أَمۡ تَأۡمُرُهُمۡ أَحۡلَٰمُهُم بِهَٰذَآۚ أَمۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ
A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Lati ishte një statujë në Taif, Uza në fisin Gatafanë, Menatë në fisin Huza’ah dhe; këto adhuroheshin nga idhujtarët si zota. Dy të parat i pat thyer Halid bin Velidi. Idhujtarëve iu thuhet: A kanë ndonjë fuqi këta zotat tuaj, që po i adhuroni? Zoti për të cilin iu thërret Muhamedi është Krijues i gjithçkaje që ekziston, edhe i engjëjve, edhe i Sidrës, edhe i Muhamedit që e ngriti në Miraxh etj. Idhujtarët pa kurrfarë dije thoshin për engjëjt, se janë femra dhe thoshin se janë bija të Zotit, kurse vetë i urrenin femrat. Idhujtarët iu kishin vënë ata emra zotave të tyre dhe mendonin, se ata do t’iu ndihmojnë, ata dinin aq dhe i bënin vetes qejfin. Nuk e dinin, se edhe engjëjt më të lartë, nuk kanë asgjë në dorë për ta ndihmuar dikë, ata engjëj mund t’i ndihmojnë atij që Zoti dëshiron dhe pranon, por edhe ata pas lejes së Zotit, e ku mund të ndihmojnë idhujt. Mëshira e Zotit ka përfshirë çdo send, e është shpresë se Ai do t’i falë e mëshirojë ata, që ruhen prej mëkateve të mëdha, sepse gjendjen e njerëzve Ai e ka ditur edhe pa lindur ata.