57. Hadid · Ajeti 12 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:12–57:15
Shpërblimi i atyre që japin për hir të Zotit është i madh, e ai do të duket kur besimtarëve, duke kaluar pranë xhehenemit, u shndërit drita nga të gjitha anët dhe lajmërohen se janë të shpëtuar. Drita e besimtarëve do të jetë sipas sinqeritetit që patën në besimin e tyre, do të jetë shumë e madhe, e edhe jo aq e madhe. Hipokritët do të ndriçohen njëherë prej dritës së besimtarëve, por kur u ndërprehet drita edhe atyre e të mbesin në errësirë si jobesimtarët, do të thërrasin e do t'u thonë besimtarëve: na pritni e mos na lini në errësirë, ose kthehuni kah ne e të ndriçohemi edhe ne me dritën tuaj, pse në dynja edhe ne kemi qenë së bashku me ju: në namaz, në agjërim, në xhuma etj. Besimtarët u përgjigjen: Keni qenë, por jo sinqerisht, ishit dyfytyrësha, prisnit kur po merr fund feja islame, u mashtruat pas të këqijave, e dëgjuat shejtanin që u thoshte: Bëni ç'të doni se Zoti falë. Besimtarët kalojnë në anën e rahmetit, në xhennet, e ata mbesin në errësirë e në zjarr të xhehenemit.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:12–57:15
- “Atë ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre.” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth besimtarëve të sinqertë dhe gjendjen e tyre në Ditën e Kijametit. Atë ditë, drita e tyre do të ndriçojë përpara tyre në hapësirat e tokës së ringjalljes. Kjo dritë do të jetë në varësi të punëve të tyre, sikurse ka thënë edhe Ibn Mesudi për këtë ajet: “Në varësi të punëve të tyre, ashtu do të ecin mbi Sirat. Disa e kanë dritën sa një mal i madh. Disa e kanë dritën sa një palmë e lartë. Disa e kanë dritën sa një burrë që qëndron në këmbë. Me dritën më të pakët është ai që i ndriçon sa një gisht i këmbës së tij, e cila herë ndizet dhe herë shuhet.” Kështu e transmeton Ibn Ebu Hatimi dhe Ibn Xheriri. Ibn Ebu Hatimi sjell një hadith nga Ebu Dardaja dhe Ebu Dheri, që tregojnë se: “Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, - ka thënë: “Do të jem i pari që do të më lejohet të bëj sexhde në Ditën e Kijametit dhe i pari që do të më lejohet të ngre kokën. Kështu, unë do të shikoj për - para meje, pas meje, në të djathtën time dhe në të majtën time dhe do të njoh umetin tim midis popujve.” Atëherë, një njeri i tha: “O Profeti i Zotit, si do ta njohësh popullin tënd mes gjithë popujve, nga koha e Nuhut, deri te populli yt?” Ai tha: "Unë do t’i dalloj, sepse ata janë rrezëllitës nga gjurmët e abdesit dhe asnjë popull tjetër nuk e ka këtë rrezëllitje. Unë do t’i dalloj, sepse atyre do t’u jepen librat nga e djathta e tyre. Do t’i njoh, gjithashtu, sipas shenjave (të sexhdes)
në fytyrat tyre. Do t’i njoh nga drita e tyre, e cila ndriçon përpara tyre dhe pasardhësve të tyre.” Më pas, i Lartësuari thotë: - “... dhe në të djathtë të tyre.” - Nga e djathta ndodhen librat e veprave të tyre. Kështu thotë Dahaku. Allahu i Lartësuar thotë: “(Kujto) Ditën kur Ne do t'i thërrasim të gjithë njerëzit, bashkë me prijësin e tyre. Ata, që libri i tyre do t'u jepet nga e djathta, do ta lexojnë (me kënaqësi) librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.” [Isra 71]. - “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” - Ju keni përgëzim kopshte Xheneti, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të qëndroni përjetësisht e përgjithmonë. - “Atë ditë, munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj!” - Allahu i Lartësuar na tregon për atë që do të ndodhë Ditën e Kijametit, kur të ringjallen