← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

5. Maide · Ajeti 35 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:32–5:40

Muhammedi urdhërohet t'iu tregojë beni israilve për ngjarjen e mbytjes së bijve të Ademit, ngase beni israilët ishin njerëzit më gjakderdhës, prandaj edhe u rrëfehet se sa mëkat i madh është mbytja e njeriut pa faj dhe sa vlerë të madhe ka shpëtimi i jetës së një njeriu.

Ata që e luftuan Pejgamberin, i luftuan ose i luftojnë myslimanët, i luftojnë praktikisht dispozitat e Allahut, ata konsiderohen se janë kundër mësimeve të Allahut, pse Allahu nuk mund të luftohet nga askush. Masat e përmendura si mbytja, gozhdimi, prerja e dorës a e këmbës dhe dëbimi, janë masë e pasojave të veprës së kryer prej kriminelit dhe sipas veprës caktohet edhe masa e dënimit. Këto masa ndëshkuese nuk i nevojiten asgjë Zotit, por qëllimi është sigurimi i jetës, i qetësisë, i pasurisë dhe i nderit të njeriut.

Zoti është mëshirues i pakufishëm, andaj ka lënë dyert e hapura për pendim e përmirësim sa jemi në këtë jetë, pse në ditën e kijametit është vonë dhe nuk pranohet më kurrfarë pendimi, as shpagim e as arsyetim.

Dënimi për vjedhje është prerja e dorës. Shumë njerëz menduan se kjo masë është shumë e ashpër për kohën tonë të qytetëruar. Një mendim i tillë i gabuar dhe një filozofi e tillë e verbër ka bërë që kriminaliteti në ekonomi të jetë gjithnjë më i madh, e në anën tjetër, dënimi me burg ka bërë që të mbushen burgjet me vjedhës, plaçkitës, rrëmbyes, dhunues etj. Një prerje e dorës, shëron një qytet.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:35–5:37

- O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun, përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira) dhe luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë. - Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të kujdesen për devotshmërinë e tyre. Nëse ky urdhër vjen së bashku me urdhrin për të bërë vepra të mira në bindje ndaj Allahut, ka kuptimin e ruajtjes nga haramet. Kështu është edhe në këtë rast. Pasi urdhëron për t’u ruajtur nga të këqijat dhe haramet, Allahu i Madhëruar vijon të urdhërojë për punë të mira në bindje ndaj Tij, duke thënë: “...përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira)...” Ibn Abasi, duke shpjeguar urdhrin për afrim ( uesile), ka thënë që flitet për afrimin me Zotin (ose përpjekja për të fituar dashurinë e Tij). Ndërsa Katadja ka thënë që kuptimi i ajetit është: “Afrojuni Allahut përmes bindjes ndaj Tij dhe duke bërë gjithçka që e kënaq Atë. 253 El uesile është çdo gjë që të mundëson përmbushjen e qëllimit. Uesile është edhe emri apo titulli i gradës më të lartë në Xhenet, që është grada e Profetit të Allahut, Muhamedit, si edhe vendi ku ai do të jetë në Xhenet. Ai është Xheneti më i afërt me Fronin e Allahut. Në Sahih-un e Buhariut vjen hadithi prej Muhamed Ibn Munkedirit, që përcjell nga Xhabir Ibn Abdilahi, se Profeti i Allahut ka thënë: 999. “Çdokush që, kur dëgjon ezanin, thotë: “ Allahum-me rab -be hâdhihid-dea'uetit-tâm-meh ues -salâtil kâime! Âti Muhem -medenil uesilete uel fadilete, ueb'ath'hu mekâmen maĥmûden Elledhi uead -dteh!” (O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të plotë dhe të këtij namazi që do të falet! Jepi Muhamedit Uesile-n dhe nderimin më të lartë! Ngrije atë në gradën më të lavdëruar dhe të lavdishme, të cilën ia ke premtuar!), ai do të përfitojë nga ndërmjetësimi im në Ditën e Kijametit.” Gjithashtu, në Sahih-un e Muslimit është hadithi nga Abdullah Ibn Amr Ibn Asi, që tregon se e ka dëgjuar Profetin e Alahut të thotë: 1000 . “Kur të dëgjoni muezinin të thërresë ezanin, thoni edhe ju ato që thotë ai dhe çoni salavate për mua, sepse kush çon një herë salavat për mua, Allahu çon dhjetë herë salavat për të! Pastaj kërkojini Allahut për mua Uesile-n, sepse ajo është një gradë e lartë në Xhenet, që i takon veçse njërit prej robërve të Zotit, dhe shpresoj të jem unë ai rob! Ai që lutet për mua që Allahu të më japë Uesile-n, ai e ka hallall ndërmjetësimin tim.” Ibn Merdevejhi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, se Profeti ka thënë: 1001 . “Uesile është një gradë në Xhenet, mbi të cilën nuk ka asnjë gradë tjetër! Kërkojini Allahut që të më japë mua Uesile-n, mbi të gjithë krijesat e Tij!” Në vijim, i Lartësuari thotë: “...luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë.” Kështu Allahu i Madhëruar urdhëron për të luftuar kundër armiqve të rrugës së drejtë dhe fesë së vërtetë, të të gjitha llojeve qofshin: mohues, idhujtarë etj. Ai nxit për këtë vepër, duke kujtuar atë që ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Tij, në Ditën e Kijametit. Ai u premton atyre shpëtimin nga çdo e keqe dhe arritjen e çdo të mire. Ai premton, gjithashtu, se do të arrijnë lumturinë e madhe të përjetshme dhe të sigurt nga çdo gjë që e cenon. Ata do të

