52. Tur · Ajeti 49

سورة الـطور
Përkthimi Sherif Ahmeti
49

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَإِدۡبَٰرَ ٱلنُّجُومِ

Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto ajete përshkruhen bindjet e kota të idhujtarëve, të cilët edhe pse nuk kishin kurrfarë fakti nga inati iu përmbaheshin atyre dhe bënin shpifje. Në të gjitha këto pyetje, që i parashtron Kurani para tyre, ata nuk kanë përgjigje me të cilën do të mund ta arsyetonin qëndrimin e vet, prandaj pos dënimit në ahiret, ata do të përjetojnë dënim edhe në dynja. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures Tur. Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar!