Kul ja ‘ehlel-kitabi hel tenkimune minna ‘illa ‘en ‘amenna billahi we ma ‘unzile ‘ilejna we ma ‘unzile min kablu we ‘enne ‘ektherekum fasikune
Thuaj: "O ithtarë të librit, a na shihni për të metë vetëm pse besuam All-llahun; besuam atë që na zbriti neve dhe atë që zbriti më parë! S'ka dyshim, shumica jush janë të shfrenuar".
Kul hel ‘unebbi’ukum bisherrin min dhalike methubeten ‘indel-lahi men le’anehu Ellahu we gadibe ‘alejhi we xhe’ale minhumul-kiredete wel-hanazire we ‘abedet-tagute ‘ula’ike sherrun mekanæn we ‘edellu ‘an sewa’i es-sebili
Thuaj: "A t'ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë".
Lewla jenhahumu er-rebbanijune wel-’ehbaru ‘an kawlihimul-’ithme we ‘eklihimu es-suhte lebi’se ma kanu jesna’une
E pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
We kaletil-jehudu jedu Ellahi megluletun gullet ‘ejdihim we lu’inu bima kalu bel jedahu mebsutetani junfiku kejfe jesha’u we lejezidenne kethiræn minhum ma ‘unzile ‘ilejke min rabbike tugjanæn we kufræn we ‘elkajna bejnehumul-’adawete wel-begda’e ‘ila jewmil-kijameti kullema ‘ewkadu naræn lilherbi ‘etfe’ehallahu we jes’awne fil-’erdi fesadæn wel-lahu la juhibbul-mufsidine
Jehuditë thanë: "Dora e All-llahut është e shtrënguar!" Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë. Jo, duart e Tij janë të shlira. Ai furnizon ashtu si të dojë. Kjo që t'u zbrit ty do t'u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin. Ne ndërmjet tyre hodhëm armiqësi dhe urrejtje që do t'u vazhdojë deri në ditën e kijametit. Sa herë që ndezën zjarr për luftë, All-llahu e shuajti atë, e ata përpiqen për shkatërrime në tokë. All-llahu nuk i do ngatërrestarët.
We lew ‘enne ‘ehlel-kitabi ‘amenu we ettekaw lekefferna ‘anhum sejji’atihim we le’edhalnahum xhennati en-na’imi
Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.