5. Maide · ajete 77–81

سورة المائدة
77

قُلۡ يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ لَا تَغۡلُواْ فِي دِينِكُمۡ غَيۡرَ ٱلۡحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوٓاْ أَهۡوَآءَ قَوۡمٖ قَدۡ ضَلُّواْ مِن قَبۡلُ وَأَضَلُّواْ كَثِيرٗا وَضَلُّواْ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ

Kul ja ‘ehlel-kitabi la teglu fi dinikum gajrel-hekki we la tettebi’u ‘ehwa’e kawmin kad dellu min kablu we ‘edellu kethiræn we dellu ‘an sewa’i es-sebili

Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë".

78

لُعِنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ لِسَانِ دَاوُۥدَ وَعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَۚ ذَٰلِكَ بِمَا عَصَواْ وَّكَانُواْ يَعۡتَدُونَ

Lu’inel-ledhine keferu min beni ‘isra’ile ‘ala lisani dawude we ‘isa ebni merjeme dhalike bima ‘asew we kanu ja’tedune

Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe Isait, të birit të Merjemes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.

79

كَانُواْ لَا يَتَنَاهَوۡنَ عَن مُّنكَرٖ فَعَلُوهُۚ لَبِئۡسَ مَا كَانُواْ يَفۡعَلُونَ

Kanu la jetenahewne ‘an munkerin fe’aluhu lebi’se ma kanu jef’alune

Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keqja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.

80

تَرَىٰ كَثِيرٗا مِّنۡهُمۡ يَتَوَلَّوۡنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْۚ لَبِئۡسَ مَا قَدَّمَتۡ لَهُمۡ أَنفُسُهُمۡ أَن سَخِطَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡ وَفِي ٱلۡعَذَابِ هُمۡ خَٰلِدُونَ

Tera kethiræn minhum jetewellewnel-ledhine keferu lebi’se ma kaddemet lehum ‘enfusuhum ‘en sehitel-lahu ‘alejhim we fil-’adhabi hum halidune

I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit).

81

وَلَوۡ كَانُواْ يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلنَّبِيِّ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَا ٱتَّخَذُوهُمۡ أَوۡلِيَآءَ وَلَٰكِنَّ كَثِيرٗا مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ

We lew kanu ju’uminune billahi we en-nebiji we ma ‘unzile ‘ilejhi ma ettehadhuhum ‘ewlija’e we lekinne kethiræn minhum fasikune

Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t'i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë).