen burgjet me vjedhës, plaçkitës, rrëmbyes, dhunues etj. Një prerje e dorës, shëron një qytet.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:32–5:34
- Për këtë arsye ...” - Domethënë, për shkak se biri i Ademit vrau vëllanë e vet padrejtësisht dhe me urrejtje: - Ne u shpallëm bijve të Izraelit se, kush vret një njeri që s’ka vrarë kënd dhe s’ka bërë shkatërrim në tokë, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin. Dhe kush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin. - Çdokush që vret dikë pa asnjë shkak, vrasje apo padrejtësi të shkaktuar prej tij dhe çdokush që lejon vrasjen e dikujt pa asnjë shkak të ligjshëm, ky njeri është si të ketë vrarë gjithë njerëzimin, sepse ky lloj njeriu nuk bën dallim mes njerëzve: për të, të gjithë janë njëlloj. Ndërsa ai që e ndalon vrasjen dhe beson se njeriu dhe jeta e tij është e paprekshme, atëherë të gjithë njerëzit janë të sigurt nga ky lloj njeriu, me këtë këndvështrim: - Dhe kush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin. - Ea'meshi dhe të tjerë sjellin hadithin nga Ebu Salihi, i cili na rrëfen se Ebu Hurejra ka thënë: “Unë shkova tek Uthmani ditën kur e izoluan në shtëpinë e tij dhe i thashë: “Unë kam ardhur të qëndroj përkrah teje dhe tashmë është bërë e lejuar lufta.” Ai tha: “O Ebu Hurejra! A do të dëshiroje që të vrisje të gjithë njerëzit dhe mua së bashku me ta?!” - “Jo”, - i thashë. Atëherë, ai tha: “Nëse ti vret vetëm një prej tyre, është njëlloj si të kesh vrarë të gjithë njerëzit. Prandaj largohu dhe e ke lejen prej meje (të largohesh), qofsh i shpërblyer dhe i pangarkuar me gjynah!”. Ebu Hurejra vijon: “Dhe unë u largova dhe nuk luftova (në këtë fitne.)” Kurse Muxhahidi ka thënë: “Kush vret një besimtar me qëllim e paramendim, Allahu si shpagim do ta fusë në Xhehenem, do të zemërohet prej tij, do ta mallkojë dhe ka përgatitur për të një dënim të madh. Edhe nëse do të vriste gjithë njerëzimin, - thotë Muxhahidi - nuk do të kishte shtuar gjë në këtë dënim. Ndërsa '...kush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin.” Pra, - vazhdon Muxhahidi - ai që nuk vret askënd, atëherë të gjithë njerëzit kanë jetuar në paqe prej tij.” - Të dërguarit Tanë u sollën atyre argumente të qarta – U sollën argumente, fakte, shenja dhe mrekulli të qarta. - por shumë prej tyre vijuan t'i kalojnë kufijtë (me poshtërsi) në tokë.” - Ky është një poshtërim e paralajmërim i frikshëm për ata që bëjnë poshtërsi e krime me vetëdije, siç vepruan fiset Benu Kurejdha, Benu Nadir, Benu Kajnuka e fiset e tjera jehude rreth e rrotull Medinës, të cilët në të
shkuarën kishin luftuar kundër njëri -tjetrit, për shkak të aleancave me fiset Eus dhe Hazrexh. Kur ndodhnin luftëra mes këtyre dy fiseve, edhe jehudët që ishin në aleancë me këto fise luftonin kundër njeri -tjetrit. Kur lufta përfundonte, ata kërkonin pagesë për lirimin e robërve të luftës dhe kompensim pasuror për të vrarët mes tyre. Allahu i Madhëruar ua nxori në pah këtë poshtërsi që bënin në suren Bekare.250 - Dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, është që të vriten, ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në të kundërt (të njëra tjetrës), ose të dëbohen nga vendi. – El muĥârabe, - që është përkthyer 'luftojnë', - ka kuptim të gjerë, si: