← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

5. Maide · Ajeti 94 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 5:87–5:96

Myslimanët urdhërohen të mos i kalojnë kufinjtë në shfrytëzimin e begative. Begatitë e mira e të lejuara të shfrytëzohen, të mos iket prej tyre në shenjë të ndonjë asketizmi, misticizmi, heqjeje dorë nga kënaqësitë e kësaj bote etj. Në anën tjetër, nuk duhet t'u afrohen sendeve të ndaluara.

Betimet e rastit në shenjë vërtetimi ose mohimi, fjala vjen: po, vall Ilahi, jo vall llahi, nuk kanë ndonjë përgjegjësi. Betimet me qëllim të caktuar kanë përgjegjësi, andaj duhet respektuar ato, e nëse vjen puna të thyhet një betim i tillë, masa ndëshkuse është: të ushqyerit e dhjetë të varfërve, ose veshja, e tyre, ose agjërimi.

Pijet alkoolike, luajtja në komar, adhurimi i statujeve, falli për njohje të fatit, janë të fëlliqta, janë nxitje e shejtanit, prandaj janë rreptësisht të ndaluara. Ky është ajeti me të cilin ndalohen definitivisht alkololi dhe bixhozi.

Pasi që u ndalua pija e verës dhe e braktisën myslimanët, u shtrua pyetja: çka ishte puna e atyre që e pinë më parë dhe vdiqën, a kanë përgjegjësi Ajeti sqaron se ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie derisa atëherë nuk ishte e ndaluar definitivisht.

Arabët ishin gjahtarë të njohur, ngase jetonin prej gjuetisë, në kohën kur ishin në ihram e kishin të ndaluar gjahun tokësor dhe nëse e shkelnin ligjin ishin të obliguar të kompensonin për shtazën e mbytur duke bërë kurban një nga kafshët shtëpiake, ose të ushqenin të varfër, ose të agjëronin. Këto dispozita ishin sprovim për të parët - sahabët, ashtu që të dihet se kush i respekton dispozitat e Zotit e kush jo. Këto dispozita të gjuetisë në kohën e haxhit ose të umres, janë të përhershme deri në kijamet. Ihramë është një çarshaf më të cilin është mbështjellur njeriu gjatë kryerjes së detyrës së haxhit.

Nga kjo pjesë e Kur'anit po kuptohet se edhe egërsirat janë të sigurta në Qabe me rrethinë, e të mos flasim për njerëz.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 5:94–5:95

- O ju që keni besuar! Allahu ka për t’ju provuar duke ju ndaluar nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja...” - Ibn Abasi shpjegon: “Këtu bëhet fjalë për gjahun e arritshëm lehtësisht, për shkak se është i dobët ose i vogël, nëpërmjet të cilit Allahu i vë në provë robërit e Tij gjatë kohës kur janë në ihram. Ata sprovohen në mënyrë të tillë që, nëse do të dëshironin, edhe me dorë mund ta kapnin atë gjah. Por Ai i ndaloi që t’i afrohen këtij lloj gjahu”. Mukatil Ibn Hajjani ka thënë se kjo ndalesë u ligjërua gjatë umres, kur u lidh marrëveshja e Hudejbijes. - që Allahu ta dallojë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. - Allahu i Madhëruar është duke ju vënë në provë nëpërmjet kësaj ndalese për gjahtim gjatë ihramit. Në fakt, gjahu u vinte njerëzve aq afër çadrave të tyre, saqë mund ta kapnin edhe me dorë, e aq më shumë me shigjeta. Ata mund ta kapnin gjahun haptas dhe fshehtas. Në këtë mënyrë, dilte në pah bindja e atyre që i nënshtrohen dhe i zbatojnë urdhëresat e Zotit haptazi dhe fshehtazi. Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh. ” [Mulk 12]. Ndërsa këtu thotë: - Kushdo që e kalon kufirin pas këtij qartësimi, do të ketë një dënim të dhembshëm. - Çdokush që e kalon kufirin dhe e shkel urdhrin pas këtij paralajmërimi, ai do të ketë një dënim të dhembshëm. Ky është dënim i merituar për kundërshtimin e urdhrit të Allahut dhe ligjit të Tij. - O ju që keni besuar! Mos gjuani kur jeni në ihram. - Kjo është një ndalesë nga Allahu i Madhëruar për gjueti gjatë kohës kur jemi në ihram. Kështu, muhrimit nuk i lejohet që të bëjë gjueti apo të vrasë ndonjë kafshe, gjatë kohës që është në ihram, përveç kafshëve që Sheriati i ka përjashtuar nga ky gjykim, duke lejuar vrasjen e tyre në çdo lloj gjendjeje. Në dy Sahih-ët është hadithi nga Aishja, nëna e besimtarëve, se Profeti i Allahut ka thënë: 1064. “Pesë kafshë të dëmshme lejohet të vriten në kohë të zakonshme dhe në kohë ihrami: korbi, El hid'etu (lloj skifteri) , akrepi, miu dhe qeni i egër.” Ndërsa Nesaiu ka hadithin nga Aishja, se Profeti i Allahut ka thënë: 1065.

