Mal-mesihu ebnu merjeme ‘illa resulun kad halet min kablihi er-rusulu we ‘ummuhu siddikatun kana je’kulanit-ta’ame endhur kejfe nubejjinu lehumul-’ajati thumme endhur ‘enna ju’ufekune
Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!
Kul ja ‘ehlel-kitabi la teglu fi dinikum gajrel-hekki we la tettebi’u ‘ehwa’e kawmin kad dellu min kablu we ‘edellu kethiræn we dellu ‘an sewa’i es-sebili
Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".
Lu’inel-ledhine keferu min beni ‘isra’ile ‘ala lisani dawude we ‘isa ebni merjeme dhalike bima ‘asew we kanu ja’tedune
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.