5. Maide · ajete 38–40

سورة المائدة
38

وَٱلسَّارِقُ وَٱلسَّارِقَةُ فَٱقۡطَعُوٓاْ أَيۡدِيَهُمَا جَزَآءَۢ بِمَا كَسَبَا نَكَٰلٗا مِّنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ

We es-sariku we es-sarikatu fakta’u ‘ejdijehuma xheza’en bima keseba nekalæn minel-lahi wel-lahu ‘azizun hekimun

Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë.

39

فَمَن تَابَ مِنۢ بَعۡدِ ظُلۡمِهِۦ وَأَصۡلَحَ فَإِنَّ ٱللَّهَ يَتُوبُ عَلَيۡهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

Femen tabe min ba’di dhulmihi we ‘eslehe fe’innall-llahe jetubu ‘alejhi ‘innall-llahe gafurun Rehimun

E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.

40

أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ يُعَذِّبُ مَن يَشَآءُ وَيَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

‘Elem ta’lem ‘ennel-lahe lehu mulku es-semawati wel-’erdi ju’adhdhibu men jesha’u we jegfiru limen jesha’u wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun

A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muhamedi urdhërohet t’iu tregojë Beni Israilëve për ngjarjen e vrasjes së bijve të Ademit, sepse Beni Israilët ishin njerëzit më gjakderdhës, prandaj edhe iu rrëfehet se sa mëkat i madh është mbytja e njeriut pa faj dhe sa vlerë të madhe ka shpëtimi i jetës së një njeriu. Ata që e luftuan Pejgamberin a.s., i luftuan ose i luftojnë muslimanët luftojnë praktikisht dispozitat e Allahut. Ata konsiderohen, se janë kundër mësimeve të Allahut, pse Allahu nuk mund të luftohet nga askush. Masat e përmendura si mbytja, gozhdimi, prerja e dorës a e këmbës dhe dëbimi janë masë e pasojave të veprës së kryer prej kriminelit dhe sipas veprës caktohet edhe masa e dënimit. Këto masa ndëshkuese nuk i nevojiten asgjë Zotit, por qëllimi është sigurimi i jetës, i qetësisë, i pasurisë dhe i nderit të njeriut. Zoti është Mëshirues i pakufishëm, prandaj ka lënë dyert e hapura për pendim e përmirësim sa jemi në këtë jetë, pse në Ditën e Kijametit është vonë dhe nuk pranohet më kurrfarë pendimi, as shpagim, as arsyetim. Dënimi për vjedhjen është prerja e dorës. Shumë njerëz mendojnë, se kjo masë është shumë e ashpër për kohën tonë të qytetëruar. Një mendim i tillë i gabuar dhe një filozofi e tillë e verbër ka bërë që kriminaliteti në ekonomi të jetë gjithnjë e më i madh, e në anën tjetër, dënimi me burg ka bërë që të mbushen burgjet me vjedhës, plaçkitës, rrëmbyes, dhunues etj. Një prerje e dorës shëron një qytet. sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejt; Allahu i do të drejtit.