“Pesë kafshë lejohet të vriten nga muhrimi: gjarpri, miu, El hid'etu (lloj skifteri) , korbi me pulla dhe qeni i egër.” Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky rregull përfshin më shumë kafshë se ato që janë përmendur në hadith. Në dy Sahih-ët është një formulim gjithëpërfshirës. Kështu, Hushejmi sj ell hadithin nga Ebu Seidi se: 1066. “..Profeti u pyet njëherë se çfarë kafshësh i lejohen muhrimit që të vrasë. Ai tha: “Gjarprin, akrepin, El fuejsika, korbin - që e gjuan, por nuk e vret, - qenin e egër, sorrën dhe çdo egërsirë.” Ebu Daudi e sjell këtë hadith nga Ahmed Ibn Hambeli, ndërsa Tirmidhiu dhe ka thënë që ky është një hadith hasen. Zejd Ibn Eslemi dhe Sufjan Ibn Ujejne kanë thënë që: fjala “qeni i egër” përfshin të gjitha llojet e egërsirave të zakonshme. Ata që mbështesin këtë mendim qetësohen edhe me n jë hadith tjetër, që thotë se: 1066. “Kur Profeti i Allahut mallkoi Utbe Ibn Ebu Lehebin, tha: “O Zot, ndërse mbi të qenin Tënd në Sham!” Dhe atë e hëngrën dhe shqyen egërsirat në Zerka.” Përveç këtyre rasteve, nëse muhrimi vret ndonjë kafshë tjetër, i duhet që ta kompensojë atë, por jo nëse rrëzohet mbi kafshë pa dashje dhe e vret atë. Në këtë rast të fundit, nuk e ka detyrë që të kompensojë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Kushdo që kryen gjueti me paramendim - Shumica e dijetarëve janë të mendimit se si ai që e bën këtë me paramendim, ashtu edhe ai që e bën nga harresa, janë njëlloj në gjykimin për detyrueshmërinë e kompensimit. Kjo kuptohet edhe nga fakti që Allahu i Madhëruar, në lidhje me atë që e bën me paramendim, ka thënë se ai merr edhe gjynah, pasi më poshtë thuhet: “... që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e ka falur atë që ka kaluar. Ndërsa atë që i kthehet (gjynahut) pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë.” Edhe në Sunet janë sjellë gjykimet e Profetit dhe të sahabëve për kompensimin edhe kur është bërë gjueti gabimisht ose nga harresa. - si dënim duhet të therë një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën që ka vrarë... - Shumica e dijetarëve janë të mendimit se kompensimi bëhet duke bërë kurban një kafshë të butë shtëpiake të ngjashme. Ky është ndryshe nga mendimi i Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë!), i cili ishte i mendimit se kompensimi bëhet duke paguar në masë pasurore vlerën e gjahut të vrarë, pavarësisht në ka të ngjashëm nga kafshët shtëpiake apo jo. Në lidhje me këtë ai ka thënë: “Njeriu është i lirë të zgjedhë që, me vlerën e gjahut, ose të blejë një kafshë tjetër nga kafshët e buta e ta bëjë kurban, ose të japë vlerën pasurore sadaka”. Sidoqoftë, gjykimi që kanë dhënë sahabët për të bërë kurban një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjahut të vrarë gjatë ihramit, është më parësor për t’u ndjekur. Kështu, ata kanë gjykuar që ai që vret një struc, të bëjë kurban një deve, ai që vret një lopë të egër, të bëjë kurban një lopë të butë, ndërsa ai që vret një gazelë, të bëjë kurban një dhi. Gjykimet e sahabëve për të tilla çështje i gjen kudo në librat e ligjeve dhe dispozitave. Ndërsa në rastin kur kafsha e vrarë nuk ka të ngjashme prej kafshëve të buta, atëherë për të paguhet çmimi i saj në vlerë pasurore dhe dërgohet në Mekë, për fukarenjtë e saj. Kështu ka thënë Bejhakiu. - për të cilën vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj... - Në lidhje me përcaktimin e kafshës së ngjashme me kafshën e vrarë në gjueti, në rastin kur ka kafshë të ngjashme me të, ose në lidhje me vlerën pasurore të kafshës së vrarë në gjueti, kur nuk ka kafshë të ngjashme me të, thirren për të gjykuar me drejtësi dy muslimanë të drejtë. A lejohet që gjahtari vetë të jetë njëri prej dy gjykuesve , apo jo? Imam Maliku është i mendimit se kjo nuk lejohet, sepse nuk mund të jetë i njëjti person edhe i gjykuari, edhe gjykatësi. Me fjalë të tjera, i gjykuari nuk mund të jetë gjykatës i vetes së vet. Ndërsa imam Shafiiu dhe Ahmedi janë të mendimit se është e lejueshme, sepse ajeti është i përgjithshëm dhe i përfshin të gjitha rastet. Gjithashtu, Ibn Xheriri sjell

