5. Maide · ajete 6–9

سورة المائدة
6

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا قُمۡتُمۡ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ فَٱغۡسِلُواْ وُجُوهَكُمۡ وَأَيۡدِيَكُمۡ إِلَى ٱلۡمَرَافِقِ وَٱمۡسَحُواْ بِرُءُوسِكُمۡ وَأَرۡجُلَكُمۡ إِلَى ٱلۡكَعۡبَيۡنِۚ وَإِن كُنتُمۡ جُنُبٗا فَٱطَّهَّرُواْۚ وَإِن كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوۡ جَآءَ أَحَدٞ مِّنكُم مِّنَ ٱلۡغَآئِطِ أَوۡ لَٰمَسۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا فَٱمۡسَحُواْ بِوُجُوهِكُمۡ وَأَيۡدِيكُم مِّنۡهُۚ مَا يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيَجۡعَلَ عَلَيۡكُم مِّنۡ حَرَجٖ وَلَٰكِن يُرِيدُ لِيُطَهِّرَكُمۡ وَلِيُتِمَّ نِعۡمَتَهُۥ عَلَيۡكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu ‘idha kumtum ‘ila es-selæti fagsilu wuxhuhekum we ‘ejdijekum ‘ilal-merafiki we emsehu biru’usikum we ‘erxhulekum ‘ilal-ka’bejni we ‘in kuntum xhunubæn fe ettehheru we ‘in kuntum merda ‘ew ‘ala seferin ‘ew xha’e ‘ehedun minkum minel-ga’iti ‘ew lamestumu en-nisa’ felem texhidu ma’en fetejemmemu sa’idæn tejjibæn famsehu biwuxhuhikum we ‘ejdikum minhu ma juridu Ellahu lijexh’ale ‘alejkum min herexhin we lekin juridu lijutehhirekum welijutimme ni’metehu ‘alejkum le’allekum teshkurune

O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni.

7

وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمِيثَٰقَهُ ٱلَّذِي وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذۡ قُلۡتُمۡ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

We edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum we mithakahul-ledhi we ethekakum bihi ‘idh kultum semi’na we ‘eta’na we etteku Ellahe ‘innall-llahe ‘alimun bidhati es-suduri

Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).

8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعۡدِلُواْۚ ٱعۡدِلُواْ هُوَ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu kunu kawwamine lillahi shuheda’e bil-kisti we la jexhrimennekum shene’anu kawmin ‘ala ‘ella ta’dilu a’dilu huwe ‘ekrebu lilttekwa we etteku Ellahe ‘innall-llahe habirun bima ta’melune

O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.

9

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٌ عَظِيمٞ

We’adel-lahul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati lehum megfiretun we ‘exhrun ‘adhimun

Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.