krijesat, për tmerrin, tronditjet dhe gjëra të tjera të paimagjinuara. Ai na tregon se, atë ditë ka për të shpëtuar veçse ai që ka besuar Allahun dhe profetin e Tij, ka punuar sipas urdhëresave të Z otit dhe nuk ka shkelur kufijtë e Tij. Sulejm Ibn Amri tregon: “Shkuam në një varrim në portën e Dama - skut dhe me ne ishte Ebu Umame El -Bahili. Pasi u fal namazi i xhenazes dhe filluan ta varrosnin të vdekurin, Ebu Umame tha: “O njerëz! Ju jeni duke kaluar mëngjesin dhe mbrëmjen në një shtëpi, ku ende kryhen veprat e mira dhe të këqija, dhe jeni gati të ndaheni prej saj, për të shkuar në një shtëpi tjetër, dhe kjo është - duke iu referuar varrit - shtëpia e vetmisë, errësirës, krimbave dhe fatkeqësisë, përveç atij që ia zgjeron (dhe e shpëton) Zoti. Prej aty do të dilni në hapësirat e Ditës së Kijametit e do të kaloni nëpër ndodhi të mëdha e të tmerrshme. Në njërën prej tyre, njerëzit do t’i përfishijë diçka me urdhër të Zotit dhe atëherë do të ketë fytyra që do të zbardhen dhe të tjera që do të nxihen. Pastaj do të kaloni në një tjetër vend dhe njerëzit do t’i mbështjellë errësira e madhe. Pastaj do të ndahet drita (atyre që e meritojnë). Besimtarit i jepet dritë, ndërsa mohuesit dhe hipokritit jo. Do të ndodhë, sikurse ka thënë Zoti në librin e Tij: “Gje - ndja e tyre është errësirë, si në një det të thellë, ku dallgët mbulojnë dallgët dhe mbi to qëndrojnë re të zeza: errësira të thella njëra përmbi tjetrën, aq sa njeriu nuk mund të shohë as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.” [Nur: 40]. As jobesimtari e as hipokriti nuk do të mund të ndriçohen nga drita e besimtarit, ashtu sikurse edhe të verbërit nuk ndriçohen nga drita e atyre që shohin. Hipokritët do t’u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj! Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” Ky është ndëshkimi i Zotit për hipokritët, sikurse thotë: “Hipokritët përpi - qen të mashtrojnë Allahun, por është Ai që i bën ata të mashtrohen.” [Nisa: 142]. Pastaj ata do të kthehen në vendin ku u nda drita, por nuk do të gjejnë asgjë, andaj do të kthehen tek besimtarët, por mes tyre do të ngrihet një mur me një portë, sikurse thotë i Lartësuari: “Atëherë, ndërmjet tyre vendo - set një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi.”. Sulejman Ibn Amri thotë: “Mu - nafiku vazhdon të hallakatet në mashtrim, deri në kohën kur do të ndahet drita. Kjo është koha kur Zoti do ta bëjë të dallohet qartë hipokriti nga besimtari.” Nga Ebu Umame përcillet, gjithashtu, të ketë thënë: “Ditën e Kijametit do të dërgohet errësira dhe asnjë një njeri, qoftë besimtar apo jobesimtar, nuk do të shohë dot as pëllë - mbën e tij, derisa Zoti t'u dërgojë dritë besimtarëve, sipas punëve të tyre. Muna - fikët do t’i ndjekin ata pas dhe do t’u thonë: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj!”. Nga Ibn Abasi transme - tohet të ketë thënë: “Ndërkohë që njerëzit janë në errësirë, Allahu i Madhëruar sjell dritë. Kur besimtarët shohin dritën, drejto - hen nga ajo, dhe kjo dritë do të jetë udhërrëfyes i dërguar prej Zotit, për t’i udhëhequr ata drejt kopshteve të Xhenetit. Kur muna -
