‘Innema juridu esh-shejtanu ‘en juki’a bejnekumul-’adawete wel-begda’e fil-hamri wel-mejsiri we jesuddekum ‘an dhikri Ellahi we ‘ani es-selæti fehel ‘entum muntehune
Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?
We ‘eti’u Ellahe we ‘eti’u er-resule we ehdheru fe’in tewellejtum fa’lemu ‘ennema ‘ala resulinal-belagul-mubinu
Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.
Lejse ‘alel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati xhunahun fima ta’imu ‘idha ma ettekaw we ‘amenu we ‘amilu es-salihati thumme ettekaw we ‘amenu thumme ettekaw we ‘ehsenu wel-lahu juhibbul-muhsinine
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu lejebluwennekumu Ellahu bishej’in mine es-sejdi tenaluhu ‘ejdikum we rimahukum lija’lemel-lahu men jehafuhu bil-gajbi femeni a’teda ba’de dhalike felehu ‘adhabun ‘elimun
O ju që besuat, All-llahu do t'ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t'u dalluar te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi), ai ka dënim të dhembshëm.
Ja ‘ejjuhal-ledhine ‘amenu la tektulu es-sejde we ‘entum hurumun we men katelehu minkum mute’ammidæn fexheza’un mithlu ma katele mine en-ne’ami jehkumu bihi dhewa ‘adlin minkum hedjæn baligal-ka’beti ‘ew keffaretun ta’amu mesakine ‘ew ‘adlu dhalike sijamæn lijedhuka webale ‘emrihi ‘afallahu ‘amma selefe we men ‘ade fejentekimu Ellahu minhu wel-lahu ‘azizun dhu entikamin
O ju që besuat, mos e mbytni gjahun duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëllim, atëherë dënimi është therrorizimi i një kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që e ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e bërë atë kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërim, këtë për ta shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu edënon ashpër. All-llahu mbizotëron (çështjet), hakmerret (me dënim).
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.