kundërvihen, luftojnë, pengojnë etj. Kështu, muĥârabe përfshin vrasjen, banditizmin, piraterinë e frikësimin e njerëzve në jetën dhe pasurinë e tyre, duke u prerë rrugën e kërcënuar ata, grabitja, përhapja e panikut, frikës e pasigurisë etj. Po kështu edhe fjala “Jufsidune fil erd ”, - që është përkthyer “dhe bëjnë shkatërrime në tokë”, - përfshin lloje të ndryshme padrejtësish e ligësish. Ky ajet, edhe pse ka zbritur dhe flet për një grup burrash nga Uranete ose Ukli, 251 ai është përgjithësues dhe vlen për të gjithë ata që bëjnë të njëjtin krim. Buhariu dhe Muslimi sjellin prej Enesit rrëfimin: 994. “Disa njerëz prej Uklit, që ishin 8 veta, erdhën te Profeti ﷺ dhe i dhanë besën për Islam. Me të ardhur në Medinë, ata u sëmurën nga ajri i saj…” Ata u ankuan tek i Dërguari i Allahut, i cili u tha: “Po sikur të shkoni së bashku me bariun tonë në stanin e deveve, ku të pini (për kurë) urinë dhe qumësht deveje?” - “Dakord!” - thanë ata. Pasi pinë prej urinës dhe qumështit të deveve, ata u shëruan. Por pas kësaj, ata e vranë bariun dhe i shpërndanë devetë në shkretëtirë. Kur i erdhi ky lajm, Profeti dërgoi një skuadër në kërkim të tyre. Pasi skuadra i kapi, ia sollën para Profetit ﷺ .Ai urdhëroi që t`u priteshin duart dhe këmbët, t'u nxirreshin sytë dhe të liheshin në diell, derisa të vdisnin. Dhe ashtu u veprua” Ky është versioni i sjellë nga Muslimi. Në versionin e sjellë nga Buhariu dhe Muslimi thuhet se ata ishin nga Ukli ose Urania. Në një version tjetër thuhet se: 995. “Ata u lanë në gurishtë, ku kërkuan ujë, por askush nuk u dha për të pirë.” Katadja ka thnënë se ishin prej Uklit dhe Uranies. Imam Muslimi sjell hadithin nga Sule jman Tejmiu, ky nga Enesi, se: 996. “Profeti urdhëroi që t’u nxirreshin sytë, sepse ata nxorrën sytë e bariut.” Enesi thotë: “Pashë dikë prej tyre që kafshonte tokën nga etja, derisa vdiqën; atëherë zbriti ajeti: Dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, ...” këtë e ka transmetuar Ebu Daudi, Nesaiju dhe Tirmidhiu i cili tha: Ky është një hadith ĥasen saĥiĥ . Në transmetimin që Ibn Ebu Hatim e sjell nga Enesi përmendet ndër të tjera: 997. “Ata e braktisën islamin, vranë bariun, rëmbyen devetë, u bënë kërcënim për rrugët dhe përdhunuan.” Ibn Ebu Hatim gjithashtu sjell hadithin nga Abdullah Ibn Omer - ose Amr, dyshimi i Junusit (transmetuesit) - , një hadith të ngjashëm rreth historisë së atyre nga urejnete nga Profeti i Allahut dhe rreth tyre zbriti ajeti i El muĥârabe -s. Këtë hadith e sjell gjithashtu edhe Ebu Daudi. Allahu i Madhëruar thotë për ndëshkimin e të tillë kriminelëve: “...të vriten, ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në të kundërt (të njëra tjetrës), ose të dëbohen nga vendi.” Ibn Ebu Talha citon Ibn Abasin: “Ata që zhveshin shpatat kundër muslimanëve, bëhen kërcënim për rrugët e tyre dhe arrihet që të kapen, është udhëqeqësi i muslimanëve ai që vendos se si do t’i ndëshkojë: mund t’i vrasë, t’i gozhdojë (në trungje), t’u presë duart e këmbët (në të kundërt), mund t’i internojë ose dëbojë nga vendi.”. Ky mendim mbështetet në faktin se nyja 'eu' (ose) do të thotë që ke përzgjedhje mes opsioneve të përmendura. Ky stil është përdorur në raste të ndryshme në Kur 'an. Shiko, për shembull, gjykimin për vrasjen e gjahut