fikët të shohin besimtarët, do të nxitojnë që t’i ndjekin ata, por Allahu i Madhëruar ua shuan dritën munafikëve, dhe atëhere ata do të thonë: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriçohemi prej dritës suaj!” Pra, ne ishim së bashku me ju në jetën e dynjasë. Atëherë besimtarët do të thonë: - “Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas dhe kërkoni atje ndonjë dritë!” - Pra, kthehuni andej nga erdhët, prej errësirës, dhe shikoni se mos gjeni dritë prej atje. Ebu Kasim Taberaniu sjell hadithin nga Ibn Abasi, se Profeti i Allahut ka thënë: 2595. “Allahu i Lartësuar i fton njerëzit Ditë e Kijametit me emrat e tyre, duke mbuluar mangësitë e robërve të Tij. Ndërsa në Sirat, Allahu i Lartësuar i jep çdo besimtari dritë. Edhe munafikëve u jep njëfarë drite, por kur ata të jenë mbi Sirat, Allahu i Lartësuar ua heq dritën, prandaj ata do t’u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe ne të ndriço - hemi prej dritës suaj!” Besimtarët do të thonë: “O Zot, na plotëso dritën tonë!” Dhe ajo është koha kur askush nuk do të kujtohet dhe as do të mendojë për askënd.” Më pas i Lartësuari thotë: - “Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë.” - Haseni dhe Katadja kanë thënë se ai është një mur i vendosur mes Xhenetit dhe Zjarrit. Ndërsa Abdur - Rahman Ibn Zejd Ibn Eslemi thotë se ky është Ea’rafi, për të cilën Allahu i Lartësuar thotë: “Mes tyre (dy grupeve) do të jetë një mur ndarës, mbi të cilin do të qëndrojnë burra që e njohin secilin grup sipas shenjave të tyre. Ata do t'u thërrasin banorëve të Xhenetit: “Selami qoftë mbi ju!”. Ata nuk do të kenë hyrë në të, por do të shpresojnë.” [Araf 46]. Kështu është transmetuar nga Muxhahidi dhe të tjerë dhe ky është shpje - gimi i saktë. - “Nga brenda tij është mëshira ...” – Domethënë, ndodhet Xheneti, me gjithçka në të. - “... ndërsa nga jashtë tij është dënimi.” - Pra, zjarri i Xhehenemit. Kështu kanë thënë Katadja, Ibn Zejdi dhe të tjerë. Këtu flitet për një mur, që do të vendoset Ditën e Kijametit për të ndarë besimtarët nga munafikët. Besimtarët do t’i afrohen dhe do të hyjnë nga porta e tij. Pasi të hyjnë të gjithë, kjo portë do të mbyllet dhe muna - fikët do të mbeten pas saj, të dëshpëruar, në errësirë dhe ndëshkim, ashtu siç ishin edhe në jetën e dynjasë, në errësira njëra mbi tjetrën, në mohimin e Zotit, në mosbesim, në injorancë, në dyshime, pasiguri, mëdy - shje dhe luhatje. Allahu i Lartësuar thotë: - “Ata thërrasin: “A nuk rrinim edhe ne me ju?!” - Kështu, munafikët u thonë besimtarëve: “A nuk rrinim ne bashkë në jetën e dynjasë; merrnim pjesë bashkë në namazin e xhumasë, në namazet me xhe - mat, në Arafat gjatë haxhit, madje edhe në luftëra së bashku me ju, duke përmbushur shumë detyrime si muslimanë. - “Po, por ju e shkatërruat veten ...” - Ju vërtet rrinit me ne, por ju e shkatërruat veten. Disa selefë kanë shpjeguar: “Ju futët veten në bela, duke shkuar pas stolive mashtruese të kësaj dynjaje, pas poshtërsive dhe mosbindjes ndaj Zotit, si edhe duke përmbushur dëshirat pa fre.” - “... sepse ju prisnit zi për besimtarët...” Fjala e përdorur është “ terâbestum”, me kuptimin pritjes ose të shpresuarit për diçka. Sipas një mendimi, këtu bëhet fjalë për shtyrjen e pendimit. Pra, ju prisnit dhe e shtynit pendimin herë pas here, derisa ju kapi vdekja në befasi. Ndërsa Katade thotë që: “terâbestum”, domethënë: prisnit zi dhe fatkeqësi për besimtarët, për shkak të së vërtetës, që ata ndjekin. - “... dyshonit në çështjet e fesë ...” - Gjithashtu, ju dyshonit në çështjet e fesë, dyshonit rreth ringjalljes dhe llogarisë para Zotit. - “... dhe ju mashtruan ëndrrat boshe...” - Sipas një shpjegimi, el emânij (që është përkthyer “ëndrrat boshe”) janë pretendimet boshe se “do të na falen gjynahet.” Thuhet, gjithashtu, se kuptimi është: “Ju mashtroi dynjaja me kurthet e saj.” - “... derisa ju erdhi kaderi i Zotit.” - Pra, vazhduat në këtë gjendje, derisa ju erdhi vdekja.
