← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

51. Dharijat · Ajeti 15 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 51:1–51:23

Zoti xh. sh. betohet në erërat që sipas urdhërit të Tij fryejnë dhe ngrisin pluhur dhe tubojnë retë, të cilat bartin një peshë të rëndë uji të shiut dhe me ndihmën e të cilave lundrojnë anijet. Betohet në engjëjt që përcaktojnë çështjet e shiut, të furnizimit etj. Secili melek është i caktuar për një çështje: Xhibrili është për shpallje te pejgamberët, Mikaili për furnizim me shira, Israfili kujdestar që i fryen Surit, Azraili që i merr shpirtrat. Të gjitha këto dokumentojnë për fuqinë e Zotit i cili do të tubojë njerëzit në ditën e gjykimit.

Qielli plot rrugë ka për qëllim të tregojë qarkullimin e yjeve nëpër rrugët e veta, ose qielli i shtatë me yje të përqëndrueshëm, ose bukuria dhe përsosja e saj në krijim.

Fjalët e idhujtarëve rreth Muhammedit ishin kontradiktore, sepse disa i thonin poet, disa magjistar e disa të tjerë e pandehnin të çmendur, e të gjithë janë të shkatërruar ngase trillonin gënjeshtra. Ata ishin shumë të humbur, e në shenjë talljeje pyetnin kur është dita e gjykimit, e atë ditë ata janë në zjarr.

Për xhennctlinjtë përmenden tri virtyte të tyre: natën faleshin e pak flinin, në kohën e syfyrit lutnin Zotin t'u falë mëkatet dhe nga vullneti dhe bujaria e vet, u jepnin të varfërve e nevojtarëve ndihmë.

Prej qiellit vijnë elementet e furnizimit për jetë siç është shiu, e edhe thevabi dhe adhabi, premtimi dhe kërcënimi.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 51:15–51:23

- “Vërtet, të devotshmit janë mes kop - shteve e burimeve ... ” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth të devotshmëve, atyre që i frikësohen Allahut, Krenar dhe të Lartësuar, duke iu përmbajtur udhëzimeve dhe Shpalljes së Tij, se ata në Ditën e Premtuar do të jenë në kopshte të bukura dhe burime mahnitëse, ndryshe nga ata fatzinj, që atë ditë do të jenë në ndëshkim, në zemërimin e Zotit, në dënimin përvëlues dhe pranga shtrënguese, që i shtrëngojnë dhimbshëm. - “... duke marrë atë që u jep Zoti i tyre. ” - Kjo do të jetë gjendja e tyre në Xhenetin e mirësive: gjithmonë do të marrin mirësi, kënaqësi e lumturi, që ua dhuron Zoti i tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë: - “Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë.” - Domethënë, në jetën e dynjasë, ata ishin të mirë në fjalët dhe veprat e tyre. Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Hani e pini shijshëm, sepse ju e keni përgatitur këtë në ditët e kaluara!” [Hakka 24] . Më pas, i Lartësuari na tregon disa prej veprave të mira të tyre:

- “Ata flinin pak natën ... ” - Kjo fjali (kalilen minel -lejli mâ jehxheûn) mund të ketë dy kuptime, në varësi të pjesëzës ‘mâ’. Kuptimi 1. Nëse pjesëza mâ ka kuptimin “nuk”, kuptimi i fjalisë do të ishte: “Një pjesë të natës (qoftë edhe pak) ata nuk flinin”. Ibn Abasi shpjegon: “Atyre nuk u kalonte ndonjë natë pa e kaluar një pjesë të saj për adhurime, qoftë edhe pak.” Ndërsa Katade përcjell shpjegimin prej Mutarrif Ibn Abdilahit, i cili thotë: “Të paktat ishin netët që kalonin pa u falur për Allahun Krenar dhe të Lartësuar, në fillim ose në mes të natës.” Muxhahidi thotë: “Të pakta ishin netët që ata flinin deri në mëngjes, pa u falur për Allahun.” Po kështu ka thënë edhe Katadja. Ndërsa Enes Ibn Maliku dhe Ebul Alije shpjegojnë: “Ata faleshin mes namazit të akshamit dhe namazit të jacisë.” Ebu Xhafer el Bakiri shpjegon: “Ata nuk flinin gjumë pa falur edhe namazin e jacisë.” Ky ishte kuptimi i parë, pra, që faleshin gjatë natës, qoftë edhe pak. Kuptimi 2. Nëse pjesëza mâ vjen me kuptimin e përemrit lidhor në rasën kallëzore “në të cilën”, atëherë kuptimi ajetit do të ishte: “E pakët ishte pjesa e natës, në të cilën ata flinin” Pra, e pakët dhe e shkurtër ishte, gjatë natës, koha kur ata qëndronin shtrirë dhe pa falur namaz e adhuruar Zotin. Pra, kohën më të madhe ata ia përkushtonin Zotit në adhurim. Ky është shpjegimi që ka zgjedhur Ibn Xheriri. Hasen el Basriu shpjegon: “Ata flinin pak natën, domethënë, ata përpiqeshin e lodheshin gjatë natës. Ata flinin pak, ndërsa pjesën më të madhe te natës, ata ngriheshin dhe faleshin deri në kohën e syfyrit, kohë në të cilën i kërkonin falje Allahut, me përulësi.” Katade përcjell nga El Ahnes Ibn Kajsi, i cili thotë: “Ata flinin pak natën ...”, domethënë, ata flinin pak gjatë natës. Pastaj, El Ahnesi thoshte me keqardhje e dhimbje: “Unë nuk jam pjesë e këtij ajeti.” Ndërsa Hasen el Basriu tregon se: El Ahnef Ibn Kajsi thoshte: “Krahasova punët e mia me punët e banorëve të Xhenetit dhe vërejta se ata njerëz kishin ndryshim të madh me ne dhe qëndronin shumë e shumë më lart. Atëherë e kuptova se ne kurrë nuk mund t’i arrijmë punët e tyre. E shkurtër ishte koha e natës, në të cilën ata flinin. Pastaj krahasova punët e mia me punët e banorëve të Zjarrit dhe pashë se ata ishin njerëz pa asnjë mirësi. Ata refuzuan profetët e Zotit dhe i morën për gënjeshtra shpalljet e Zotit. Ata nuk besonin ringjalljen dhe shpërblimin me drejtësi nga Zoti. Kështu e kuptova se më i miri ndër ne tashmë është ai që bën punë të mira dhe punë të këqija.”Abdurahmani, djali i Zejd Ibn Eslemit, tregon: “Një ditë, dikush e pyeti babain tim dhe i tha: “O Ebu Usame! Është një përshkrim në Librin e Allahut, por që ne nuk e gjejmë veten në të!” Dhe i lexoi fjalën e Allahut: “Ata flinin pak natën, ...”. Ne vetëm një pjesë të vogël të natës falemi.” Atëherë, Zejd Ibn Eslemi i tha: “ Tuba për atë, i cili kur i vjen gjumi, bie dhe fle dhe kur zgjohet, i frikësohet Allahut dhe jeton i devotshëm ndaj Tij.”. Abdullah Ibn Selami (Allahu qoftë i këna - qur me të!) ka thënë: 2485. “Kur Profeti i Allahut mbërriti në Medinë, njerëzit u dyndën në grupe drejt tij. Edhe unë isha ndër ata që u dyndën, për t’u afruar tek ai. Sapo pashë fytyrën e tij ﷺ u binda se ajo nuk ishte fytyra e një burri mashtrues. E para gjë që dëgjova prej tij ﷺ ishte fjala: “O ju njerëz! Jepni ushqim, mbani lidhjet fare - fisnore, përhapni selamin, dhe faluni gjatë natës, ndërkohë që njerëzit janë në gjumë, që të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj me paqe.” Imam Ahmedi sjell një hadith nga Abdullah Ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: “Në Xhenet ndodhen disa dhoma (të larta), që nga brenda mund të shohësh çfarë ka jashtë dhe nga jashtë mund të shohësh çfarë ka brenda tyre.” Ebu Musa el Eshariu tha: “Për kë janë përgatitur ato dhoma, o i Dërguari i Allahut?” Profe ti tha: “Për ata që flasin butësisht, japin ushqim dhe e kalojnë natën duke u falur, ndërsa njerëzit flenë.” - “... ndërsa në agim, ata kërkonin falje. ” - Kjo i ngjan fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaju: “A t’ju tregoj për diçka shumë më të mirë se ato? Për ata që janë të devotshëm,