hadithin nga Tariku, i cili tregon: “Njëherë, Erbidi qëlloi një kaproll (dhabj) dhe e vrau, ndërkohë që ishte në ihram. Ai shkoi tek Omeri, për ta gjykuar rastin në fjalë. Omeri i tha: “Gjyko së bashku me mua!” Dhe të dy gjykuan se duhej të bënte kurban një cjap, që ishte përdorur për të mbajtur ujë dhe shkarpa. Pastaj Omeri citoi: “...për të cilën vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj...” Kjo tregon se edhe gjahtari vetë mund të jetë njëri prej dy gjykuesve që vendosin për kompensimin, siç është edhe mendimi i Imam Shafiiut dhe imam Ahmedit, - Allahu i mëshiroftë! Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me çështjen se: a mjafton gjykimi i sahabëve në lidhje me përcaktimin e kafshës së ngjashme me kafshën e vrarë në gjueti, apo duhet të vendosin dy njerëz të drejtë nga muslimanët, qoftë në rastet kur kanë gjykuar sahabët, qoftë kur nuk ka ardhur gjykim prej tyre ? Imam Ahmedi dhe Shafiiu i kanë konsideruar rastet e sahabëve si parësore dhe të detyrueshme për t’u zbatuar ligjërisht. Vetëm nëse nuk kemi gjykime nga sahabët, atëherë zgjedhim dy muslimanë të drejtë, që të vendosin për këtë çështje. Ndërsa imam Maliku dhe Ebu Hanife janë të mendimit se për çdo rast duhet të gjykojnë dy muslimanë të drejtë, pavarësisht si kanë gjykuar sahabët, sepse Allahu thotë: “...për të cilën vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj...”, dhe ajeti është i përgjithshëm e i papërcaktuar. - duke e kushtuar atë si kurban në Qabe - Pra, si një kurban që duhet të shkojë në Qabe. Qëllimi është që kurbani duhet të dërgohet në Qabe dhe të ther ret e shpërndahet për të varfërit e nevojtarët që ndodhen në Vendin e Shenjtë. Ky është një gjykim i pranuar unanimisht për këtë rast. - ose të ushqejë të varfër si kompensim, ose të agjërojë në atë masë - Kjo është detyra për muhrimin që gjahton, nëse nuk gjen kafshë të ngjashme me kafshën që ka vrarë, ose kemi të bëjmë me rastin kur nuk ka kafshë të ngjashme me gjahun, sipas mendimit që, nëse ka kafshë të ngjashme, atëherë ajo duhet bërë kurban. Ndërsa nëse shkojmë me mendimin se kompensimi bëhet në çdo rast duke paguar në masë pasurore vlerën e gjahut të vrarë, atëherë mund të themi se muhrimi është i lirë të zgjedhë që të kompensojë duke paguar në masë pasurore vlerën e gjahut të vrarë, ose të ushqejë të varfër me atë vlerë, ose të agjërojë. Ky ka qenë mendimi i imam Malikut, Ebu Hanifes, Ebu Jusufit, Muhamed Ibn Hasenit dhe njëri nga mendimet e ardhura nga imam Shafiiu. Ndërsa mendimi më i përhapur dhe i njohur nga imam Ahmedi është se muhrimi është i lirë të zgjedhë mes këtyre mënyrave të kompensimit të përmendura në ajet, sepse pjesëza “eu” do të thotë “ose”. Pra, ai mund të kompensojë ose duke bërë kurban një kafshë të ngjashme me gjahun që vrau, ose të ushqejë 6 nevojtarë me dy grushta ushqim secilin. Sheriati urdhëroi Keab Ibn Axhraten që të shpërndante një ferak (masë e barabartë me tre sa) për gjashtë veta, ose të agjëronte tri ditë, pra, një ditë për çdo sa me ushqim. Një ferak është i barabartë me tre sa ushqim. Ushqimi duhet të shpërndahet në Vendin e Shenjtë. Ali Ibn Ebu Talha tregon se Ibn Abasi, duke shpjeguar këtë ajet, ka thënë: “Nëse muhrimi vret një kafshë, duhet të gjykohet (nga dy muslimanë) për mënyrën e kompensimit. Kështu, nëse vret një kaproll (dhabj) ose të ngjashme me të, atëherë bëhet kurban një dele, dhe ky kurban bëhet në Mekë. Nëse nuk gjen, atëherë duhet të ushqejë gjashtë nevojtarë, e nëse sërish nuk gjen, atëherë duhet të agjërojë tri ditë. Nëse vret një dre (ejlen) ose diçka të ngjashme me të, atëherë bëhet kurban një lopë. Nëse nuk gjen, atëherë duhet të ushqejë 20 nevojtarë, e nëse as të tillë nuk gjen, atëherë duhet të agjërojë 20 ditë. Nëse vret një struc (neameten) ose një zebër (gomar të egër), ose diçka të ngjashme e të përafërt me të, atëherë bëhet kurban një deve budne. Nëse nuk gjen, atëherë duhet të ushqejë 30 nevojtarë, e nëse as kështu nuk gjen, atëherë duhet të agjërojë 30 ditë.” Kështu e sjellin

