5. Maide · Ajeti 54 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:47–5:59
Kur'ani i cili i zbriti Muhammedit, përveç që vërteton librat e mëparshëm, ai është edhe garantues e sigurues i tyre, ngase devijimet në to i zbulon dhe e mbron të vërtetën në to.
Çdo pejgamber thuajse ka pasur ligjin e vet, sipas së cilit ka programuar jetën e atij popullit, të cilit i është dërguar, por të gjithë pejgamberët kanë qenë unikë në mësimet e bazave të besimit.
Muhammedi urdhërohet të gjykojë sipas Kur'anit, urdhërohet që të mos pajtohet me dëshirat e kundërshtarëve, bile urdhërohet që të ketë kujdes e të mos mashtrohet nga intrigat e tyre e ta shkelë ndonjë dispozitë, sepse ata janë jashtë rrugës së Zotit, andaj edhe nuk kuptojnë të drejtën e të vërtetën, e dëshirojnë gjendjen e hershme të injorancës.
Kur është çështja rreth besimit, rreth Kur'anit dhe Muhammedit, nuk lejohet kurrfarë miqësie me kundërshtarët e tij. Në këto ajete është fjala për disa munafikë (hipokritë), të cilët vetëm ishin i deklaruar si besimtarë, e në të vërtetë nuk kishin pranuar sinqerisht fenë Islame, me motivacion se i kishin frikë ndonjë rrotullimi eventual, bashkëpunonin me kundërshtarët.: I larguari prej fesë Islame është "murted". Edhe kjo është një mrekulli e Kur'anit, ngase para se të ndodhë lajmëron se do të ketë ndonjë të tillë, që me të vërtetë pati, por në kohën e Pejgamberit ka pasur pak, kurse në kohën e Ebu Bekrit - shumë. Ebu Bekri i luftoi pa mëshirë dhe pa frikë murtedët, të cilët i asgjësoi. Pra, u vërtetua fjala e Allahut se do të sjellë popull që i do Zoti dhe që ata e duan Zotin, e këta ishin shokët e Pejgamberit dhe të gjithë ata që luftuan e do të luftojnë për rrugën e Zotit derisa të ekzistojë kjo jetë.
Ata që ishin sinqerisht në krahun e Allahut, të Pejgamberit dhe të myslimanëve, gjithnjë ishin I fitues, andaj nuk duhet afruar atyre që me fenë e Allahut përqeshen e tallen: ata janë fasika dhe fuqia e tyre është e dobët. Fuqia i takon Allahut dhe atyre që besojnë.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:54–5:56
Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij absolut dhe për faktin se ata të cilët e shpërfillin nuk e ndihmojnë rrugën dhe fenë e Tij dhe nuk e zbatojnë Sheriatin e shpallur prej Tij, Ai mund t’i zëvendësojë me një popull tjetër, që të jenë më të mirë e të bindur se ata, pasues të denjë të fesë së Tij, ta fortë, trima, të udhëzuar e të përqendruar në rrugën e Tij, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “...Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” [Muhamed 38]. Ndërsa në këtë ajet, Allahu i Madhëruar thotë: - O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet... - Domethënë, kush e braktis të vërtetën, për t'u bërë palë me të kotën, - (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai do ta dojë dhe ata do ta duan Atë... - Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Ebu M usa el Eshariu, i cili rrëfen: 1021. “Kur zbriti ky ajet, Profeti i Allahut tha: “Ata janë (si) populli i këtij (Ebu Musa el Eshariut) ”. 261 Një version të ngjashëm ka sjellë edhe Ibn Xheriri.
- modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve... - Këto janë cilësitë e besimtarëve të kulluar dhe të përkryer në imanin e tyre. Ata janë modestë me vëllezërit e tyre besimtarë dhe krah i fortë kundër jobesimtarëve dhe armiqve. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri - tjetrin...” [Fet'h 29]. Profetin është përshkruar si “i buzëqeshur e luftëtar i frikshëm”, sepse ishte i buzëqeshur me besimtarët, por një luftëtar i frikshëm për armiqtë e tij. - që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. - Asgjë nuk i pengon ata që t’i binden Allahut, të zbatojnë ligjin e Tij, të luftojnë kundër armiqve të Tij, të urdhërojnë për të mira e të ndalojnë nga të këqijat. Asgjë nuk mund t’i pengojë ata nga përmbushja e këtyre porosive të Zotit të tyre. Ata nuk frikësohen as nga kërcënimet. Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Dheri, që ka thënë: 1022 . “I dashuri im, (Muhamedi) më urdhëroi për shtatë gjëra: Më urdhëroi që t'i dua të varfrit dhe të qëndroj pranë tyre; më urdhëroi që të shikoj ata që janë poshtë meje (nga pasuria) e të mos shoh ata që janë sipër meje; më urdhëroi që t’i mbaj lidhjet farefisnore e të mos i shkëpus kurrë ato edhe nëse ata i shkëpusin me mua; më urdhëroi që të mos i kërkoj askujt asgjë; më urdhëroi që ta them të vërtetën edhe kur është e hidhur; më urdhëroi që të mos i frikësohem kërcënimit të askujt (në rrugën e Allahut); më urdhëroi që të them sa më shpesh: ‘ Lâ ĥaule ue lâ ku-uete il -lâ bil -lâh’ sepse ato janë sjellë nga një thesar poshtë Arshit.” Sërish imam Ahmedi sjell hadithin nga Ebu Seid el Hudriu, që ka thënë: 1023 . “Mos t’ju pengojë frika nga njerëzit që të thoni të vërtetën, kur e shikoni vetë dhe jeni dëshmitarë të saj. Dijeni se thënia e të vërtetës dhe kujtimi i njerëzve për frikën ndaj të Madhërishmit, as nuk e afrojnë exhelin dhe as nuk e largojnë rizkun.” Imam Ahmedi sjell hadithin tjetër nga Ebu Seid el Hudriu, që i Dërguari i Allahut ka thën ë: 1024. “Askush nga ju të mos e nënçmojë veten e vet dhe të mos thotë asnjë fjalë në rastin kur për hir të Allahut duhet të flasë! Në Ditën e Kijametit, atij do t’i thuhet: “Çfarë të pengoi të flasësh e të thuash kështu e ashtu?” Ai do të thotë: “Frika nga njerëzit!” Atëherë Allahu do të thotë: “Unë e meritoja më shumë të më frikësoheshe!” - Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. - Çdokush që ka këto cilësi, ta dijë se kjo është mirësi e dhuruar prej Allahut; është Ai që ia ka bërë mbarë për t’i arritur. - Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur. - Allahu është Bujar i madh, por është edhe i Gjithëdituri, për ata që e meritojnë të marrin nga mirësia e Tij dhe ata që nuk e meritojnë. - Miqtë tuaj (të vërtetë) janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim). - Jehudët e të krishterët nuk janë miqtë dhe aleatët tuaj. Miqtë e vërtetë dhe ndihmëtarët tuaj janë Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët. Më pas, Ai i përshkruan besimtarët, duke thënë: “...ata që falin namazin e japin zekatin...”. Pra, bëhet fjalë për ata besimtarë që kanë këto cilësi. Së pari, ata e falin rregullisht namazin, dhe kjo është shtylla më e rëndësishme e Islamit (pas shehadetit). Ky është një adhurim që i përkushtohet vetëm Allahut, si një dhe i pashoq. Ata japin zekatin, duke qenë kështu bamirës ndaj krijesave me pasurinë e tyre dhe duke përmbushur hakun e nevojtarëve. Më pas, i Madhëruari thotë: “janë të përulur (në adhurim) ”. Disa e kanë kuptuar gabimisht këtë fjali, duke aluduar se kuptimi i saj është: “e japin zekatin të përulur”, pra, duke u përkulur në kohën kur japin zekatin. Nëse kuptimi i ajetit do të ishte i tillë, atëherë kjo do të tregonte se dhënia e zakatit duke u përkulur do të ishte më e mirë dhe e lëvdueshme. Por ky kuptim