janë përgatitur te Zoti i tyre kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, ku ata do të jenë përjetësisht. Atje do të kenë bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e Allahut. Allahu është Gjithëshikues i robërve të Vet. Të tillë janë ata që thonë: “O Zoti ynë, ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje. ” [Al Imran 17]. Nëse istigfari është brenda namazit, kjo është më e mirë. Është transmetuar në hadithe të sakta, nga një grup i madh sahabësh (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2486. “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, kur ka mbetur veçse një e treta e fundit e saj dhe thotë: “A ka ndonjë që pendohet dhe t’ia pranoj pendimin, a ka ndonjë që kërkon falje dhe t’ia mbuloj dhe fal atij gjynahet, a ka ndonjë që lutet dhe unë t’ia plotësoj lutjet e tij? Kështu vazhdon derisa të çelë! agu.” Në suren Jusuf përme - ndet se Jakubi (a.s.) u premton bijve të tij gabimtarë se do të kërkonte falje për ta: “Ata thanë: “O babai ynë! Lutu për ne, që të na falen gjynahet tona, se ne kemi qenë, vërtet fajtorë!” Ai tha “Së shpejti do t’i kërkoj falje Zotit tim për ju”. Ai është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” [Jusuf 97, 98]. Shumë nga dijetarët e tefsirit shpje - gojnë se Jakubi (a.s.) donte që të kërkonte falje për ta në kohën e syfyrit. Kjo tregon rëndësinë dhe vlerën e veçantë të kërkimit të faljes në këtë kohë. - “Në pasurinë e tyre kishin caktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët. ” - Pasi përshkroi fatlumët, që do të shpërblehen me mirësi në Xhenet, se ata falin namaz dhe përkushtohen në adhurim, Allahu i Lartë - suar përmend zekatin, bamirësitë dhe mbajtjen e lidhjeve farefisnore. I Lartësuari thotë: “Në pasurinë e tyre kishin përcaktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët.” Pra, në pasurinë e tyre, ata kishin caktuar një pjesë për ata kanë nevojë për ndihmë. Për sa i përket es-sâil-it, është ai i cili u lyp njerëzve ndihmë. Ai ka hise në pasurinë e të kamurve, sikurse thotë hadithi që Imam Ahmedi sjell nga Husejn Ibn Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se Profeti i Allahut ka thënë: 2487. “Lypësi ka hise në pasurinë tënde, edhe nëse të vjen hipur mbi kalë.” 70 Pra, ai që lyp, ai që të kërkon, ka hisen e vet, prandaj duhet t’i japësh prej pasurisë tënde, edhe nëse, në dukje, ai të jep përshtypjen se është i pasur. Ebu Daudi sjell prej Sufjan eth Theuriut një hadith të ngjashëm. Ndërsa el-maĥrûm është skamnori. Ibn Abasi dhe të tjerë kanë thënë: “ el-maĥrûm është ai i cili nuk paguhet nga buxheti i shtetit dhe nuk ka aftësi për të fituar vetë, as ndonjë zanat, që të mund të sigurojë jete - sën.” Nëna e besimtarëve ka thënë: “ El maĥrûm është ai i cili nuk arrin të fitojë di - çka për të jetuar.” Ndërsa Dahaku ka th ënë: “Është ai i cili sa herë fiton diçka, i mbaron shpejt. I tillë është kaderi i Zotit për të.” - “Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje ...” - Në Tokë ka shenja treguese për madhështinë e Krijuesit të saj, pushtetin e Tij të plotë e gjithëpërfshirës, si bimësia, bota shtazore, malet, humnerat, luginat, lumenjtë, detet, njerëzit, me gjithë larmi - shmërinë e gjuhëve dhe ngjyrave të tyre, me natyrat e tyre të shumëllojta, me dëshirat, motivet e forcat, që ata zotërojnë. Shfaqet, gjithashtu, edhe në gjithë ndryshimet e logjikës, mendjeve, aftësive të të kuptuarit, lëvizjeve e aktiviteteve të njerëzve, në faktin që mes tyre ka të lumtur e të dëshpëruar; në mundësinë që Ai u ka dhënë robërve që të zgjedhin lirshëm atë që ata dëshirojnë. Gjithashtu, kjo shfaqet edhe në mënyrën se si i ndërtoi dhe formoi krijesat. Allahu i Madhëruar ka urtësi të shumta, të cilat shihen në çdo fragment dhe në vendin e duhur ku e ka vendosur, ku është më e nevojshme dhe e dobishme për ta. - “... por edhe në vetet tuaja. A nuk i shihni, vallë? ” - Katadja thotë: “Çdokush që mediton në veten e vet dhe mënyrën se si Zoti e ka krijuar atë, e kupton se njeriu është një qenie e krijuar nga Dikush që është i urtë, i gjithëditur dhe i plotpushtet -