hadithin Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri. 275 Nga Ibn Abasi është transmetuar, gjithashtu, se lejohet përzgjedhja mes tri mënyrave të kompensimit. Këtë mendim e ka përzgjedhur edhe Ibn Xheriri. - që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. - Domethënë, ta ndjejë ndëshkimin për veprën e ndaluar që ka bërë. - Allahu e ka falur atë që ka kaluar. - Ai i ka falur gjynahet e kryera përpara Islamit, për ata që në Islam rregullohen e përmirësohen, ndjekin ligjin e Zotit dhe ruhen nga gjynahet. Pastaj i Lartësuari thotë: - Ndërsa atë që i kthehet (gjynahut) pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. - Kushdo që e bën këtë vepër, pasi e ka mësuar qartë gjykimin e Islamit për të, meriton ndëshkimin e Allahut. Në Sheriat nuk ka ndonjë masë ndëshkimore të përcaktuar, nëse dikush i kthehet përsëri këtij gjynahu. Kështu, nëse dikush i kthehet përsëri këtij gjynahu, urdhërohet që ta kompensojë me mënyrat e shtjelluara më lart dhe i thuhet: “Allahu ka për të të ndëshkuar, prandaj bëj kujdes!” Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin nga Hasen El Basriju se, njëherë, një burrë gjahtoi gjatë ihramit dhe atij iu fal ky gabim. Por ai gjahtoi përsëri. Atëherë ra një zjarr rrufe nga qielli dhe e dogji. Kështu thotë Allahu i Madhëruar: “Ndërsa atë që i kthehet (gjynahut) pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë.” - Allahu është Ngadhnjimtar dhe Zoti i shpagimit. - Ibn Xheriri shpjegon ajetin: “Allahu është Ngadhënjimtar e i Pamposhtur në sundimin e pushtetin e Tij. Askush nuk mund ta mposhtë Atë dhe askush nuk mund ta pengojë ndëshkimin e Tij, kur Ai ndëshkon, sepse gjithçka është krijimi i Tij dhe urdhri që zbatohet është urdhri i Tij. Atij i takon krenaria dhe pushteti i pathyeshëm. Allahu i Madhëruar ka paralajmëruar ndëshkim për këdo që nuk i bindet dhe thyen urdhëresat e Tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 5:94–5:96

