5. Maide · ajete 84–87

سورة المائدة
84

وَمَا لَنَا لَا نُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَمَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡحَقِّ وَنَطۡمَعُ أَن يُدۡخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلصَّٰلِحِينَ

We ma lena la nu’uminu billahi we ma xha’ena minel-hekki we netma’u ‘en judhilena rebbuna me’al-kawmi es-salihine

(dhe thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na çojë (në xhennet) së bashku me njerëzit e mirë.

85

فَأَثَٰبَهُمُ ٱللَّهُ بِمَا قَالُواْ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Fe’ethabehumu Ellahu bima kalu xhennatin texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha we dhelike xheza’ul-muhsinine

Për ata që thanë, All-llahu i shpërbleu me xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për njerëzit bamirës.

86

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ

Wel-ledhine keferu we kedhdhebu bi’ajatina ‘ula’ike ‘eshabul-xhehimi

Ndërkaq, ata që mohuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, janë banues të zjarrit.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Derisa vetë Isai a.s. i thirri njerëzit të besojnë Zotin që është një, u shpreh haptas se edhe ai është rob i Tij, besimi në Isain si zot ose besimi në “trini” është i gabuar. Isai ishte i dërguar i Zotit, sikurse edhe të dërguarit që ishin para tij, ishte njëri që kishte nevojë të ushqehej si njerëzit e tjerë; ashtu ishte edhe nëna e tij, Merjemja e ndershme. Kurani ju tërheq vërejtjen, që të mos e teprojnë e Isain ta quajnë zot, dhe të mos shkojnë pas atyre shtrembërimeve në besim, të cilat ishin si trashëgim prej injorantëve, që ishin para kohës së Muhamedit a.s.. Beni Israilët tek të cilët ishte i dërguar Isai, ishin të mallkuar edhe prej Davudit, e edhe prej Isait, pse ishin shumë të shfrenuar. Përveç armiqësisë që Beni Israilët ushqenin kundër muslimanëve ata e shtonin atë armiqësi duke bashkëpunuar edhe me idhujtarët, armiq të përbetuar të Muhamedit a.s. dhe të misionit të tij. Prandaj Beni Israilët ishin dhe janë armiqët më të ashpër të muslimanëve, ndërsa të krishterët nga vetë natyra e ideologjisë së tyre janë më të butë, më të lehtë, dhe si të tillë janë edhe më afër muslimanëve. Ndër të krishterë ka pasur dijetarë fetarë dhe njerëz të devotshëm (asketikë), prandaj shpallja e Zotit gjithnjë ka pasur ndikim më të madh ndër radhët e të krishterëve. Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)!
87

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحَرِّمُواْ طَيِّبَٰتِ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكُمۡ وَلَا تَعۡتَدُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ

Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tuherrimu tejjibati ma ‘ehellel-lahu lekum we la ta’tedu ‘innall-llahe la juhibbul-mu’tedine

O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).