nuk është i saktë. Nuk njohim asnjë dijetar të fetvasë që ta ketë kuptuar kështu. Në fakt, ka ardhur një fjalë nga Ali Ibn Ebu Talibi se ky ajet zbriti dhe flet për të, në një ngjarje që i kishte ndodhur atij. Kështu, njëherë, një lypës kaloi pranë tij, kur Aliu ishte në ruku. Në këtë kohë, ai i dha lypësit unazën e tij. Por kjo histori është e pasaktë. Sikurse u përmend në hadithet e mësipërme, ky ajet u zbrit dhe flet për Ubadetu Ibn Samitin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), i cili u distancua nga çdo pakt e aleancë e lidhur në të shkuarën me jehudët dhe pranoi mbështetjen tek Allahu i Madhëruar dhe miqësinë me Profetin e Tij dhe besimtarët. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar, pas gjithë këtyre, thotë: - E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.” - Allahu i Lartësuar thotënë një ajet tjetër: “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Ngadhënjimtar. Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do t’i futë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit.” [Muxhadile 21, 22]. Kështu, çdokush që kënaqet e mjaftohet me afërsinë e mbështetjen e Allahut, me miqësinë e aleancën me Profetin e Allahut dhe besimtarët, ai ka për të fituar çdo të mirë në dynja dhe ahiret dhe do të jetë gjithmonë i ndihmuar dhe ngadhënjimtar në të dyja jetët. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë në këtë ajet: “E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.”
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:54
- “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë;...” - Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i Pasur dhe i Jonevojtar për botën. Çdokush që e lë fenë e Tij nuk e dëmton aspak Atë, por dëmton veçse vetveten. Allahu ka robër adhurues të sinqertë, burra të çiltër dhe të vërtetë, të cilët Ai i ka udhëzuar dhe është përkujdesur për udhëzimin e tyre. I Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti i ka veçuar ata për Veten e Vet, duke na treguar se do të kujdeset Vetë që t’i sjellë në ekzistencë. Ata janë krijesat me cilësitë më të larta dhe me shpirtrat më të pastër. Cilësia më e mirë që ata kanë është që Allahu i do ata dhe ata e duan Allahun. Dashuria e Allahut për robin është mirësia më e madhe që Ai i ka dhuruar ndonjëherë robit dhe vlerësimi më i lartë për të. Kur Allahu i Madhëruar e do një rob, ia lehtëson atij shkaqet për ta realizuar këtë qëllim, duke i dhënë vullnet dhe sukses për të vepruar çdo të mirë dhe për të lënë çdo të keqe. Pas kësaj, edhe zemrat e njerëzve të tjerë fillojnë ta duan dhe nderojnë atë rob të zgjedhur dhe të përunjur ndaj Allahut, të cilin Ai e do. Një nga cilësitë e domosdoshme të një robi që e do Allahun dhe e madhëron Atë është pasimi rigoroz i Traditës së Profetit të Tij, në çështjet e jashtme e të dukshme dhe në ato të brendshme e të fshehura, në drejtim të fjalëve, punëve dhe gjendjeve të tij, sikurse thotë i Lartësuari: “ Thuaj (o Muhammed) : “Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët. ” [Al Imran 32, 33]. Shenjë tjetër e dashurisë së Allahut për robin e Tij është dhe përpjekja e vazhdueshme e robit për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer vepra të mira të detyrueshme (farze) dhe të pëlqyeshme (nafile), sikurse ka përcjellë Profeti thënien e saktë prej Allahut të Lartësuar: “Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”. Një detyrë e domosdoshme për të dashur Allahun e Madhëruar është njohja e Tij dhe shpeshtimi i përmendjes s ë Tij. Dashuria pa njohje është shumë e mangët, madje e paqenë, edhe nëse mund të pretendohet me fjalë. Gjithashtu, ai që e do Zotin, e shton përmendjen e Tij. Nëse Zoti e do një rob, e shpërblen atë shumë dhe për
