← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

56. Vakia · Ajeti 88 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 56:57–56:96

Prej farës së hedhur, njeri! Kjo është një e vërtetë shumë e rëndësishme dhe e çuditshme. Mirëpo, derisa kjo dukuri përsëritet, njeriu e harron, nuk e vështron sa duhet. Fara e njeriut është njëra nga tajitjet, sekrecionet e shumta të trupit të njeriut, siç janë djersa, gjaku, gëlbaza, por nga kjo tajitje, më vonë qe, njeriu që dëgjon e sheh, njeriu mashkull a femër' Si u bë kjo punë e çuditshme, e sikur të mos ishte që kjo po ndodh, mendja e njeriut do të trazohej për një mundësi të tillë. Ku ishte ky njeri strukur: me eshtra, me muskulaturë, lëkurë, damarë, flokë, thonjë, me veti e natyrë të tij? Cila mendje e njeriut do të qëndronte para kësaj të vërtete të madhe e të çuditshme, e pastaj t'i japë vetes guxim e të tbotë: Kjo u bë kështu, e lamtumirë?!

Roli i njeriut në këtë çështje nuk është tjetër vetëm se burri ta hedhë farën në mitrën e gruas, e mandej ndërprehet puna e tij dhe puna e saj. Atëherë dora e fuqishme, vetëm ajo, e merr punën e mëtejshme në atë ujë të dobët. Ajo vetë punon në krijimin dhe zhvillimin e tij, në ndërtimin e formës së tij dhe në frymëzimin me shpirt në të. Prej momentit të parë manifestohet mrekullia që nuk mund ta bëjë askush, pos Allahut. Vetëm sakaq të mendojë, njeriu e kupton këtë mrekulli.

Por çështja e asaj të vetmes qelizë prej kur ajo derdhet, është edhe më e çuditshme për mendjen. Ajo fillon të ndahet e të shumohet, pas një kohe ato bëhen me milionë sosh dhe secili grumbull i tyre kanë role të veçanta disa janë qeliza për eshtra të tjerat për muskulaturë, disa për lëkurë, kurse disa për sistemin nervor, për punën e syrit, për punën e gjuhës, dhe secila prej tyre e dinë vendin e punës së vet,e nuk gabon e të paraqitet në vendin tjetër, p.sh. syri në bark apo në këmbë. Lavdëruar qoftë Allahu që tha: "A ju e krijoni atë apo Ne jemi krijues?!"

Pasi përmenden argumentet për fuqinë e Allahut në krijim, në fund të kësaj sureje përshkruhet gjendja e fatbardhëve, e fatzinjve dhe e atyre të dalluarëve, që qenë përmendur në fillim por në mënyrë të tërësishme, ashtu që kjo pjesë të jetë sqarim më në detaje.

Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "El Vakiatu". Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 56:88–56:96

