50. Kaf · Ajeti 35

سورة ق
Përkthimi Sherif Ahmeti
35

لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيۡنَا مَزِيدٞ

Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi t’i fryhet surit, të ringjallen dhe të ngrihen, të paraqiten për llogari meleku përcjellës thotë: “O Zot, shënimet për veprat e tij me të cilat më obligove t’i ruaj, ja, janë gati. Atëherë Zoti i urdhëron ata dy melekë që njëri e përcillte e tjetri dëshmonte, ta hedhin në xhehenem secilin jobesimtar kryefortë, që ka penguar shumë nga punët e mira, që ka qenë i shfrenuar dhe ka dyshuar në Zotin, duke i shoqëruar edhe ndonjë zot tjetër. Kur zullumqari përpiqet të arsyetohet, se dreqi e ka mashtmar, dreqi që ka qenë shok i tij i thotë Zotit: Unë nuk e kam humbur me dhunë, ai vetë me dëshirën e vet ka qenë i humbur. Zoti iu thotë: Tashti mos u grindni para Meje, sepse Unë në dynja ua kam tërhequr vërejtjen për këtë rrezik; Unë nuk i bëj padrejtësi askujt, por fjala Ime nuk thyhet. Kur pyetet xhehenemi, se a ka ende vend ai përgjigjet se është mbushur përplot. Besimtarëve të mirë e të ruajtur xheneti iu afrohet e shohin dhe iu thuhet: Këto të mira janë nga ato që iu janë premtuar, tashti hyni se jeni të shpëtuar prej zjarrit, keni përshëndetje prej Allahut, prej melekëve, jepni selam njëri-tjetrit në shenjë gëzimi, se këtu jeni përgjithmonë, këtu keni ç’të dëshironi, e pos këtyre të mirave, keni edhe më shumë, e ajo më shumë është se do të shihni Zotin xh. sh.