54. Kamer · ajete 33–34

سورة الـقمـر
33

كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطِۭ بِٱلنُّذُرِ

Kedhdhebet kawmu lutin bin-nudhuri

Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.

34

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ حَاصِبًا إِلَّآ ءَالَ لُوطٖۖ نَّجَّيۡنَٰهُم بِسَحَرٖ

‘Inna ‘erselna ‘alejhim hasibæn ‘illa ‘ale lutin nexhxhejnahum biseherin

Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.