Një ndër mirësitë e shumta që Allahu i Madhëruar u ka bërë robve të Tij është që i ka përgatitur ata për sprovat me të cilat do t’i godasë, me gjykimin dhe caktimin e Tij. Ai u tregon në Librin e Tij mënyrat e sprovimit, që ata të binden dhe të rrinë të përgatitur për çdo rast. Pas këtij paralajmërimi, çdokush do të zgjedhë shpëtimin ose humbjen, i vetëdijshëm dhe i qartë për atë që bën. Kështu, thotë i Madhëruari: - “O ju që keni besuar! Allahu ka për t’ju provuar duke ju ndaluar nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja,...” - Allahu i Madhëruar ka për ta vënë në provë besimin tuaj. Ai do t’ju sprovojë me diçka të vogël e të lehtë, jo me diçka të madhe e të rëndë. Kjo sprovë do të jetë si lehtësim nga Allahu i Madhëruar. Është vetë Zoti që jua mundëson gjuetinë, me shtiza dhe me duar. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon urtësinë e këtij sprovimi: “...që Allahu ta dallojë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. ” - Pra, që Allahu i Madhëruar t’jua shfaqë krijesave haptazi atë që fshihet në zemrat e tyre, dhe kështu shpërblimi dhe ndëshkimi të ngrihen mbi fakte të dukshme dhe jo thjesht mbi dijen e Allahut të Madhëruar. Kështu, Allahu i Madhëruar do t’i shfaqë ata që i frikësohen Atij edhe fshehtazi dhe që largohen nga ndalesat e Tij edhe kur e kanë mundësinë që t’i kryejnë ato, dhe më pas do t’i shpërblejë me mirësi të shumta. Ai do t’i shfaqë edhe ata të cilët nuk i frikësohen Atij, të cilët sa herë që u jepet mundësia që të gjuajnë edhe kur e kanë të ndaluar, ata e bëjnë, pa u drojtur nga Zoti dhe përgjegjësia para Tij. - “Kushdo që e kalon kufirin pas këtij qartësimi, do të ketë një dënim të dhembshëm.” - Çdokush që i kalon kufijtë e Zotit, pasi i janë sqaruar, ai meriton dhe do të marrë një ndëshkim të dh embshëm, realitetin e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar. Ky ndëshkim është i meritueshëm, sepse ata nuk kanë asnjë justifikim për veprat e tyre. Devotshmëria e

