5. Maide · ajete 7–10

سورة المائدة
7

وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ وَمِيثَٰقَهُ ٱلَّذِي وَاثَقَكُم بِهِۦٓ إِذۡ قُلۡتُمۡ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

We edhkuru ni’metel-lahi ‘alejkum we mithakahul-ledhi we ethekakum bihi ‘idh kultum semi’na we ‘eta’na we etteku Ellahe ‘innall-llahe ‘alimun bidhati es-suduri

Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).

8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُونُواْ قَوَّٰمِينَ لِلَّهِ شُهَدَآءَ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَلَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شَنَـَٔانُ قَوۡمٍ عَلَىٰٓ أَلَّا تَعۡدِلُواْۚ ٱعۡدِلُواْ هُوَ أَقۡرَبُ لِلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu kunu kawwamine lillahi shuheda’e bil-kisti we la jexhrimennekum shene’anu kawmin ‘ala ‘ella ta’dilu a’dilu huwe ‘ekrebu lilttekwa we etteku Ellahe ‘innall-llahe habirun bima ta’melune

O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.

9

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُم مَّغۡفِرَةٞ وَأَجۡرٌ عَظِيمٞ

We’adel-lahul-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati lehum megfiretun we ‘exhrun ‘adhimun

Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi falje për mëkate dhe shpërblim të madh.

10

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabul-xhehimi

E ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, ata janë banues të xhehennemit.