- “Kryemashtruesi ju mashtroi rreth Allahut.” - Ai është shejtani i mallkuar. Kuptimi i fjalëve, që besimtarët u thonë munafikëve, është: Ju ishit së bashku me ne me trupin tuaj dhe kryet vepra besimi në dukje, por ato ishin vepra që u mungonte qëllimi i pastër. Ju morët pjesë në adhurime, vetëm me trup, por jo me zemrën tuaj. Ju ishit në dyshime të vazhdueshme dhe sille - shit si besimtarë sa për sy e faqe të njerëzve dhe Allahun e përkujtonit shumë pak. Këto fjalë të besimtarëve nuk bien aspak ndesh me fjalët e tyre në një vend tjetër, për të cilat na njofton Allahu i Lartësuar, i Cili është më i vërteti në fjalët e Tij: “Çdo njeri është peng i veprave të veta. Përveç të djathtëve, të cilët do jenë në kopshte Xheneti dhe do t'i bëjnë pyetje njëri -tjetrit dhe (do t'u thonë) zullumqarëve: “Çfarë ju solli në Sekar?” Ata do përgjigjen: “Nuk ishim prej atyre që falnin namaz, nuk ushqenim të varfërit, por përziheshim me të tjerët në vepra të kota. Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit, derisa na erdhi e Vërteta e sigurt.” [Muddethir 38 - 47]. Kështu, këto fjalë do të thuhen për t’ua shtuar edhe më shumë dhimbjen jobesimtarëve që janë në zjarr. Në fund të këtyre ajeteve, i Lartësuari thotë: “Tashmë, atyre nuk do t’u bëjë më dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.” [Muddethir 38 - 48]. Ndërsa këtu thotë: - “Sot prej jush nuk pranohet asnjë lloj kompensimi; po ashtu, as prej jobesimta - rëve.” - Edhe sikur të sillni të gjithë faqen e dheut të mbushur me flori, shto edhe njëherë aq, për ta dhënë si kompesim, që të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut, kjo nuk ka për t’ju pranuar. - “Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” - Ai do të jetë përfundimi juaj, sepse atë meritoni, për shkak të mohimit, dyshimit dhe pasigurisë suaj. Ai është vendi më i keq dhe përfundimi më i tmerrshëm.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:12–57:15
Allahu i Madhëruar flet për mirësinë e madhe që do të rrethojë besimtarët Ditën e Gjykimit, mirësi për të cilën do t’i kenë zili të gjithë. Kështu, Ai thotë: - “Atë Ditë do t'i shihni besimtarët dhe besimtaret tek u ndriçon drita përpara dhe në të djathtë të tyre.” - Ditën e Gjykimit, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe robtë do të jenë në errësirë. Ura që kalon mbi Xhehenem dhe të çon në Xhenet është vendosur, por është errësirë e plotë. Ajo është e vetmja rrugë për në Xhenet. Atëherë, do të shohësh besimtarët dhe besimtaret që ndriçohen nga një dritë, nga përpara dhe nga e djathta e tyre. Ashtu, në
ato çaste të vështira dhe të frikshme, ata do të ecin të ndriçuar nga drita e tyre. Secili do ta ketë fuqinë e dritës sipas besimit të vet. Në këto çaste, atyre u jepet përgëzimi më i bukur: - “(Atyre do t'u thuhet:) “Përgëzim për ju sot janë kopshtet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jeni përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.”” – Subhanallah! Sa i ëmbël do të jetë ky përgëzim për zemrat e tyre! Ata do përjetojnë lumturi të