shpërblyeshme është ajo e fshehta, kur asnjë krijesë nuk të sheh dhe dëshmon. Ndërsa shfaqja e devotshmërisë në praninë e njerëzve, mund të jetë sa për sy e faqe, dhe njeriu nuk meriton shpërblim për këtë vepër. Pastaj Allahu i Lartësuar e shpreh qartë ndalimin e gjuetisë gjatë kohës së ihramit (për haxh ose umre). Ai thotë: - “O ju që keni besuar! Mos gjuani duke qenë në ihram.” - Kjo ndalesë përfshin gjithçka që lidhet me gjuetinë, si: veprimet përgatitore për gjueti, pjesëmarrjen në gjueti, ndihmesën në të, qoftë edhe duke treguar prenë apo duke dhënë armën, madje ndalohet edhe ngrënia e gjahut, nëse është gjuajtur për atë që është në ihram. Ky është respekt për adhurimet e rëndësishme dhe madhështore të haxhit dhe umres. Pra, gjuetia që në kohët e tjera është e lejuar, gjatë kohës së ihramit është e ndaluar. - “Kushdo që kryen gjueti me paramendim, si dënim duhet të therë një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën që ka vrarë, për të cilën vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e kushtuar atë si kurban në Qabe, ...” - Ai që bën gjueti dhe e vret kafshën e gjuetisë me qëllim, ai detyrohet që ta kompensojë këtë veprim duke bërë kurban një kafshë të përafërt me kafshën që ka vrarë (si lopë, dele, deve etj.). Domethënë, ai duhet të shohë se cilës kafshë shtëpiake i ngjan dhe i përafrohet më shumë për nga vlera kafsha që ka vrarë. Është detyrë, pra, të gjendet dhe përcaktohet përafërsia dhe ngjashmëria e duhur. Ky përcaktim bëhet nga ata që Zoti i ka quajtur “ dheuej adlin”- të drejtët. Pra, dy njerëz të drejtë, të cilët dinë të përcaktojnë ngjashmërinë dhe përafërsinë. Kështu vepruan sahabët, të cilët, për gjuajtjen dhe vrasjen e një pëllumbi bënë të detyrueshëm kurbanin e një deleje, për vrasjen e një struci bënë të detyrueshëm kurbanin e një budneje, ndërsa për vrasjen e lopëve të egra, bënë të detyrueshme kurbanin e një lope të butë. Megjithatë, nëse nuk ka kafshë të butë shtëpiake që i përngjan apo i përafrohet gjahut të paligjshëm, atëherë shikohet vlera e tij monetare, ashtu sikurse thotë rregulli bazë për dëmshpërblimin e të dëmtuarve. Më tej, Allahu i Madhëruar na udhëzon që kurbanin e kompensimit ta çojmë në Qabe. - “...ose të ushqejë të varfër si kompensim, ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e ka falur atë që ka kaluar. ” - Dëmshpërblimi për gjahun e ndaluar mund të nxirret edhe në formë ushqimi për të varfërit, me të njëjtën vlerë sa bagëtia e kurbanit të kompensimit. Shumë dijetarë kanë thënë që, pasi përcaktohet lloji i bagëtisë që do të bëhet kurban, përcaktohet vlera e saj monetare, me të cilën do të blihet ushqim për të varfërit. Pastaj, çdo të varfëri i jepet nga një mudde (dy grushta) grurë ose gjysmë sa-i me lloje të tjera ushqimi, si oriz etj. Kjo është një mënyrë kompensimi, pra, duke ushqyer të varfërit. Mënyra tjetër është duke agjëruar nga një ditë për çdo të varfër që duhej të ushqehej. Për shembull, për dhjetë të varfër është detyrë që të agjërohet dhjetë ditë. Allahu i Madhëruar bëri të detyrueshme këto shlyerje për gjuetinë e ndaluar, me qëllim që gabimtari t’i ndjejë pasojat e mosbindjes së tij. Por ai që i kthehet përsëri kësaj vepre të ndaluar ka për t’u ndëshkuar nga Allahu i Madhëruar: - “Ndërsa atë që i kthehet (gjynahut) pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është Ngadhnjimtar dhe Zoti i shpagimit.” - Shtrohet pyetja: A është i detyruar për kompensim dhe a është i kërcënuar me këtë ndëshkim si ai që e bën gjuetinë me dashje, edhe ai që e bën pa dashje? Ndërkohë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kushdo që kryen gjueti me paramendim...”. Në lidhje me këtë, shumica e dijetarëve kanë thënë se ai që vret gjahun pa dashje çlirohet vetëm nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar, por jo nga përgjegjësia për kompensim. Rregulli për kompensimin e dëmeve thotë qartë se çdokush që dëmton jetën dhe pasurinë e atyre që nuk lejohet t’i cenosh, ai është i detyruar që t’i kompensojë, sido që të jetë, me qëllim apo