gjatë ihramit, kur Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Mos gjuani kur jeni në ihram. Kushdo që kryen gjueti me paramendim, si dënim duhet të therë një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën që ka vrarë, për të cilën vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e kushtuar atë si kurban në Qabe, ose të ushqejë të varfër si kompensim, ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë.” [Maide 95]. Pra, ai është i lirë të zgjedhë mes këtyre mënyrave të përmendura kompensimi. Po kështu ndodh edhe në këtë ajet. Për sa i përket fjalës së Allahut: “ose të dëbohen nga vendi”, Ata el Hurasaniu ka thënë: “Ata transferohen nga një repart ushtarak, në një repart tjetër dhe nuk dëbohen jashtë territorit të kontrolluar nga muslimanët.” Ndërsa të tjerët kanë thënë se kuptimi është burgosja. Ibn Xheriri ka përzgjedhur mendimin se qëllimi këtu është “internimi në një vend tjetër dhe burgosja në të.” Në vijim, i Lartësuari thotë: - Ky (ndëshkim) është poshtërim për ta në këtë Botë, ndërsa në Botën tjetër (ahiret) ata do të kenë dënim të madh. - Të gjitha këto dënime të përmendura për ta, si vrasja, gozhdimi, prerja e duarve dhe e këmbëve në të kundërt (të njëra tjetrës), ose dëbimi, internimi e burgosja e tyre, shërbejnë si poshtërim për ta mes njerëzve në këtë botë. Megjithatë, për ta është përgatitur edhe një dënim i madh në jetën tjetër. Ky shpjegim mbështet mendimin e atyre që thonë se këto ajete flasin për idhujtarët, pasi në lidhje me muslimanët, në Sahih-un e Muslimit vjen rrëfimi nga Ubade Ibn Samiti (Allahu qoftë i kën aqur me të!), i cili ka thënë: 998. “Profeti i Allahut mori prej nesh besën, ashtu siç veproi edhe me gratë, se nuk do t’i shoqëronim Allahut asgjë, nuk do të vidhnim, nuk do të bënim imoralitet, nuk do t’i vrisnim fëmijët tanë, nuk do të fyenim e cenonim njëri -tjetrin. Ai që u përmbahet këtyre porosive, shpërblimin e ka nga Allahu i Lartësuar. Ndërsa ai që thyen ndonjë prej tyre dhe ndëshkohet që në këtë botë, ky ndëshkim do të jetë falje për të. Ndërsa kur Allahu ia ka mbuluar gjynahet dikujt, çështja e tij është në dorë të Allahut: nëse do, e ndëshkon, e nëse do, e fal.” Hadithin e gjen edhe tek Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është një hadith ĥasen garib .252 Ibn Xheriri ka thënë: “Ata do të kenë ndëshkim të përshpejtuar që në jetën e kësaj bote, ndërsa në ahiret do të kenë një ndëshkim shumë të madh, nëse nuk pendohen për krimet e padrejtësitë e tyre para vdekjes.” - Përveç atyre që pendohen para se t’i kapni. Dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Nëse ecim sipas mendimit se ajeti flet për idhujtarët, atëherë gjykimi për të tillë njerëz është i qartë dhe i prerë: nëse kapen, ata ndëshkohen me atë mënyrë që u përmend në ajet: “Dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, është që të vriten, ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në të kundërt (të njëra tjetrës), ose të dëbohen nga vendi.” Por nëse bëhet fjalë për muslimanë që bëjnë të tilla krime, atëherë gjykimi për ta është si vijon: Nëse ata pendohen përpara se të kapen, për ta rrëzohet dënimi i vrasjes, gozhdimit dhe prerjes së këmbës. Për sa i përket prerjes së dorës, janë dhënë dy mendime nga dijetarët, por nga ajeti kuptohet se në lidhje me ta rrëzohen të gjitha ndëshkimet e përmendura. Sipas këtij mendimi kanë punuar sahabët, si Aliu dhe Ebu Musa Eshariu, kur ky ishte në krye të Kufas në kohën e udhëheqjes së Uthmanit. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Shea'biu, i cili rrëfen e thotë: “Harith Ibn Bedër el Temimi ishte nga Basra dhe bënte shkatërrim në tokë, përhapte panik e frikë ndër njerëz. Ai foli me disa kurejshë, mes të cilëve ishin Hasani, biri i Aliut, Ibn Abasi dhe Abdulla h Ibn Xhaferi. Këta i folën Aliut për mundësinë e një faljeje për të (nëse dorëzohej), por Aliu nuk e pranoi këtë. Atëherë, ai shkoi tek Seid Ibn Kajs el Hemedani, i cili e la në shtëpinë e tij dhe shkoi tek Aliu dhe i tha: “O udhëheqësi i besimtarëve! Çfarë mendon për ata “...që
luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë...”? Dhe lexoi ajetin deri te: “Përveç atyre që pendohen para se t’i kapni. Dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Atëherë, - thotë rrëfimtari, - Aliu i dha garanci dhe amnistinë.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:32
Për shkak të ndodhisë me bijtë e Ademit, kur vëllai vrau vëllanë, duke lënë kështu një traditë të keqe për ata që do të vinin pas tyre, si dhe për shkak se përfundimi i vrasjes është i tmerrshëm si në dynja, edhe në ahiret, Allahu i Lartësuar vendosi ligje. Në librat e Tij, Ai vendosi se: “...kush vret një njeri që s’ka vrarë kënd dhe s’ka bërë shkatërrim në tokë, është sikur të ketë vrarë gjithë njerëzimin. Dhe nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar gjithë njerëzimin.” Vrasja nuk duhet të ndodhë kurrë, përveç rasteve që ka përcaktuar drejtësia e Allahut të Lartësuar. Ai që vret jashtë këtyre kufijve, nuk ka asnjë justifikim të pranueshëm te Zoti i tij për këtë krim. Kur dikush vritet pa të drejtë, nuk ka asnjë ndryshim mes viktimës dhe çdo njeriu tjetër në botë. Ai që vret një njeri do ta bënte këtë me të gjithë botën, prandaj konsiderohet sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzit. Po kështu, ai që bëhet shkak që të shpëtojë dhe të jetojë një njeri, ose që nuk e vret, por, nga frika ndaj Zotit, e lë të jetojë, edhe nëse nefsi i thotë të kundërtën, pra, ky konsiderohet sikur i ka shpëtuar nga vdekja dhe i ka dhënë jetë të gjithë njerëzimit. Ajeti tregon se vrasja lejohet në dy raste: 1. Kur dikush kryen vrasje të padrejtë me paramendim, ai meriton ndëshkimin me vrasje, nëse është i përgjegjshëm ligjërisht, i barabartë në status me viktimën 34 dhe nëse nuk është prindi i viktimës. 35 2. Kur personi është përhapës i shkatërrimit në tokë, që kërcënon besimin, jetën dhe pasurinë e të tjerëve, ai vritet ose dënohet me vdekje. Të tillë mund të jenë qafirët e ndryshëm, renegatët e fesë, bidatçinjtë që përhapin bidatin e tyre, e keqja e të cilëve mund të ndalet veçse me luftimin dhe me vrasjen e tyre. Po kështu trajtohen edhe banditët e rrugëve, që kërcënojnë jetën, pasurinë dhe nderin e njerëzve. Profetët sollën argumente të qarta nga Zoti i tyre, argumente që nuk të linin asnjë hapësirë për justifikim para Zotit, por shumica e njerëzve, edhe pas këtij qartësimi të prerë, që e bën të detyrueshëm përqendrimin në rrugën e drejtë, e teprojnë në tokë me gjynahe dhe me mosbindje ndaj porosive të Zotit dhe profetëve.