Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar".
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu men jertedde minkum ‘an dinihi fesewfe je’ti Ellahu bikawmin juhibbuhum we juhibbunehu ‘edhilletin ‘alel-mu’uminine ‘a’izzetin ‘alel-kafirine juxhahidune fi sebili Ellahi we la jehafune lewmete la’imin dhalike fedlu Ellahi ju’utihi men jesha’u wel-lahu wasi’un ‘alimun
O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
‘Innema we lijukumu Ellahu we resuluhu wel-ledhine ‘amenul-ledhine jukimune es-selæte we ju’utune ez-zekæte we hum raki’une
Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tettehidhul-ledhine ettehadhu dinekum huzuen we la’ibæn minel-ledhine ‘utul-kitabe min kablikum wel-kuffare ‘ewlija’e we etteku Ellahe ‘in kuntum mu’uminine
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.