Këtu përshkruhet gjendja e tri kategorive të njerëzve gjatë agonisë së vdekjes. Ata ose do të jenë prej mukarabin-ëve, ose prej atyre që do t’u jepet libri nga e djathta, ose prej mohuesve të së vërtetës, të humburve, të paditurve, shpërfillësve të diturisë dhe urdhëresave të Zotit. I Lartësuari thotë: - “E nëse ai është prej të zgjedhurve ...” - Nëse ai që po vdes është prej të afruarve tek Zoti ( mukarabin), që ka përmbushur dety - rat, ka bërë veprat e pëlqyeshme, iu është larguar harameve, por edhe veprave të papëlqyeshme, madje ka patur kujdes edhe me disa gjëra që mund të jenë të lejuara, për të qenë i sigurt brenda kufijve të Zotit. - “... atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi ...” - Do të përjetojë një rehati e kënaqësi të madhe, si dhuratë e mirësi nga Zoti. Ndërsa rajĥân’ është aroma e këndshme. Melekët e përgëzojnë besimtarin me këto mirësi në momentin e vdekjes, sikurse është sjellë në hadithin e Beraut: 2579. “Kur besimtarit i vjen agonia e vdekjes, tek ai vijnë melekë me fytyra e rroba të bardha dhe i thonë: “Dil, o shpirt i mirë, në rehati e mëshirë (nga Zoti) dhe rejhân (aromë e mirë borziloku); (do të shkosh) tek një Zot që nuk është i zemëruar (me ty). ” Atëherë, ai del nga goja e tij, ashtu siç rrjedh e shkëputet (lehtësisht) pika e ujit nga buzët e enës.” - “... dhe Xhenetin e mirësive. ” - Imam Ahmedi sjell nga imam Shafiiu, dhe ky nga imam Maliku, ky nga Zuhriu, i cili sjell nga Abdurrahman Ibn Kab Ibn Malik, dhe ky nga i ati, Kabi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2580. “Me të vërtetë, shpirti i besimtarit është si një zog, që ha prej pemëve të Xhenetit, deri në kohën kur Allahu ta kthejë atë në trupin e tij, në Ditën e Ringjalljes.” Ky hadith vjen me një zinxhir transmetimi të zgjedhur dhe me këtë tekst kaq të bukur. Ai është një hadith madhështor, i sjellë prej tre imamëve të mëdhenj, nga katër medhhe - bet kryesore. Ebu Alije ka thënë: “Asnjë “i afruar me Zotin” nuk do të ndahet nga jeta, pa iu dhënë të shijojë aromën e një buqete borziloku nga Xhenetit; ashtu do ta përje - tojë daljen e shpirtit.”. Ai do të ndiejë aro - mën e këndshme dhe do të përjetojë rehati - në, kënaqësinë, gëzimin dhe lumturinë, për mirësitë e Xhenetit, që e presin. Në këtë gjendje do t’i merret shpirti.” Muhamed Ibn Keabi ka thënë: “Askush nuk do të vdesë pa parë nëse është prej banorëve të Xhenetit apo prej banorëve të Xhehenemit.” Shumë hadithe që flasin rreth agonisë së vdekjes dhe përjetimeve të robit në ato momente, i kemi sjellë në komentin e ajetit 27 të sures Ibrahim. Nëse do të silleshin edhe në këtë ajet, do të ishte diçka e bukur. Kështu, në hadith të saktë, Profeti i Allahut :ënëht ak ﷺ2581. “Shpirtrat e shehidëve qëndrojnë në gushët e disa zogjve jeshilë, që shëtisin nëpër Xhenet ku të dëshirojnë, e pastaj shkojnë për të qëndruar në disa kandilë të varur poshtë Fronit” . Imam Ahmedi përcjell nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se Profeti i Allahut ka thënë: 2582. “Kur dikush dëshiron takimin me Allahun, edhe Allahu e dëshiron takimin me të. Kur dikush e urrren takimin me

