← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

57. Hadid · Ajeti 16 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:16–57:29

Besimtarët e besimit islam porositen të vazhdojnë rregullisht me udhëzimet e Kur'anit, të mos ndryshojë në të, të mos shkojnë pas thënieve të devijuesve, të mos i lënë pas dore porositë e Zotit, se pas një kohe të gjatë mund të ndodhë, siç u ndodhi ithtarëve të librit, t'u forcohen zemrat e të ngelin pa mëshirën e Zotit.

Të gjithëve atyre që japin nga pasuria e tyre, në ato vende që i ka porositur Zoti, qofshin meshkuj ose femra, Allahu u shumëfishon thevabin dhe të tillët janë të njohur te Zoti si të drejtët, dëshmorët. Çdo besimtar i sinqertë është siddikë dhe shehidë.

Jeta e kësaj bote, në shumicën e çështjeve të saj, në realitet është: lojë që vetëm të lodh e s'ka gjë prej saj: është argëtim që të largon prej aktiviteteve të dobishme, është përpjekje për zbukurime në petka, orendi, lukse etj.: është mburrje e pa vend si me origjinë, lozë, me pozitë etj. dhe është orvatje për shtimin e pasurisë pa zgjedhur rrugë të drejtë dhe për shpenzimin e saj në rrugë të mbrapshta, përpjekje për shumë fëmijë, e pa kujdes ndaj edukimit të drejtë të tyre. Të gjitha këto janë një mashtrim parasysh, sepse kalojnë aq shpejt e nuk mbetet gjë prej tyre, si bima që duket e bukur, e gjelbër, e për së shpejti thahet, shtypet e bëhet pleh.

Njerëzit duhet të bëjnë gara për ta arritur kënaqësinë e Zotit, shpërblimin prej tij dhe duhet ta dinë se të gjitha ngjarjet, të gjitha gjendjet në tokë e në vetë njerëzit, janë të dirigjuara qysh herët prej vullnetit të Zotit, ndaj as nuk duhet dëshpruar e pikëlluar për atë që të kaloi e nuk arrite ta fitosh, e as duhet gëzuar tepër për atë që të është dhënë, ngase pikëllimi për të kaluarën, do të thotë: përpjekje për të vazhduar kohën e kaluar në të tashmen, e kjo është dëm. Gëzimi për atë që të është dhënë, e ka kohën kur me të është realizuar një sukses pozitiv, e jo më parë.

Zoti xh. sh. u ndihmoi njerëzve të marrin rrugën e drejtë, duke u dërguar pejgamberë e duke u shpallur libra, por kokëfortit nuk edukohen me këshilla, ata edukohen me forcë, andaj e krijoi hekurin si mjet të fuqishëm aa më të cilin, nëse përdoret drejt, arrogantët dhe rrebelët shtypen e mbretëron drejtësia në tokë, e prej tij ka edhe dobi të tjera.

Është mëshirë e madhe e Zotit që dërgoi pejgamberë një pas një, e prej beni israilëve si më vonë e dërgoi Isain me Inxhilë dhe ithtarët e tij, të mësuar prej Inxhilit ishin të butë e të mëshirshëm, por nga butësia e tepërt, e për t'u afruar edhe më shumë te Zoti, tejkaluan në murgësi (njerëz që braktisin të mirat e kësaj jete si martesën etj.). Por njeriu është i materializuar, andaj nuk mund të jetojë pa ia plotësuar kushtet edhe anës materiale, brenda kufijve të duhur, e nuk munden ta ruajnë as ata si duhet atë braktisje të jetës.

Ithtarët e librit thoshin se pejgamberllëku dhe shpallja e librit qiellor është veçori e tyre, e jo edhe e popujve të tjerë, e ajeti i fundit jep të kuptohet se çdo gjë është në duar të Allahut: Ai e dallon me të mira atë që do. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures "El Hadidë''. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:16–57:17

- “A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti ...” - A nuk erdhi çasti, që të zbuten zemrat e tyre me përmendjen e Zotit, këshillat dhe para - lajmërimet e Tij. A nuk erdhi koha që të dëgjojnë Kuranin, të meditojnë e kuptojnë atë dhe t’iu nënshtrohen urdhëresave të Tij. A nuk ka ardhur koha që ta dëgjojnë këtë fjalë madhështore dhe t’i binden asaj? Ibn Abasi shpjegon: “Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët, duke treguar se zemrat e tyre janë të ngadalta në përgjigjen e ftesës së Tij. Ai i qortoi me këtë ajet në krye të 13 vjetëve, që nga fillimi i zbritjes së Kuranit”. Kështu e transmeton Ibn Ebu Hatimi. Pastaj ai dhe Muslimi sjellin fjalën e Ibn Mesudit: “Nga koha që ne pranuam Islamin dhe momenti kur na qortoi Allahu me këtë ajet kishin kaluar veçse 4 vjet.” Kështu e transmeton Muslimi në fund të librit të tij. Këtë e kanë përnxjerrë edhe Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Bezari po nga Ibn Mesudi. - “... dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë, që pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë tani jashtë rrugës?” - Allahu i Lartësuar i ka ndaluar besimtarët që t’u përngjasojnë jehudëve dhe të kri - shterëve, që iu dha libri më herët. Pasi kaloi një kohë e gjatë, ata ndryshuan Librin e Allahut, për një çmim të vogël të kësaj bote. Ata e hodhën librin pas shpine, duke shkuar pas opinioneve të njerëzve. Ata pasuan njerëzit dhe mendimet e tyre për fenë e Allahut, duke mbivlerësuar priftërinjtë dhe murgjit e duke i marrë si zota veç Allahut. Kështu zemrat e tyre u ngurtësuan, aq sa nuk ndikoheshin më nga qortimet, kërcë - nimet e këshillat. Zemrat e tyre nuk zbute -