papërshkrueshme, sepse do të marrin lajmin që arritën çdo gjë që e kishin synuar dhe shpëtuan nga çdo e keqe së cilës i druheshin. Në këtë vend, kur shohin se si besimtarët ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre, ndërsa drita e tyre shuhet, munafikët u drejtohen besimtarëve: - “Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t'u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që edhe të ndriçohemi prej dritës suaj!”” - Prisni pak, që të na ndriçohet rruga nga drita juaj, për të shpëtuar edhe ne nga ndëshkimi! Por atyre u thuhet: - “Atyre do t'u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!”” – Pra, u thuhet që të kthehen në dynja, nëse është e mundur. Por kjo është diçka e pamundur. - “Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi.” – Atëherë, mes besimtarëve dhe munafikëve vendoset një mur i madh dhe i pakalueshëm. Nga njëra anë e tij janë besimtarët në mëshirën e Zotit, ndërsa nga ana tjetër janë munafikët në ndëshkim. Atëherë, munafikët duke u përgjëruar dhe duke kërkuar mëshirë, u drejtohen besimtarëve dhe u thonë: - “Ata (munafikët) u thërrasin (besimtarëve): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!?”” - A nuk ishim së bashku me ju në dynja kur thoshim: “ La ilahe il -l’Allah”, kur faleshim, agjëronim, merrnim pjesë në xhihad dhe punonim njëlloj si ju?! Përgjigjja u vjen kështu: - ““Po, por ju e shkatërruat veten,...” - Po, është e vërtetë që ishit me ne në dynja dhe vepronit njëlloj si ne, por veprat tuaja ishin pa besim dhe pa qëllim të pastër. - “...sepse ju prisnit kob të zi për besimtarët, dyshonit në çështjet e fesë...” - Ju dyshonit në vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, e cila nuk pranon asnjë dyshim. Gjithashtu: - “...dhe ju mashtroi jeta e dynjasë, derisa ju erdhi kaderi i Zotit.” - Ju u mashtruat nga ëndrra e kotë se, me gjithë dyshimet tuaja, ju do të arrinit të njëjtin sukses ashtu si besimtarët. Kështu vazhduat, derisa ju erdhi vdekja, me caktimin e Zotit, dhe ju gjeti në atë gjendje të shëmtuar. - “Gënjeshtari ju mashtroi rreth Allahut.” - Ishte Gënjeshtari, Shejtani i mallkuar, ai i cili jua zbukuroi në zemër mohimin dhe dyshimet, aq sa ju gjetët qetësi dhe u kënaqët me atë gjendje. Ju e besuat premtimin e tij të rremë dhe e morët për të vërtetë çdo fjalë të tij. - “Sot prej jush (o munafikë) nuk pranohet asnjë lloj kompensimi dhe as prej jobesimtarëve. Zjarri është vendi juaj, sepse atë meritoni. Sa përfundim i keq është ai!” ” - Sikur ta jepni për kompensim të gjithë Tokën me flori, madje edhe një herë aq sa ajo, kurrë nuk do të pranohet prej jush. Vendqëndrimi juaj është Zjarri! Ai do t’ju mbështjellë plotësisht. Sa vend i keq që është Zjarri! Në një sure tjetër, i Lartësuari thotë: “Ai që do ta ketë të rëndë peshoren e veprave të tij, ai do të bëjë një jetë të këndshme. Ndërsa ai që do ta ketë të lehtë peshoren e veprave të tij, ai e ka vendin në Hauijeh. Ku mësove t’i se ç’është Hauijeh? Ai është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.” [Kariah 6 – 11].