5. Maide · Ajeti 46

سورة المائدة
Përkthimi Sherif Ahmeti
46

وَقَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَ فِيهِ هُدٗى وَنُورٞ وَمُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَهُدٗى وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ

Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. sh. ia lehtëson brengosjet që i shkaktonin Muhamedit a. s. Kundërshtarët, duke i thënë: të mos brengosin ty intrigat e hipokritëve, të cilët vetëm me gojë thonë se kemi besuar, por në të vërtetë nuk janë besimtarë. Të mos brengosin, as dredhitë e jehudive, të cilët me qëllim bëjnë interpretime të gabuara në librin e Zotit dhe përhapin e përcjellin çdo gënjeshtër kundër teje- Muhamedit a.s.. Jehuditë i thoshin njerëzve të vet të shkonin te Muhamedi a.s. dhe ta pyesnin për masën e paraparë të dënimit kundër atij që bën imoralitet (zina) dhe nëse ju thotë se masa ndëshkuese është rrahja, pranoni atë gjykim të tij, por nëse ju thotë se masa ndëshkuese për të tillin është gurëzimi - vrasja me gurë - atë gjykim mos e pranoni, edhe pse kjo masë ishte edhe në Tevrat. Kur po u përgjigjej Muhamedi a.s. sipas vendimit të Allahut të shënuar në Tevrat dhe ata nuk pranonin, Zoti e lë të lirë Muhamedin a.s. t’iu përgjigjet ose të mos ju përgjigjet fare në çështjet e tyre, duke e garantuar se ata nuk do të mund t’i sjellin kurrfarë dëmi. Pejgamberët dhe ulemaja e parë nga Beni Israilët i zgjidhnin të gjitha çështjet mes jehudive sipas dispozitave të Tevratit, por më vonë një pari e tyre fetare bëri ndryshime në shumë çështje. Prandaj edhe parashtrohet çështja e masës së dënimit për vrasje e të tjera, sepse ishte e vënë në baza të drejta e të shëndosha, por më vonë bëhet shkallëzimi i njerëzve në vetë fiset e jehudive dhe masat nuk zbatohen njësoj. Të gjithë ata që bëjnë