54. Kamer · Ajeti 55

سورة الـقمـر
Përkthimi Sherif Ahmeti
55

فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٖ مُّقۡتَدِرِۭ

Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur erdhën melekët në formën e djelmoshave të rinj e të bukur te Luti ai i priti mirë si mysafirë, por populli i tij u vërsul ndaj tyre, duke ia rrethuar shtëpinë dhe deshi t’ia thyejë derën. Atëherë doli Xhibrili dhe me skajin e krahut të vet ua mëshoi fytyrës dhe ua verboi sytë. Pasi përshkruhen ndëshkimet kundër popujve të mëparshëm arrogantë, Kurani iu drejtohet kufarëve, duke iu thënë, se ju nuk jeni më të rëndësishëm se të parët, e përse bëni kryelartësi, a mos keni të shkruar ndonjë garanci në librat qiellorë? Ajeti 45: “Do të thyhet ai grumbull idhujtarësh dhe do të marrin ikën”, është një nga mrekullitë e Kuranit, sepse Allahu e lajmëron Pejgamberin a.s. për atë fshehtësi që do të ndodhë më vonë. Ashtu edhe ngjau në luftën e parë, ku u ballafaquan muslimanët me idhujtarët në Luftën e Bedrit. Çdo gjë në këtë botë është e krijuar në mënyrë precize, me një qëllim të caktuar dhe ushtron një funksion të rëndësishëm, edhe pse për shumë sende njerëzit