50. Kaf · Ajeti 41 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 50:36–50:45
Shkatërrimi i zullumqarëve që ishin më të fuqishëm se kundërshtarët e Kur'anit dhe të Muhammedit, të cilët u përpoqën t'i shpëtojnë dënimit, por nuk ia dolën, do të duhej të jetë këshillë për atë që ka mend dhe që përcjell çështjet me vëmendje.
Jehuditë thonin se Zoti e filloi krijimin e botës ditën e dielë dhe e përfundoi për gjashtë ditë, e të shtunën pushoi, sepse ishte lodhur. Atë thënie të tyre Kur'ani e refuzoi si të pa bazë.
Muhammedi urdhërohet të mos u vërë veshin thënieve të tyre, sepse Zoti e di më së miri atë që e thonë ata, i thuhet se ti ke për detyrë t'i këshillosh e t'i qortosh, e jo t'i fusësh me dhunë në fenë islame, këshilloje atë që i ka frikë dënimit me Zjarr. thuhet madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd me dy rekate namaz para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, e falu edhe natën i edhe pas namazeve, farzeve. Para Miraxhit ishin obligim dy rekate namaz para mëngjesit dhe dy para mbrëmjes, ishte bukur obligim edhe namazi gjatë natës. Natën e Miraxhit u bënë obligim pesë kohët e namazit në mesin e të cilave edhe ai i sabahut dhe i ikindisë që u falën edhe më parë.
Israfili është ai që thërret për ringjallje, atë thirrje të tij e dëgjojnë të gjithë njësoj, toka hapet e njerëzit dalin duke u ngutur për tubim, i cili për Zotin është shumë lehtë.
Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Kafë. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 50:41–50:45
- “Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt! ” - Dëgjo me vëme - ndje, o Muhamed, ditën kur meleku Israfil (paqja e Zotit qoftë mbi të!) do të thërrasë me urdhrin e Allahut të Lartësuar: “O ju eshtra të tretura dhe trupa të copëtuar, Allahu i Lartësuar ju urdhëron që të mbli - dheni, për të bërë ndarjen e drejtë mes jush!” - “Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes. ” - Bëhet fjalë për fryrjen e Surit, e cila do të vijë me të vërtetën, atë të vërtetë për të cilën shumica e tyre ishin në mëdyshje në jetën e kësaj bote. Shumica e njerëzve nuk e besonin ringjalljen përpara Zotit. I Lartësuari thotë se është “dita e daljes”, pra, dita e daljes nga varret. - “Sigurisht, Ne japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi. ” - Allahu është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e rikthen atë, dhe kjo është me lehtë. Vetëm tek Ai do të jetë kthimi i të gjitha krijesave, pa përjashtim. Ai ka për të shpërblyer çdo rob sipas punëve që ka kryer. Nëse ka bërë mirë, do të shpërblehet me mirësi dhe nëse ka bërë keq, do të marrë ndëshkimin e merituar.
- “Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë, tubimi do të jetë i lehtë për Ne.” - Kështu do të ndodhë, sepse Allahu Krenar dhe i Lartësuar ka për të zbritur një shi nga qielli, nëpërmjet të cilit trupat e krijesave do të mbijnë nga varret e tyre, sikurse mbin fara e hedhur në tokë, kur ujitet. Pasi të plotësohen trupat, me urdhrin e Allahut të Lartësuar, Israfili do të fryjë Surin dhe atëherë shpirtrat do të dalin prej tij dhe do të vërshojnë mes qiellit dhe tokës drejt trupave përkatës. Për këtë, Allahu Krenar dhe i Lartësuar thotë: “Betohem në Krenarinë dhe Madhështinë time! Çdo shpirt do të kthehet në trupin, ku ka qenë në jetën e dynjasë.” Kështu, çdo shpirt do të kthehet në trupin e vet dhe do të përhapet në të, ashtu sikurse përhapet helmi në gjakun e të kafshuarit. Atëherë do të çahet toka dhe ata do të ngrihen për t’u mbledhur në vendin e llogarisë. Ata do të dalin me shpejtësi, duke nxituar t’i përgjigjen urdhrit të Allahut Krenar, sikurse thotë i Lartësuari në ajet e tjera: “Të tmerruara do të jenë shikimet e tyre. Ata do të dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë, duke shpejtuar drejt Lajmëtarit. Jobesimtarët do të thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.” [Kamer 7, 8]. Ose: “Ditën, kur Ai t'ju thërrasë dhe ju t'i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar, do t'ju duket se qëndruat veçse për pak kohë.” [Isra 52]. Në Sahihun e Muslimit vjen hadi - thi nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ﷺka thënë: 2484. “Unë jam i pari që do të dalë nga toka. Ajo do të çahet e unë do të dal i pari prej saj.” Më pas, i Lartësuari thotë: “... tubimi do të jetë i lehtë për Ne.”