pa qëllim. Allahu i Lartësuar ka përcaktuar tri lloje masash për çdo dëmtim: shpagimin, ndëshkimin në dynja dhe ndëshkimin në ahiret. Ai që e bën me qëllim dëmtimin i meriton të trija masat ndëshkimore. Ndërsa ai që e bën pa qëllim mund të çlirohet nga ndëshkimi në dynja dhe ndëshkimi në ahiret, por jo nga detyrimi për kompensim. Kësisoj, përcaktimi në ajet: “Kushdo që kryen gjueti me paramendim...”, është bërë për të përjashtuar nga dënimi i Zotit veprën e bërë pa dashje, por jo nga detyrimi për kompensim. Ky ishte mendimi i shumicës së dijetarëve. Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se ai që e bën këtë vepër pa dashje përjashtohet edhe nga detyrimi për kompensim. Thënë ndryshe, kompensimi është detyrim vetëm për atë që e ka bërë me qëllim, sepse këtë e tregon qartë ajeti, me kuptimin e drejtpërdrejtë të tij. Edhe rregulli për kompensimin e dëmeve në jetë dhe pasuri është i saktë, por ka një ndryshim mes rasteve të zakonshme dhe rastit të gjahut të ndaluar. Ndryshimi është se në rastet e zakonshme kemi të bëjmë me shkelje të hakut të krijesave, prandaj është i detyrueshëm kompensimi i dëmit. Ndërsa në rastin e gjuetisë së ndaluar kemi të bëjmë me hakun e Allahut, dhe përderisa ai që e bën pa dashje çlirohet nga gjynahu dhe ndëshkimi i Zotit, duhet të jetë i çliruar edhe nga detyrimi për kompensim. Fjala “gjueti” në ajet nënkupton si gjuetinë tokësore, ashtu edhe atë të detit. Pra, ndalesa i përfshin të dyja llojet e gjahut, prandaj Allahu i Madhëruar veçon gjahun e detit, që është hallall. I Lartësuari thotë: - “Juve ju është lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim i tij, për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët,...” - Pra, gjuetia në det është lejuar edhe gjatë kohës së ihramit. Lejohet si ushqimi që del i gjallë prej detit, ashtu dhe kafshët e detit të ngordhura në të. Allahu i Lartësuar i lejoi këto ushqime, gjithashtu, me qëllim që bashkë me ne, të përfitojnë edhe shoqëruesit tanë të udhëtimit në det. - “...por ju është ndaluar gjahu i tokës, sa të jeni në ihram!” - Nga fjala “sajd” (gjah) nënkuptohet që, së pari, gjahu të jetë kafshë e egër dhe jo e zbutur. Pra, vrasja e kafshëve të buta për ushqim nuk konsiderohet gjah. Së dyti, gjahu duhet të jetë i ngrënshëm, domethënë që lejohet të hahet. Kësisoj, vrasja e kafshëve jo të ngrënshme nuk konsiderohet si gjah për të cilin je i detyruar të kompensosh. - “Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të grumbulloheni!” - Frika ndaj Allahut tregohet duke zbatuar ato gjëra të cilat Ai i ka urdhëruar dhe duke iu larguar atyre të cilat Ai i ka ndaluar. Për të qenë sa më e lehtë arritja e kësaj, duhet të kujtojmë shpesh se do të ringjallemi dhe do të grumbullohemi para Allahut, për t’u llogaritur dhe shpërblyer sipas veprave tona. Nëse tregohemi të devotshëm, të gëzohemi, se shpërblimi do të jetë i madh. Por nëse nuk jemi të tillë dhe nuk përpiqemi për të arritur frikën ndaj Allahut, atëherë do të jemi të rrezikuar nga ndëshkimi i të Drejtit.

← Maide 5:94