إِلَّا قِيلٗا سَلَٰمٗا سَلَٰمٗا
Vetëm thënie: selam pas selami.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kataklizma e Kijametit është një realitet dhe kur të ndodhë, nuk ka kush që nuk do ta besojë. Ai është momenti, që njerëzit e mirë i ngren lart e të këqijtë i hedh poshtë. Toka do të lëkundet aq fort, saqë edhe bjeshkët do te bëhen si miell i situr dhe do të ngrihen si pluhuri në ajër. Atë ditë njerëzit do të radhiten në tri kategori: të djathtë, të cilëve iu vijnë shënimet në anën e djathtë dhe ata janë të lumtur, të majtë, që shënimet iu vijnë në anën e majtë dhe ata janë fatzinj dhe ata që ecin para, që ishin të dalluar, që ishin gjithnjë në ballë, pra më të mirët. Për më të mirët, më të afërmit te Zoti, shumica e komentatorëve të Kuranit mendojnë, se janë popujt më të zgjedhur të çdo pejgamberi, e derisa përpara Pejgamberit tonë pati shumë pejgamberë, numri i ithtarëve