أُحِلَّ لَكُمۡ صَيۡدُ ٱلۡبَحۡرِ وَطَعَامُهُۥ مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِلسَّيَّارَةِۖ وَحُرِّمَ عَلَيۡكُمۡ صَيۡدُ ٱلۡبَرِّ مَا دُمۡتُمۡ حُرُمٗاۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ
Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kini dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Muslimanët urdhërohen të mos i kalojnë kufijtë në shfrytëzimin e begative. Begatitë e mira e të lejuara të shfrytëzohen, të mos iket prej tyre në shenjë të ndonjë asketizmi, misticizmi, heqjeje dorë nga kënaqësitë e kësaj bote etj.. Në anën tjetër, njerëzit nuk duhet t’iu afrohen sendeve të ndaluara. Betimet e rastit në shenjë vërtetimi ose mohimi, fjala vjen: po vAllahi, jo vAllahi, nuk kanë ndonjë përgjegjësi. Betimet me qëllim të caktuar kanë përgjegjësi, prandaj duhen respektuar ato, e nëse vjen puna të thyhet një betim i tillë, masa ndëshkuese është: të ushqyerit e dhjetë të varfërve, ose veshja e tyre, ose agjërimi. Pijet alkoolike, luajtja e bixhozit, adhurimi i statujave, falli për njohje të fatit, janë të fëlliqta, janë nxitje e shejtanit, prandaj janë rreptësisht të ndaluara. Ky është ajeti me të cilin ndalohen definitivisht alkooli dhe bixhozi. Pasi u ndalua pirja e verës dhe e braktisën muslimanët u shtrua pyetja: Si ishte puna e atyre, që e pinë më parë dhe vdiqën, a kanë përgjegjësi? Ajeti sqaron, se ata nuk kanë kurrfarë përgjegjësie derisa atëherë nuk ishte e ndaluar definitivisht. Arabët ishin gjahtarë të njohur, sepse jetonin me gjueti, në kohën kur ishin në ihram e