52. Tur · ajete 36–49

سورة الـطور
36

أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ

‘Em haleku es-semawati wel-’erde bel la jukinune

A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.

37

أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمۡ هُمُ ٱلۡمُصَۜيۡطِرُونَ

‘Em ‘indehum haza’inu rabbike ‘em humul-musejtirune

A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?

38

أَمۡ لَهُمۡ سُلَّمٞ يَسۡتَمِعُونَ فِيهِۖ فَلۡيَأۡتِ مُسۡتَمِعُهُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

‘Em lehum sullemun jestemi’une fihi felje’ti mustemi’uhum bisultanin mubinin

A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!

39

أَمۡ لَهُ ٱلۡبَنَٰتُ وَلَكُمُ ٱلۡبَنُونَ

‘Em lehul-benatu we lekumul-benune

A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?

40

أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ

‘Em tes’eluhum ‘exhræn fehum min megremin muthkalune

A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?

41

أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ

‘Em ‘indehumul-gajbu fehum jektubune

A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?

42

أَمۡ يُرِيدُونَ كَيۡدٗاۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هُمُ ٱلۡمَكِيدُونَ

‘Em juridune kejdæn fe-el-ledhine keferu humul-mekidune

A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.

43

أَمۡ لَهُمۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

‘Em lehum ‘ilehun gajru Ellahi subhanel-lahi ‘amma jushrikune

A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.

44

وَإِن يَرَوۡاْ كِسۡفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطٗا يَقُولُواْ سَحَابٞ مَّرۡكُومٞ

We ‘in jerew kisfæn mine es-sema’i sakitæn jekulu sehabun merkumun

Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: "Është re e dendur!"

45

فَذَرۡهُمۡ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي فِيهِ يُصۡعَقُونَ

Fedherhum hetta julaku jewmehumul-ledhi fihi jus’akune

Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.

46

يَوۡمَ لَا يُغۡنِي عَنۡهُمۡ كَيۡدُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Jewme la jugni ‘anhum kejduhum shej’æn we la hum junserune

Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.

47

وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ عَذَابٗا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

We ‘inne lilledhine dhelemu ‘adhabæn dune dhalike we lekinne ‘ektherehum la ja’lemune

Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.

48

وَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعۡيُنِنَاۖ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ

We esbir lihukmi rabbike fe’inneke bi’a’junina we sebbih bihemdi rabbike hine tekumu

Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!

49

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَإِدۡبَٰرَ ٱلنُّجُومِ

We minel-lejli fesebbihhu we ‘idbare en-nuxhumi

Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete përshkruhen bindjet e kota të idhujtarëve, të cilët edhe pse nuk kishin kurrfarë fakti nga inati iu përmbaheshin atyre dhe bënin shpifje. Në të gjitha këto pyetje, që i parashtron Kurani para tyre, ata nuk kanë përgjigje me të cilën do të mund ta arsyetonin qëndrimin e vet, prandaj pos dënimit në ahiret, ata do të përjetojnë dënim edhe në dynja. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Tur. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!