‘Elem ta’lem ‘ennel-lahe lehu mulku es-semawati wel-’erdi ju’adhdhibu men jesha’u we jegfiru limen jesha’u wel-lahu ‘ala kulli shej’in kadirun
A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm i Tij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muhamedi urdhërohet t’iu tregojë Beni Israilëve për ngjarjen e vrasjes së bijve të Ademit, sepse Beni Israilët ishin njerëzit më gjakderdhës, prandaj edhe iu rrëfehet se sa mëkat i madh është mbytja e njeriut pa faj dhe sa vlerë të madhe ka shpëtimi i jetës së një njeriu. Ata që e luftuan Pejgamberin a.s., i luftuan ose i luftojnë muslimanët luftojnë praktikisht dispozitat e Allahut. Ata konsiderohen, se janë kundër mësimeve të Allahut, pse Allahu nuk mund të luftohet nga askush. Masat e përmendura si mbytja, gozhdimi, prerja e dorës a e këmbës dhe dëbimi janë masë e pasojave të veprës së kryer prej kriminelit dhe sipas veprës caktohet edhe masa e dënimit. Këto masa ndëshkuese nuk i nevojiten asgjë Zotit, por qëllimi është sigurimi i jetës, i qetësisë, i pasurisë dhe i nderit të njeriut. Zoti është Mëshirues i pakufishëm, prandaj ka lënë dyert e hapura për pendim e përmirësim sa jemi në këtë jetë, pse në Ditën e Kijametit është vonë dhe nuk pranohet më kurrfarë pendimi, as shpagim, as arsyetim. Dënimi për vjedhjen është prerja e dorës. Shumë njerëz mendojnë, se kjo masë është shumë e ashpër për kohën tonë të qytetëruar. Një mendim i tillë i gabuar dhe një filozofi e tillë e verbër ka bërë që kriminaliteti në ekonomi të jetë gjithnjë e më i madh, e në anën tjetër, dënimi me burg ka bërë që të mbushen burgjet me vjedhës, plaçkitës, rrëmbyes, dhunues etj. Një prerje e dorës shëron një qytet. sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejt; Allahu i do të drejtit.
Ja ‘ejjuha er-resulu la jehzunkel-ledhine jusari’une fil-kufri minel-ledhine kalu ‘amenna bi’efwahihim we lem tu’umin kulubuhum we minel-ledhine hadu semma’une lilkedhibi semma’une likawmin ‘aharine lem je’tuke juherrifunel-kelime min ba’di mewadi’ihi jekulune ‘in ‘utitum hadha fehudhuhu we ‘in lem tu’utewhu fahdheru we men juridi Ellahu fitnetehu felen temlike lehu minel-lahi shej’æn ‘ula’ikel-ledhine lem juridi Ellahu ‘en jutehhire kulubehum lehum fi ed-dunja hizjun we lehum fil-’ahireti ‘adhabun ‘adhimun
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i atyre që me gojët e tyre thanë: "Ne kemi besuar", e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i atyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshtrës dhe shumë dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i mënjanojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: "Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për të (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.