5. Maide · ajete 82–86

سورة المائدة
82

۞ لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ ٱلنَّاسِ عَدَٰوَةٗ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱلۡيَهُودَ وَٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْۖ وَلَتَجِدَنَّ أَقۡرَبَهُم مَّوَدَّةٗ لِّلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّا نَصَٰرَىٰۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنۡهُمۡ قِسِّيسِينَ وَرُهۡبَانٗا وَأَنَّهُمۡ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ

Letexhidenne ‘eshedde en-nasi ‘adaweten lilledhine ‘amenul-jehude wel-ledhine ‘eshreku we letexhidenne ‘ekrebehum meweddeten lilledhine ‘amenul-ledhine kalu ‘inna nesara dhalike bi’enne minhum kissisine we ruhbanæn we ‘ennehum la jestekbirune

Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thanë: "Ne jemi nesara-krishterë". Këtë ngase prej tyre (të krishterëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.

83

وَإِذَا سَمِعُواْ مَآ أُنزِلَ إِلَى ٱلرَّسُولِ تَرَىٰٓ أَعۡيُنَهُمۡ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمۡعِ مِمَّا عَرَفُواْ مِنَ ٱلۡحَقِّۖ يَقُولُونَ رَبَّنَآ ءَامَنَّا فَٱكۡتُبۡنَا مَعَ ٱلشَّٰهِدِينَ

We ‘idha semi’u ma ‘unzile ‘ila er-resuli tera ‘a’junehum tefidu mine ed-dem’i mimma ‘arefu minel-hekki jekulune rebbena ‘amenna faktubna me’a esh-shahidine

"Kur e dëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur'anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: "Zoti ynë, ne kemi besuar, pra na regjistro ndër ata që dëshmojnë (ndër umetin e Muhammedit).

84

وَمَا لَنَا لَا نُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَمَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡحَقِّ وَنَطۡمَعُ أَن يُدۡخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلصَّٰلِحِينَ

We ma lena la nu’uminu billahi we ma xha’ena minel-hekki we netma’u ‘en judhilena rebbuna me’al-kawmi es-salihine

(dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.

85

فَأَثَٰبَهُمُ ٱللَّهُ بِمَا قَالُواْ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Fe’ethabehumu Ellahu bima kalu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha we dhelike xheza’ul-muhsinine

Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.

86

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabul-xhehimi

Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Derisa vetë Isai a.s. i thirri njerëzit të besojnë Zotin që është një, u shpreh haptas se edhe ai është rob i Tij, besimi në Isain si zot ose besimi në “trini” është i gabuar. Isai ishte i dërguar i Zotit, sikurse edhe të dërguarit që ishin para tij, ishte njëri që kishte nevojë të ushqehej si njerëzit e tjerë; ashtu ishte edhe nëna e tij, Merjemja e ndershme. Kurani ju tërheq vërejtjen, që të mos e teprojnë e Isain ta quajnë zot, dhe të mos shkojnë pas atyre shtrembërimeve në besim, të cilat ishin si trashëgim prej injorantëve, që ishin para kohës së Muhamedit a.s.. Beni Israilët tek të cilët ishte i dërguar Isai, ishin të mallkuar edhe prej Davudit, e edhe prej Isait, pse ishin shumë të shfrenuar. Përveç armiqësisë që Beni Israilët ushqenin kundër muslimanëve ata e shtonin atë armiqësi duke bashkëpunuar edhe me idhujtarët, armiq të përbetuar të Muhamedit a.s. dhe të misionit të tij. Prandaj Beni Israilët ishin dhe janë armiqët më të ashpër të muslimanëve, ndërsa të krishterët nga vetë natyra e ideologjisë së tyre janë më të butë, më të lehtë, dhe si të tillë janë edhe më afër muslimanëve. Ndër të krishterë ka pasur dijetarë fetarë dhe njerëz të devotshëm (asketikë), prandaj shpallja e Zotit gjithnjë ka pasur ndikim më të madh ndër radhët e të krishterëve. Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)!