jetojnë në paqe e të lumtur në dhoma të larta të Xhenetit. Atje nuk do t’u vjetërohen rrobat e nuk do t’u zbehet kurrë rinia. Më pas, i Madhëruari tregon ndëshkimin që ka përgatitur për armiqtë e së vërtetës, për mohuesit e idhujtarët: - Sa për ata që mohuan, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo, si shpagim e shpëtim nga dënimi i Ditës së Kijametit, atyre nuk do t’u pranohej. - Nëse ndonjë prej tyre do të vinte në Ditën e Kijametit me gjithë tokën të mbushur me flori, madje edhe njëherë tjetër sa ajo, e ta jepte si kompensim për të shpëtuar nga ndëshkimi i Allahut, Allahu nuk do ta pranonte prej tij. Ajo është dita që nuk mund t’i shpëtosh ndëshkimit, që e ke bërë hak. - Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. - Një dënim që do t’u shkaktojë vuajtje e dhimbje të mëdha. Për shkak të ktyre dhimbjeve: - Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai. Dënimi i tyre do të jetë i vazhdueshëm.” - Siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “...Por atyre që nuk besojnë, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre do të hidhet ujë i vluar. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt çfarë ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. Për ata janë edhe topuzët e hekurt. Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, do të kthehen me dhunë në të dhe (do t'u thuhet) : “Vuajeni dënimin përvëlues!” [Haxh 19 - 22]. Kështu, dënimi i tyre është i përjetshëm e pa ndërprerje. Ata nuk kanë për të dalë kurrë prej andej, apo që t’i fshihen e shmangen atij dënimi. Në dy Sahih-ët vjen hadithi nga Enes Ibn Maliku se Profeti i Allahut ka thënë: 1002. “Do të sillet një prej banorëve të Zjarrit e do t’i thuhet: “O biri i Ademit! Si e gjete vendin, ku do të qëndrosh (përgjithmonë)? - “Ishte vendi më i keq!” - do të përgjigjet. Përsëri do t’i thuhet: “A do ta jepje gjithë tokën në flori për të shpëtuar prej tij? - “Po, o Zot!” Atëherë, Allahu i Lartësuar thotë: “Gënjeve! Unë të kërkova diçka më të vogël se kjo, dhe ti e refuzove!” Atëherë urdhërohet për t’u hedhur në zjarr.” Imam Ahmedi dhe Muslimi sjellin hadithin nga Jezid Ibn Suhejb Fakiri, i cili përcjell nga Xhabir Ibn Abdilahi se Profeti i Allahut ka thënë: “Disa njerëz do të dalin prej Zjarrit dhe do të hyjnë në Xhenet.” Jezidi tregon: “Unë i thashë Xhabirit: Po Allahu ka thënë në Kur 'an: “Ata do përpiqen të dalin nga Zjarri, por s’kanë për të dalë nga ai.”?! Ai tha: “Lexoje fillimin e ajetit: “Sa për ata që mohojnë, edhe sikur të jepnin gjithë ç’ka në Tokë, madje edhe një herë aq sa ajo...” Pra, këta (që nuk do të dalin kurrë) janë ata që mohojnë Zotin.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:35

- “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun,...” - Ky është një urdhër që Allahu i Lartësuar u drejton robve të Tij besimtarë për të plotësuar atë çka nënkupton imani i vërtetë. Ai i urdhëron për devotshmëri dhe për të qenë të kujdesshëm që të mos e zemërojnë Atë. Kjo kërkon që robi të përpiqet me gjithçka që mundet që të

largohet nga çdo gjë që shkakton zemërimin dhe pakënaqësinë e Allahut të Madhëruar, siç janë gjynahet e zemrës, gjuhës dhe gjymtyrëve, të shfaqura dhe të fshehura qofshin. Robi duhet t’i mbështetet dhe t’i kërkojë ndihmë Zotit për t’iu larguar gjynaheve, sepse kështu do të mund të shpëtojë nga zemërimi dhe ndëshkimi i Tij. - “...përpiquni të afroheni tek Ai (me punë të mira)...” - Pra, kërkoni të afroheni tek Ai, të bëni hapa drejt Tij, të tregoni dashurinë tuaj për Të. Kjo arrihet duke plotësuar detyrat ndaj Tij, qofshin ato detyra zemre, si: dashuria për Të dhe për hir të Tij, droja ndaj Tij, shpresa tek Ai, kthimi tek Ai me pendesë, mbështetja e plotë tek Ai etj.; apo vepra të gjymtyrëve, si zekati, haxhi etj.; apo vepra të zemrës dhe trupit njëkohësisht, si: namazi, leximi i Kur’ânit, dhikri apo lloje të ndryshme të bamirësisë ndaj krijesave. Bamirësia ndaj tyre mund të kryhet me pasuri, dituri, autoritet, me forcën fizike, me këshillën e mirë, duke i ndihmuar për të arritur çdo të mirë dhe për të shpëtuar nga çdo e keqe. Të gjitha këto vepra të afrojnë tek Allahu. Robi do të vazhdojë të afrohet tek Allahu me vepra të mira, derisa Allahu ta dojë atë. Dhe kur Allahu e do një rob, atëherë Ai bëhet dëgjimi me të cilin robi dëgjon, bëhet shikimi me të cilin robi sheh, bëhet dora e tij me të cilën ai vepron dhe këmba me të cilën ai ecën. Në përfundim, sigurisht që Allahu do t’i përgjigjet lutjeve të këtij robi. 36 Më pas, Allahu i Lartësuar përmend në mënyrë të veçantë xhihadin në rrugën e Tij, si një nga adhurimet që të afrojnë tek Ai. Xhihad quhet shpenzimi i të gjitha mundësive për të luftuar armikun, qoftë kjo me pasurinë tënde, me jetën, me mendimet dhe intelektin tënd, me gjuhën dhe forcën e fjalës, dhe me çdo formë të lejuar për të ndihmuar fenë e Zotit. Pa dyshim, ky lloj adhurimi është më i mrekullueshmi dhe më i rëndësishmi. Ai që arrin të jetë i plotësuar me xhihadin, ka për të qenë i tillë edhe në vepra të tjera të mira. - “...dhe luftoni në rrugën e Tij, që të dilni fitimtarë.” - Kuptimi: Ju do të arrini felah-un, nëse tregoheni të devotshëm, duke iu larguar harameve, duke kërkuar afrimin tek Allahu nëpërmjet veprave të mira në bindje ndaj Tij dhe duke luftuar në rrugën e Tij, me synim kënaqësinë e Tij. El felah është fitorja dhe arritja e çdo synimi, kënaqësie dhe mirësie, si dhe shpëtimi nga çdo ligësi, së cilës i druhesh. Me fjalë të tjera, el felah është arritja e lumturisë të përjetshme dhe e mirësisë së pafundme.

← Maide 5:35