Allahun, edhe Allahu e urren takimin me të.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut! Të gjithë ne e urrejmë vdekjen.” Por Profeti i Allahut tha: “Nuk flitet për urrejtjen e vde - kjes! Kur besimtarit i vjen çasti i vdekjes, pranë tij vijnë përgëzuesit prej Allahut të Lartësuar, për t’i dhënë lajmin e mirë se ku do të shkojë. Dhe nuk ka gjë më të dashur për besimtarin në ato çaste, sesa takimi me Allahun, prandaj Allahu e do takimin me të.” Pastaj tha: “Ndërsa keqbërësi ose mo - huesi, kur i vjen agonia e vdekjes, atij i vjen edhe lajmi për vendin ku do të përfundojë dhe ligësinë ose ndëshkimin, që e pret. Për këtë arsye, ai e urren takimin me Allahun, prandaj dhe Allahu e urren takimin me të.” Më pas i Lartësuari thotë: - “Në qoftë se është nga të djathtët ...” - Nëse ai që po vdes është prej besimtarëve të mirë, që do t’u jepet libri nga e djathta, do t’i thuhet: - “Selam të qoftë ty prej të djathtëve!” - Melekët e përgëzojnë që është prej të dja - thtëve. Melekët i thonë: “Paqja e rehatia do të jenë për ty tani! Asnjë e keqe nuk do të të gjejë. Tashmë, po shkon drejt mirësisë e rehatisë. Ti je prej të djathtëve.” Ky është një shpjegim i bukur. Në këtë mënyrë, ajeti i ngjan fjalës tjetër të Allahut të Lartësuar: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë) : “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.”” [Fussilet 30 - 32]. Buhariu ka thënë se kuptimi është: “Selam të qoftë ty! Tashmë po të jepet lajmi i gëzuar se ti je prej të djathtëve, prej atyre që do ta marrin librin nga e djathta.”. - “E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur... ” - Pra, nëse ai që po kalon agoninë e vdekjes është prej mohuesve të së vërtetës, që kanë humbur udhën e drejtë” - “... mirëseardhja e tij është “gosti” me ujë të valë ... ” - Mikpritja e tij do të jetë “gostia” me ujë të valë, që shkrin gjithçka ka brenda barkut, siç thuhet në ajetin tjetër: “Por atyre që nuk besuan do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet (e shkrihet) krejt çfarë ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat.” [Haxh 19, 20]. - “... dhe kredhje në zjarrin e Xhehene - mit.” - Ky është lajm i zi, se ai do të hyjë në zjarr, i cili do ta përfshijë atë nga të gjitha anët, pra, do të zhytet tërësisht në të. - “Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt.” - Askush nuk mund ta vërë në dyshim këtë të vërtetë. Askush nuk mund t’i shmanget vendimit të Zotit, dhe ky është një lajm i sigurt e i padyshimtë. - “Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar! ” - Imam Ahmedi sjell hadithin nga Ukbe Ibn Amer el Xhuheni, që tregon se: 2583. “Kur zbriti ajeti: “Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar!”, Profeti ﷺ tha: “Përdoreni këtë ajet në rukunë e namazit (domethënë, shprehjen: Subhane Rabbijel Adhim ).” Ndërsa kur i zbriti ajeti 1 i sures Ea’la: “Lartësoje Zotin tënd më të Lartësuarin!”, Profeti ﷺ tha: “Përdoreni këtë në sexhde! (Domethë - në, shprehjen: “ Subĥâne Rabbijel ea’lâ ”). Kështu e kanë sjellë Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe. Buhariu sjell nga Ebu Hurejra një hadith, se Profeti i Allahut ka thënë: 2584. “Janë dy fjalë, të cilat janë të lehta për gju - hën, por të rënda në peshore dhe shumë të dashura për të Gjithëmëshirshmin: “Subĥânall-llahi ue bi ĥamdih, subĥân all-llahil adhim!” (I dëlirë është Allahu dhe i Lavdë - ruar, i dëlirë është Allahu i Madhëruar)”

Ky është fundi i shkurtesës së tefsirit të sures Uakia. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, mirënjohja! Vetëm Ai mbron nga devijimi dhe humbja.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 56:88–56:96

