‘Innema we lijukumu Ellahu we resuluhu wel-ledhine ‘amenul-ledhine jukimune es-selæte we ju’utune ez-zekæte we hum raki’une
Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zeqatin duke bërë rukuë (duke qenë respektues).
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tettehidhul-ledhine ettehadhu dinekum huzuen we la’ibæn minel-ledhine ‘utul-kitabe min kablikum wel-kuffare ‘ewlija’e we etteku Ellahe ‘in kuntum mu’uminine
O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini dro All-llahun po qe se jeni besimtarë.
Kul ja ‘ehlel-kitabi hel tenkimune minna ‘illa ‘en ‘amenna billahi we ma ‘unzile ‘ilejna we ma ‘unzile min kablu we ‘enne ‘ektherekum fasikune
Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar".
Kul hel ‘unebbi’ukum bisherrin min dhalike methubeten ‘indel-lahi men le’anehu Ellahu we gadibe ‘alejhi we xhe’ale minhumul-kiredete wel-hanazire we ‘abedet-tagute ‘ula’ike sherrun mekanæn we ‘edellu ‘an sewa’i es-sebili
Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë".
Lewla jenhahumu er-rebbanijune wel-’ehbaru ‘an kawlihimul-’ithme we ‘eklihimu es-suhte lebi’se ma kanu jesna’une
E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
We kaletil-jehudu jedu Ellahi megluletun gullet ‘ejdihim we lu’inu bima kalu bel jedahu mebsutetani junfiku kejfe jesha’u we lejezidenne kethiræn minhum ma ‘unzile ‘ilejke min rabbike tugjanæn we kufræn we ‘elkajna bejnehumul-’adawete wel-begda’e ‘ila jewmil-kijameti kullema ‘ewkadu naræn lilherbi ‘etfe’ehallahu we jes’awne fil-’erdi fesadæn wel-lahu la juhibbul-mufsidine
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
We lew ‘enne ‘ehlel-kitabi ‘amenu we ettekaw lekefferna ‘anhum sejji’atihim we le’edhalnahum xhennati en-na’imi
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
We lew ‘ennehum ‘ekamut-tewræte wel-’inxhile we ma ‘unzile ‘ilejhim min rabbihim le’ekelu min fewkihim we min tehti ‘erxhulihim minhum ‘ummetun muktesidetun we kethirun minhum sa’e ma ja’melune
Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. Është një grup i drejtë (i matur) prej tyre, por është e keqe ajo që punojnë shumica prej tyre.
Ja ‘ejjuha er-resulu bellig ma ‘unzile ‘ilejke min rabbike we ‘in lem tef’al fema bellegte risaletehu wel-lahu ja’simuke mine en-nasi ‘innall-llahe la jehdil-kawmel-kafirine
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
Kul ja ‘ehlel-kitabi lestum ‘ala shej’in hetta tukimut-tewræte wel-’inxhile we ma ‘unzile ‘ilejkum min rabbikum we lejezidenne kethiræn minhum ma ‘unzile ‘ilejke min rabbike tugjanæn we kufræn fela te’se ‘alel-kawmil-kafirine
Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson".
‘Innel-ledhine ‘amenu wel-ledhine hadu we es-sabi’une we en-nesara men ‘amene billahi wel-jewmil-’ahiri we ‘amile salihæn fela hawfun ‘alejhim we la hum jehzenune
S'ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht), e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, prej jehudive, prej sabiinëve (të krishterë që i adhurojnë yjet), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që ta kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.