56. Vakia · Ajeti 74

سورة الواقيـة
Përkthimi Sherif Ahmeti
74

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ

Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pasi përmendet xhehenemi më i tmerrshëm, përmenden zebanijet (në numër), që Ithtarët e Librit i besonin, pse ashtu ishte edhe në librin e tyre, e besimtarët muslimanë nuk kishin kurrfarë dyshimi në thëniet e Kuranit. Zoti i Madhërishëm betohet në disa prej krijesave të rëndësishme, se Dita e Kijametit dhe zjarri i xhehenemit është ndër shqetësimet më të mëdha, kush do le të bëjë vepra të mira dhe kush do le të mbetet në errësirë. Veç besimtarëve çdo njeri do të jetë peng i punës së vet, e besimtarët do t’iu drejtojnë pyetje nënçmuese kriminelëve: “Përse jeni në xhehenem?”- Ata do të përgjigjen: “Nuk jemi falur, nuk i kemi ushqyer të varfërit, jemi përzier me ata që flisnin kundër Kuranit, nuk e besonim Ditën e Gjykimit, dhe të tillë ishim derisa na kapi vdekja”. Ata ishin të çoroditur kur përveç që i bënin mëri Muhamedit a.s., mendonin se është dashur edhe atyre t’iu vijë shpallje, t’i barazojë Zoti edhe kriminelët me Pejgamberin?!... Kurani është mësimi më i lartë, kush do merr mësim, por duhet të dijmë, se Zoti është Ai që meriton njohje e respekt, e kush i ruhet dhe e respekton Atë, Ai është që ndihmon dhe fal mëkatet. Shkaku i zbritjes së ajetit: “...numrin e melekëve nuk e përcaktuam për tjetër, por vetëm për t’i vënë në sprovë jobesimtarët...”, ishte Ebu Xhehli. Ai ju paska thënë kurejshitëve: “Ky i biri i deles,- duke aluduar për Muhamedin a.s.,- po na e frikëson me xhehenem, që e mbikëqyrin nëntëmbëdhjetë engjëj, e ju jeni shumë, a nuk do t’i mposhtni ata?...” Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muddeththir. Falënderoj Allahun e Madhëruar!