. Pra, ky rikthim në jetë është i lehtë për Allahun, sikurse thotë Krenari i Lartësuar në ajetet e tjera: “Puna Jonë është e shpejtë, sa hap e mbyll sytë.” [Kamer 50]. Ose: “Krijimi dhe ringjallja e të gjithëve ju është njëlloj si krijimi dhe ringjallja e një një njeriu të vetëm. Allahu dëgjon dhe sheh gjithçka.” [Lukman 28]. - “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata ...” - Ne i dimë shumë mirë fjalët që idhujtarët t’i thonë, duke shprehur refuzimin e tyre për ty si profet të Zotit dhe si besnik i Shpalljes së Tij, prandaj mos u trishto për ato fjalë. I Lartësuari thotë në ajete të tjera: “Ne e dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtë - risht prej gjërave që thonë ata. Por ti madhëroje me lavdërime Zotin tënd e bëhu prej atyre që bien në sexhde! Gjithashtu, adhuroje Zotin tënd, derisa të vijë ora e sigurt (vdekja)!” [Hixhr 97 - 99]. - “... ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot.” - Ti kurrsesi nuk mund t’i imponosh apo t’i detyrosh ata, që të përqafojnë besi - min e vërtetë dhe të drejtë. Ti je thjesht një kumtues i qartë i mesazhit të Zotit. - “Ti përkujto me këtë Kuran atë që i druhet kërcënimit Tim! ” - Ti thjesht kumtoje qartë mesazhin e Zotit tënd. Ata që do të përfitojnë, përkujtojnë dhe marrin mësim, janë ata që i frikësohen Allahut të Lartësuar dhe kërcënimeve të Tij dhe shpresojnë në premtimet dhe shpërblimet e Tij. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar në ajetin tjetër: “Edhe nëse do të të mundë - sojmë ta shohësh (sa je gjallë) një pjesë të asaj që ua kemi premtuar atyre, apo të ta marrim shpirtin (para se të përfundojë e gjitha), detyra jote është vetëm kumtimi i qartë (i shpalljes) , kurse gjykimi për ta i Yni.” [Ra’d 40]. “Ti këshillo, sepse je veçse një kujtues, dhe nuk je kontrollues i tyre.” [Gashije 21, 22]. “Nuk është detyrë e jotja udhëzimi i tyre. Është Allahu që udhëzon në rrugë të drejtë atë që Ai do. ...” [Bekare 272]. “ Ti nuk do të mund ta udhëzosh çdokënd që do ti, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai i di më së miri atë që e marrin (dhe e meritojnë) udhëzimin.” [Kasas 56]. Katadja gjithmonë tho - shte: “O Zot, na bëj nga ata që iu frikësohen kërcënimeve të Tua dhe shpresojnë premtimet për shpërblimet e Tua! O Bamirës, O Mëshirëplotë!”. Ky është fundi i përmbledhjes së tefsirit të sures Kaf. Falënderimet dhe lavdërimet i qofshin dhe i takojnë vetëm Allahut të vetëm dhe të pashoq! Ai na mjafton dhe Ai është më i miri mbështetës.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 50:41–50:45
- “Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt!” - Dëgjo me zemrën tënde, kur Israfili t’i fryjë Surit. Kjo do të ndodhë në një vend pranë krijesave, jo larg tyre. - “Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes.” - Atë ditë, të gjithë do ta dëgjojnë atë zë rrëqethës, që lajmëron për të vërtetën, që është Dita e Llogarisë. Kjo është dita e daljes nga varret. Vetëm i Madhëruari është Ai që ka pushtetin për të bërë ringjalljen, askush tjetër. Prandaj i Madhëruari thotë: - “Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi.” - Vetëm Allahu mund të japë jetën dhe vdekjen dhe të gjithë tek Ai do të kthehen një ditë. Ajo është dita kur toka do të çahet, që prej saj të dalin ata që janë varrosur në të, siç thotë i Lartësuari: - “Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë...” - Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i tubojë para Tij, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Allahu është i Plotpushtetshmi për gjithçka. - “...tubimi do të jetë i lehtë për Ne.” - Kjo është diçka e thjeshtë për të Plotfuqishmin dhe nuk e lodh aspak Atë. - “Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata...” - Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë rreth çdo fjale me të cilat idhujtarët të mundojnë ty! Por mjafton që ti, o i Dërguar, të kujtosh kujdesin Tonë të madh për ty, lehtësimin e punëve të tua dhe fitoret që të kemi dhuruar kundër armiqve të tu, në mënyrë që zemra jote të gëzohet dhe shpirti yt të gjejë prehje dhe qetësi. Kujtoje faktin që Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm dhe më i dashur për ty sesa ti për veten tënde! Për ty nuk mbetet gjë tjetër, veçse të plotësohet premtimi i Allahut dhe pasimi i traditës së profetëve më të zgjedhur. - “...ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot.” - Ti nuk ke fuqi detyruese mbi ta. Ti nuk mund t’i bësh ata të besojnë. Ti je thjesht një këshillues dhe kujtues. - “Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim!” - Kujtimi bëhet për diçka që është e njohur dhe e pranuar nga natyra njerëzore. Njeriu kujtohet që të bëjë ato vepra që janë të mira dhe që natyra e pastër e tij i pranon si të tilla. Por ata që kujtohen realisht, janë ata që i frikësohen kërcënimit të Allahut të Madhëruarit. Ndërsa për ata që nuk i frikësohen Allahut nuk bën dobi asnjë lloj kujtimi e këshille. Këtyre njerëzve, kujtimi thjesht ua zhvlerëson justifikimin ndaj Zotit, prandaj Ditën e Gjykimit nuk mund të thonë që nuk dinin gjë. Ky ishte edhe fundi i tefsirit të sures Kaf. Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, në fillim dhe në mbarim, haptazi dhe fshehtazi!