56. Vakia · ajete 60–73

سورة الواقيـة
60

نَحۡنُ قَدَّرۡنَا بَيۡنَكُمُ ٱلۡمَوۡتَ وَمَا نَحۡنُ بِمَسۡبُوقِينَ

Nehnu kadderna bejnekumul-mewte we ma nehnu bimesbukine

Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.

61

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمۡثَٰلَكُمۡ وَنُنشِئَكُمۡ فِي مَا لَا تَعۡلَمُونَ

‘Ala ‘en nubeddile ‘emthalekum we nunshi’ekum fi ma la ta’lemune

Që t'ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t'ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.

62

وَلَقَدۡ عَلِمۡتُمُ ٱلنَّشۡأَةَ ٱلۡأُولَىٰ فَلَوۡلَا تَذَكَّرُونَ

We lekad ‘alimtumu en-nesh’etel-’ula felewla tedhkkerune

Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.

63

أَفَرَءَيۡتُم مَّا تَحۡرُثُونَ

‘Efere’ejtum ma tehruthune

A nuk e shihni atë që e mbillni?

64

ءَأَنتُمۡ تَزۡرَعُونَهُۥٓ أَمۡ نَحۡنُ ٱلزَّٰرِعُونَ

‘E’entum tezra’unehu ‘em nehnu ez-zari’une

A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?

65

لَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَٰهُ حُطَٰمٗا فَظَلۡتُمۡ تَفَكَّهُونَ

Lew nesha’u lexhe’alnahu hutamæn fedheleltum tefekkehune

Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).

66

إِنَّا لَمُغۡرَمُونَ

‘Inna lemugremune

S'ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.

67

بَلۡ نَحۡنُ مَحۡرُومُونَ

Bel nehnu mehrumune

Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).

68

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلۡمَآءَ ٱلَّذِي تَشۡرَبُونَ

‘Efere’ejtumul-ma’el-ledhi teshrebune

A e shihni ujin që po e pini?

69

ءَأَنتُمۡ أَنزَلۡتُمُوهُ مِنَ ٱلۡمُزۡنِ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنزِلُونَ

‘E’entum ‘enzeltumuhu minel-muzni ‘em nehnul-munzilune

A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?

70

لَوۡ نَشَآءُ جَعَلۡنَٰهُ أُجَاجٗا فَلَوۡلَا تَشۡكُرُونَ

Lew nesha’u xhe’alnahu ‘uxhaxhæn felewla teshkurune

Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?

71

أَفَرَءَيۡتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِي تُورُونَ

‘Efere’ejtumu en-narel-leti turune

A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?

72

ءَأَنتُمۡ أَنشَأۡتُمۡ شَجَرَتَهَآ أَمۡ نَحۡنُ ٱلۡمُنشِـُٔونَ

‘E’entum ‘enshe’tum shexhereteha ‘em nehnul-munshi’une

A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?

73

نَحۡنُ جَعَلۡنَٰهَا تَذۡكِرَةٗ وَمَتَٰعٗا لِّلۡمُقۡوِينَ

Nehnu xhe’alnaha tedhkireten we meta’æn lilmukwine

Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).