5. Maide · ajete 34–40

سورة المائدة
34

إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ مِن قَبۡلِ أَن تَقۡدِرُواْ عَلَيۡهِمۡۖ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

‘Illal-ledhine tabu min kabli ‘en tekdiru ‘alejhim fa’lemu ‘ennel-lahe gafurun Rehimun

Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues.

35

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱبۡتَغُوٓاْ إِلَيۡهِ ٱلۡوَسِيلَةَ وَجَٰهِدُواْ فِي سَبِيلِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu etteku Ellahe we ebtegu ‘ilejhil-wesilete we xhahidu fi sebilihi le’allekum tuflihune

O ju që besuat! Kini frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim.

36

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ أَنَّ لَهُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لِيَفۡتَدُواْ بِهِۦ مِنۡ عَذَابِ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَا تُقُبِّلَ مِنۡهُمۡۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

‘Innel-ledhine keferu lew ‘enne lehum ma fil-’erdi xhemi’æn we mithlehu me’ahu lijeftedu bihi min ‘adhabi jewmil-kijameti ma tukubbile minhum we lehum ‘adhabun ‘elimun

Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për të dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm.

37

يُرِيدُونَ أَن يَخۡرُجُواْ مِنَ ٱلنَّارِ وَمَا هُم بِخَٰرِجِينَ مِنۡهَاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّقِيمٞ

Juridune ‘en jehruxhu mine en-nari we ma hum biharixhine minha we lehum ‘adhabun mukimun

Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s'kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm.

38

وَٱلسَّارِقُ وَٱلسَّارِقَةُ فَٱقۡطَعُوٓاْ أَيۡدِيَهُمَا جَزَآءَۢ بِمَا كَسَبَا نَكَٰلٗا مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

We es-sariku we es-sarikatu fakta’u ‘ejdijehuma xheza’en bima keseba nekalæn minel-lahi wel-lahu ‘azizun hekimun

Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.

39

فَمَن تَابَ مِنۢ بَعۡدِ ظُلۡمِهِۦ وَأَصۡلَحَ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَتُوبُ عَلَيۡهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

Femen tabe min ba’di dhulmihi we ‘eslehe fe’innall-llahe jetubu ‘alejhi ‘innall-llahe gafurun Rehimun

E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.

40

أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

‘Elem ta’lem ‘ennel-lahe lehu mulku es-semawati wel-’erdi ju’adhdhibu men jesha’u we jegfiru limen jesha’u wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun

A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muhamedi urdhërohet t’iu tregojë Beni Israilëve për ngjarjen e vrasjes së bijve të Ademit, sepse Beni Israilët ishin njerëzit më gjakderdhës, prandaj edhe iu rrëfehet se sa mëkat i madh është mbytja e njeriut pa faj dhe sa vlerë të madhe ka shpëtimi i jetës së një njeriu. Ata që e luftuan Pejgamberin a.s., i luftuan ose i luftojnë muslimanët luftojnë praktikisht dispozitat e Allahut. Ata konsiderohen, se janë kundër mësimeve të Allahut, pse Allahu nuk mund të luftohet nga askush. Masat e përmendura si mbytja, gozhdimi, prerja e dorës a e këmbës dhe dëbimi janë masë e pasojave të veprës së kryer prej kriminelit dhe sipas veprës caktohet edhe masa e dënimit. Këto masa ndëshkuese nuk i nevojiten asgjë Zotit, por qëllimi është sigurimi i jetës, i qetësisë, i pasurisë dhe i nderit të njeriut. Zoti është Mëshirues i pakufishëm, prandaj ka lënë dyert e hapura për pendim e përmirësim sa jemi në këtë jetë, pse në Ditën e Kijametit është vonë dhe nuk pranohet më kurrfarë pendimi, as shpagim, as arsyetim. Dënimi për vjedhjen është prerja e dorës. Shumë njerëz mendojnë, se kjo masë është shumë e ashpër për kohën tonë të qytetëruar. Një mendim i tillë i gabuar dhe një filozofi e tillë e verbër ka bërë që kriminaliteti në ekonomi të jetë gjithnjë e më i madh, e në anën tjetër, dënimi me burg ka bërë që të mbushen burgjet me vjedhës, plaçkitës, rrëmbyes, dhunues etj. Një prerje e dorës shëron një qytet. sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejt; Allahu i do të drejtit.