shëm. Edhe gjymtyrët e njerëzve janë vendosur të tilla, të përshtatshme për t’ju nënshtruar Zotit me adhurime. - “Në qiell është furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen.” - Nga qielli vjen shiu, i cili është rizku prej qiellit. Ndërsa ai që u premtohet është Xheneti, i cili është lart në qiell. - “Për Zotin e qiellit e të Tokës! Ky është i vërtetë, ashtu siç është e vërtetë që ju flisni!” - Allahu i Madhëruar betohet në Veten e Tij, se çdo gjë që Ai ka premtuar rreth çështjeve të Kijametit, ringjalljes, llogarisë dhe shpërblimit para Tij, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, është diçka që do të ndodhë patjetër dhe askush nuk mund ta pengojë dhe dhe ndalë atë. Ajo është një e vërtetë, për të cilën nuk duhet të kesh pasiguri apo dyshime, ashtu sikurse, kur flisni me njëri -tjetrin, ju nuk dyshoni aspak që jeni duke folur e komunikuar me njëri-tjetrin. Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur fliste diçka, i thoshte shokut të tij: “Për Zotin, kjo është e vërtetë, ashtu sikurse është e vërtetë që ti je tashmë këtu përpara meje.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 51:15–51:19

Duke përshkruar shpërblimin e të devotshmëve dhe veprat e tyre të mrekullueshme, të cilat u bëjnë shkak për të fituar këtë shpërblim, Allahu i Lartësuar thotë: - “Vërtet, të devotshmit janë mes kopshteve e burimeve.” - Ata të cilët si shenjë dalluese të tyre kanë takua-n, pra, adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut, ata do të jenë në kopshte të mbushura me të gjitha llojet e pemëve, me fruta që kanë shembull në këtë dynja, por edhe me fruta të cilat nuk kanë shembull në këtë dynja. Atje do të gjejnë atë që sytë nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe mendjet as kanë

