5. Maide · ajete 4–5

سورة المائدة
4

يَسۡـَٔلُونَكَ مَاذَآ أُحِلَّ لَهُمۡۖ قُلۡ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُ وَمَا عَلَّمۡتُم مِّنَ ٱلۡجَوَارِحِ مُكَلِّبِينَ تُعَلِّمُونَهُنَّ مِمَّا عَلَّمَكُمُ ٱللَّهُۖ فَكُلُواْ مِمَّآ أَمۡسَكۡنَ عَلَيۡكُمۡ وَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهِۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ

Jes’eluneke madha ‘uhille lehum kul ‘uhille lekumut-tejjibatu we ma ‘allemtum minel-xhewarihi mukellibine tu’allimunehunne mimma ‘allemekumu Ellahu fekulu mimma ‘emsekne ‘alejkum we edhkuru esmel-lahi ‘alejhi we etteku Ellahe ‘innall-llahe seri’ul-hisabi

Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve All-llahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.

5

ٱلۡيَوۡمَ أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَٰتُۖ وَطَعَامُ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ حِلّٞ لَّكُمۡ وَطَعَامُكُمۡ حِلّٞ لَّهُمۡۖ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ إِذَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ مُحۡصِنِينَ غَيۡرَ مُسَٰفِحِينَ وَلَا مُتَّخِذِيٓ أَخۡدَانٖۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ

el-Jewme ‘uhille lekumut-tejjibatu we ta’amul-ledhine ‘utul-kitabe hillun lekum we ta’amukum hillun lehum wel-muhsenatu minel-mu’uminati wel-muhsenatu minel-ledhine ‘utul-kitabe min kablikum ‘idha ‘atejtumuhunne ‘uxhurehunne muhsinine gajre musafihine we la muttehidhi ‘ehdanin we men jekfur bil-’imani fekad hebite ‘ameluhu we huwe fil-’ahireti minel-hasirine

Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, e jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Besimtarët janë të obliguar të jenë besnikë, dhe çdo premtim a obligim duhet ta zbatojnë me përpikëri, qoftë obligim që ka të bëjë mes Allahut dhe njeriut, qoftë që ka të bëjë mes njerëzve. Gjatë kohës së riteve të haxhit është e ndaluar edhe gjuetia, me çka kuptohet se Qabja me rrethina është vend i shenjtë dhe vend sigurie, edhe kur është fjala për shtazë të egra. Prandaj nuk lejohet të bëhen ndryshime në përcaktimet që ka bërë Zoti, nuk lejohet lufta në muajt e shenjtë, nuk lejohet pengimi i kurbanëve të caktuar, që të theren te Qabja. Arabët kanë pasur zakon t'i vejnë në qafë devesë një gjerdan për të treguar, se ajo është përcaktuar për kurban dhe ashtu të sigurohet. Përveç kafshës së ngordhur, gjakut, derrit janë të ndaluara edhe ato kafshë, që theren në emër të idhujve, e jo në emër të Zotit. E rrëzuara prej ndonjë vendi të lartë, e shpërthyera nga briri i ndonjë tjetre dhe e kafshuarja (një pjesë) nga egërsirat, nëse zihet e gjallë dhe theret është e lejuar të hahet. “Nusub” janë gurë të vendosur rreth Qabes, mbi të cilët bëheshin therje të kafshëve në shenjë respekti ndaj tyre. Ato janë haram. Dita për të cilën thuhet se u plotësua dhe u përsos Feja Islame ishte nata e bajramit, në Arafat, në vitin e dhjetë të hixhretit.