We liehkum ‘ehlul-’inxhili bima ‘enzelel-lahu fihi we men lem jehkum bima ‘enzelel-lahu fe’ula’ike humul-fasikune
(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
We ‘enzelna ‘ilejkel-kitabe bil-hekki museddikæn lima bejne jedejhi minel-kitabi we muhejminæn ‘alejhi fahkum bejnehum bima ‘enzelel-lahu we la tettebi’ ‘ehwa’ehum ‘amma xha’eke minel-hekki likullin xhe’alna minkum shir’aten we minhaxhæn we lew sha’el-lahu lexhe’alekum ‘ummeten wahideten we lekin lijebluwekum fi ma ‘atakum fastebikul-hajrati ‘ila Ellahi merxhi’ukum xhemi’æn fejunebbi’ukum bima kuntum fihi tehtelifune
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur'anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t'ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t'ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t'ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit
We ‘eni ehkum bejnehum bima ‘enzelel-lahu we la tettebi’ ‘ehwa’ehum we ehdherhum ‘en jeftinuke ‘an ba’di ma ‘enzelel-lahu ‘ilejke fe’in tewellew fa’lem ‘ennema juridu Ellahu ‘en jusibehum biba’di dhunubihim we ‘inne kethiræn mine en-nasi lefasikune
(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t'i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.