mundur ta përfytyrojnë. Ata, gjithashtu, do të jenë pranë burimesh, që gurgullojnë e ujisin kopshtet e bukura dhe prej të cilëve do të pinë. Ata mund t’i bëjnë këto burime që të burojnë dhe vërshojnë ku të dëshirojnë. - “Duke marë (me kënaqësi) atë që u jep Zoti i tyre.” - Kjo fjali mund të kuptohet në dy mënyra: 1. Zoti u dhuron Xhenetin, me gjithçka që ata dëshironin dhe nga të gjitha llojet e mirësive. Ata i marrin këto mirësi duke qenë plotësisht të kënaqur. Do të kënaqen sytë e tyre me atë që shohin, do të kënaqet shpirti i tyre me atë që përjetojnë dhe kurrë nuk do të kërkojnë që të largohen nga ai vend apo që t’u zëvendësohet me diçka tjetër. Çdokush do marrë aq shumë mirësi, saqë nuk do të mendojë kurrë për më shumë. 2. Në jetën e dynjasë, ata i marrin në konsideratë urdhrat dhe ndalesat e Zotit të tyre, duke i pranuar ato me kënaqësi, nënshtrim dhe përkushtim të plotë. Sa u përket urdhëresave, ata përkushtohen maksimalisht për t’i vënë në zbatim në formën më të plotë, me sinqeritet për Allahun dhe sipas traditës së Profetit të Tij. Edhe sa u përket ndalesave, ata e largojnë veten me forcë e durim prej tyre. Sigurisht, porositë e Zotit jetën e dynjasë janë dhurata më e madhe që Ai u ka dhënë, prandaj është e detyrueshme mirënjohja e tyre ndaj Tij, duke iu nënshtruar me bindje e vullnet të plotë. Kuptimi i parë është më afër kontekstit të ajeteve, sepse Allahu i Lartësuar i përmend më poshtë veprat dhe cilësitë e të devotshmëve në dynja, kur thotë: - “Në fakt, ata ishin vepërmirë edhe më parë.” - Ata ishin vepërmirë para se të vinte momenti kur të shijonin këto dhurata prej Zotit. Në jetën e dynjasë, ata e arrijnë gradën e ihsan-it në dy drejtime: 1. Në drejtim të adhurimit të përkushtuar ndaj Zotit të tyre, duke e adhuruar Atë sikur ta shihnin haptazi me sy, pasi edhe pse nuk e shohin, ata janë të sigurt se Ai i sheh. Ata e kanë vazhdimisht ndjesinë e mbikëqyrjes së Allahut. 2. Në drejtim të bamirësisë ndaj krijesave të Zotit, duke qenë njerëzit më të dobishëm ndaj krijesave. Ata janë bamirës me pasurinë e tyre, me diturinë e tyre, me famën dhe pushtetin e tyre, me këshillat e tyre, me urdhërimin për të mirë, me ndalimin nga të këqijat etj. Këtu futen, gjithashtu, fjala e mirë dhe e butë, sjellja e mëshirshme ndaj skllevërve, shërbëtorëve, vartësve etj. Ndër veprat më të mira të këtyre robve të zgjedhur të Allahut është edhe namazi i natës, i cili është treguesi më i qartë i sinqeritetit të tyre në adhurimin e Allahut të Madhëruar, prandaj i Madhëruari thotë: - “Ata flinin pak natën...” - Ata flenë pak natën, sepse pjesën më të madhe të saj e kalojnë me adhurim. Gjatë natës, ata i gjen duke lexuar Kur'an, duke falur namaz, duke bërë dhikër dua e duke iu lutur Zotit të tyre. - “...ndërsa në agim, ata kërkonin falje.” – Pra, në es’har, në çastet pak para hyrjes së kohës së sabahut, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Ata e zgjasin namazin e natës deri pranë kësaj kohe, pastaj ulen dhe i kërkojnë falje Zotit, ashtu siç kërkon falje i ngarkuari me faj. Kërkimi i faljes në këtë kohë ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe është shumë i veçantë. Kjo është cilësi e besimtarëve të sinqertë, siç i përshkruan Allahu i Madhëruar kur thotë: “Të tillë janë ata që thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar me sinqeritet. Na i fal gjynahet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të Zjarrit!” Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshëm e dorëdhënës, dhe ata që në kohën e agimit kërkojnë falje.” [Al Imran 16, 17]. - “Në pasurinë e tyre kishin përcaktuar pjesë për lypësit dhe për nevojtarët.” - Prej pasurisë së tyre, ata heqin mënjanë pjesën e detyrueshme apo të pëlqyeshme për t’u hequr, për ta shpenzuar atë në bamirësi, për lypësit dhe për nevojtarët që nuk kërkojnë nga njerëzit.

← Dharijat 51:15