vepra tepër të vogla. Nëse Zoti e do robin, ia fal atij edhe gabimet apo rrëshqitjet e shumta. Cilësi tjetër e këtyre të përzgjedhurve fatlumë është edhe: “...modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; ” - Ata janë të thjeshtë dhe të butë ndaj besimtarëve, për shkak të dashurisë, mëshirës e dhembshurisë së madhe për ta. Ata vetë në përgjithësi kanë natyrë të butë dhe dashamirëse me njerëzit, prandaj butësia me besimtarët është mëse e pranueshme për natyrën e tyre. Ndërsa me qafirët, të cilët me arrogancë mohojnë Zotin, shpalljet hyjnore dhe profetët, me këta lloj njerëzish ata tregohen të fortë dhe të ashpër. Ata shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe energjitë për të luftuar kundër qafirëve dhe për të triumfuar feja e Zotit dhe adhurimi i Tij si Një i vetëm. Ata përgatiten ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj, si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi. ”. [Enfal 60]. I Lartësuari i ka përshkruar gjithashtu ata duke thënë: "Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri -tjetrin.” [Fet’h 29]. Kësisoj, ashpërsia dhe urrejtja kundër armiqve të Zotit është nga një nga veprat e mira që të afrojnë tek i Madhërishmi. Besimtarët i urrejnë qafirët dhe kufrin e tyre. Megjithatë, ashpërsia kundër qafirëve nuk duhet të ndikojë që të mos i ftojmë ata në Islam me mënyrat më të mira dhe më të bukura. Si ashpërsia ndaj tyre, ashtu edhe butësia e përdorur me ta kur i thërrasim në Islam janë në të mirë të tyre, për t’i zgjuar nga përhumbja dhe vdekja si mohues. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon cilësi të tjera të të zgjedhurve: - “...që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. ”. - Ata luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit me pasurinë dhe veten e tyre, me fjalët dhe me veprat e tyre. Ata nuk i frikësohen kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Ajo që ka rëndësi për ta është se si të kënaqin Zotin dhe si të ruhen nga ndëshkimi i Tij, e jo frika nga krijesat. Kjo tregon për fuqinë e vullnetit dhe të qëllimit të tyre, sepse kush ka zemër të dobët, edhe vullnetin e qëllimin i ka të dobët, dhe mjafton një vërejtje prej njerëzve, e ai dorëzohet. Kështu, fuqia e tij dobësohet gjatë përplasjes me kundërshtarët dhe qortuesit. Në zemrën e tij ekziston adhurimi i dikujt tjetër veç Zotit, në varësi të konsideratës që ai i kushton kënaqësisë dhe plotësimit të orekseve të njerëzve kundrejt urdhrave dhe porosive të Zotit. Zemra çlirohet nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut, veçse kur të mos ketë frikë dhe të mos i druhet askujt veç Allahut, kur vjen puna për zbatimin e porosive të Tij. Pasi i lëvdon të zgjedhurit e Tij për ato cilësi të cilat vetë Ai ua dhuron nga bujaria e Vet, dhe të cilat i nxisin besimtarët që të bëjnë shumë punë të mira, përveç atyre që u përmendën, Allahu i Lartësuar ua kujton sërish se të gjitha ato janë thjesht mirësi e bujari prej Tij. Ai e bën këtë që ata të mos mashtrohen e të vetëkënaqen, por të tregohen mirënjohës dhe t’i shtojnë edhe më shumë falënderimet ndaj Tij. Duke e falënderuar Dhuruesin dhe duke treguar mirënjohje dhe përunjësi para Tij, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë mirësinë e dhuruar, madje mirësia dhe bujaria e Tij do të përfshijë edhe të tjerët rreth tyre. Mirësitë e Allahut janë të pakufishme dhe të panumërta, prandaj i Madhëruari thotë: - “Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.” - Allahu është i Gjerë në mirësinë dhe bujarinë e Tij. Të shumta dhe të pakufishme janë mirësitë që Ai dhuron. Mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Por të dashurve të Tij të zgjedhur Ai u jep mirësi
të mrekullueshme, të cilat ua dhuron veçse atyre. Pa dyshim, Ai është i Gjithëdi tur për ata që meritojnë bujarinë dhe mirësinë e Tij të posaçme. Ai e di shumë mirë se kujt ia jep mirësinë e Tij themelore dhe pjesët e saj.