Në fillim të sures, Allahu i Madhëruar përshkroi se si do të jenë tri grupet në ahiret: të zgjedhurit, të djathtët dhe mohuesit. Tashmë përshkruhet se si është fundi i jetës së tyre në dynja, e pikërisht në momentin e vdekjes: - “E nëse ai është prej të zgjedhurve, atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe (përjetësi në) Xhenetin e mirësive.” - Nëse i vdekuri është prej të zgjedhurve (mukarabin), ai do të ketë një pritje të mrekullueshme. Të zgjedhurit janë ata që i kanë plotësuar të gjitha detyrimet fetare e veprat e pëlqyeshme dhe u janë larguar harameve e veprave të papëlqyeshme. Gjithashtu, ata nuk e kanë tepruar me të lejuarat, duke u treguar të përmbajtur me to. Si rezultat, Allahu i Madhëruar tregon se ata do të priten me mirësi të mrekullueshme. Ata do të kenë kënaqësi të zemrës dhe të shpirtit, si lumturi, qetësi e prehje. Gjithashtu, do të kenë edhe “ rejhan”, domethënë çdo lloj kënaqësie fizike, qoftë ajo prej ushqimeve, pijeve etj. Disa kanë thënë se fjala ‘ rejhan’ në ajet tregon bimën e njohur aromatike të borzilokut. Me këtë kuptim, një mirësi tjetër që do të kenë në Xhenet të përzgjedhurit, do të jetë aroma e mirë. Për ata është përgatitur edhe Xheneti i mirësive, ku do të shijojnë të gjitha mirësitë trupore dhe shpirtërore. Në të do të gjejnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka imagjinuar. Për përgëzimin e kësaj kategorie njerëzish në momentet e agonisë së vdekjes, i Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30 – 32]. Ose: “Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje; Ata besojnë dhe janë të devotshëm . Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe

në Jetën Tjetër. Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. Kjo është fitorja e madhe.” Junus 62 – 64. Është shpjeguar se ky përgëzim u jepet atyre që në jetën e dynjasë, para ahiretit. - “Në qoftë se është nga të djathtët...” – Të djathtët janë ata që i kanë kryer detyrimet fetare dhe u janë larguar harameve, por ndoshta kanë thyer ndonjë prej detyrimeve, pa e cenuar teuhidin dhe imanin e tyre. Këtyre u thuhet: - “Selam të qoftë ty prej të djathtëve!” - Ke selam nga vëllezërit besimtarë prej të djathtëve. Miqtë do ta përshëndesin me selam dhe do t’i urojnë mirëseardhjen. Atyre do t’u thuhet: “Paqja ju shoqëroftë gjithmonë! Tashmë do të jeni në paqe e siguri të plotë nga mangësitë, sprovat dhe fatkeqësitë, nga ndëshkimi e vuajtjet, sepse ju jeni prej të djathtëve, të cilët do ta marrin librin e veprave të tyre nga e djathta. Ju jeni të tillë, sepse u ruajtët nga gjynahet e mëdha shkatërruese (el mubikat). - “E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur...” – Domethënë, nëse është prej atyre që kanë mohuar të vërtetën, madje e kanë konsideruar atë si mashtrim. - “...mirëseardhja e tyre është “gosti” me ujë të valë dhe djegie nga zjarri i Xhehenemit.” - Mikpritja për ta do të jetë hedhja në Xhehenem, në zjarrin e ndezur fort, i cili do t’i përfshijë tërësisht, me një nxehtësi që do t’u arrijë deri në zemër. Nëse kërkojnë lehtësim për etjen e madhe, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.”. [Kehf 29]. - “Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt.” - Ky shpërblim i robve sipas veprave të tyre, me të mirë apo me të keq, është e vërteta e sigurt, tek e cila nuk ka dyshime e pasiguri. Allahu i Madhëruar u tregoi robve argumente të prera për vërtetësinë e kësaj dite, aq sa të urtët dhe të mençurit e përjetojnë atë sikur ta dëshmonin që në këtë botë, kur lexojnë për të. Ata e lavdërojnë Allahun e Madhëruar për këtë mirësi të madhe që u dhuroi, domethënë për sigurinë e besimit në të fshehtën e në jetën tjetër, prandaj i Madhëruari thotë: - “Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar!” - I pastër nga çdo e metë e i lavdëruar qoftë Zoti ynë i Madhëruar! I lartësuar dhe larg çdo mangësie është Ai nga ajo që trillojnë e shpifin për Të zullumqarët! Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut!

← Vakia 56:88