shin dhe nuk prekeshin as nga premtimet e Zotit për mirësitë dhe shpërblimet dhe as nga kërcënimet e Tij për ndëshkimet. I Lartësuari thotë: “... e shumë prej tyre janë tani jashtë rrugës?” Pra, me veprimet e tyre, ata shkelën kufijtë e Zotit. Zemrat e tyre ishin të prishura, kurse punët e tyre ishin të kota dhe mosbindja ndaj Allahut, siç thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Për shkak se ata e thyen zotimin e dhënë, Ne i mallkuam ata dhe zemrat e tyre i bëmë të ashpra . Ata i ndryshuan fjalët (e Librit) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë të madhe të atij (Mesazhit) me të cilin u këshilluan. ...” [Maide 13]. Zemrat e tyre u prishën dhe u bënë të ngurta e të vrazhda. Atyre iu bë shprehi ndryshimi i fjalëve të Zotit, brakti - sën urdhëresat dhe u zhytën në veprat e ndaluara, prandaj Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t’u përngjasojnë këtyre po - pujve, qoftë në çështjet themeltare, qoftë në çështjet dytësore të fesë. Ibn Ebu Hatimi sjell një rrëfim nga El Rabi' Ibn Ebu Amila el Fezari, i cili thotë se nuk ka dëgjuar rrëfim më të çuditshëm nga Abdullah Ibn Mesudi, sesa ky: “Bijtë e Israilit, pas një kohe të gjatë (pas Shpalljes), iu ngurtësuan zemrat, prandaj shpikën vetë një libër (gjoja hyjnor) siç ua kishte ënda dhe atë citonin. Ngaqë e vërteta po i pengonte të përmbu - shnin shumë nga dëshirat e tyre, ata thanë: “Ejani t'i thërrasim bijtë e Izraelit të zbatojnë këtë libër dhe ai që na pason, e lëmë të jetojë, ndërsa kush kundërshton, e vrasim.” Kështu vepruan. Mes popullit ishte një njeri i ditur rreth Librit të Zotit, i cili, kur pa se çfarë po bënin, u kujdes që, atë që dinte nga Libri i Zotit ta shkruante në një pergamenë të vogël, të cilën e futi brenda një briri, të cilin e vari në qafë. Keqbërësit vërejtën se po shtoheshin të vrarët, prandaj i thanë njëri -tjetrit: “O njerëz, kështu po i shfarosim beni israilët, prandaj thirrni fila - nin dhe tregojini librin tuaj. Nëse ai ju ndjek, edhe të tjerët do t'ju ndjekin. Nëse ai ju refuzon, atëherë vriteni!” E thirrën atë burrë dhe i thanë: “A e beson atë librin tonë?” - “Çfarë përmban ai? Ma tregoni njëherë!” - tha ai. Ata ia treguan deri në fund, pastaj e pyetën: “Po tani, e beson?” Ai tha: “Po, besoj në këtë”, dhe tregoi bririn me dorën e tij. Kështu, ata e lanë të lirë. Ai më pas vdiq. Pas njëfarë kohe, kur e zhvarrosën, e gjetën duke mbajtur bririn, brenda të cilit gjetën tekstin e shkruar, që ai burrë dinte rreth Librit të Zotit. Disa thanë: “O njerëz, kemi dëgjuar se ky njeri u spro - vua dhe devijoi.” Kështu, beni israilët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Më i miri ishte grupi i ndjekësve të bri-mbajtësit.” Ibn Mesudi shtoi: “Edhe ju, nëse jetoni gjatë, - ose kush do të jetojë gjatë prej jush, - do të shihni shumë gjëra të reja në fenë e Zotit, që ju nuk do t’i njihni fare, por që edhe nuk do të mundeni t’i ndryshoni dot. Kështu që, ju do të mjaftoheni nëse Zoti sheh se zemra juaj i urren ato devijime.” Ebu Xhafer et - Taberiu tregon se Atris Ibn Urkubi shkoi njëherë tek Ibn Mesudi dhe i tha: “O Ebu Abdullah, u shkatërrua ai që nuk urdhëron për të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja!” Abdullahi tha: “U shkatërrua ai, zemra e të cilit nuk e njeh se çfarë është e mirë dhe nuk urren të keqen! Pasi kishte kaluar një kohë e gjatë (nga Shpallja) , izraelitëve iu ngurtësuan zemrat, ndaj shpikën vetë një libër, si ua donte qejfi dhe e citonin. Pastaj thanë: “Ne do t'ua prezantojmë izraelitëve këtë libër, pastaj, kush e beson, ne do ta lëmë, e kush nuk e beson, do të vritet!” Pas kësaj, njëri prej tyre e futi Librin e Zotit në një bri, dhe e vari bririn në qafë, mbi gjoksin e tij. Kur i thanë: “A e beson këtë libër (që ata e shkruan vetë)?” - “Po, unë besoj tek ai - tha duke vendosur dorën mbi mbi gjoksin e tij, ku ndodhej edhe briri. - E pse të mos besoj në këtë libër?” Kështu, grupacioni më i mirë i tyre sot janë ata me fenë e mbartësit të bririt.” - “Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni.” - Kjo është provë që Allahu i Lartësuar i zbut zemrat, pas ngurtësimit të tyre dhe i udhëzon të çoroditurit, që janë larguar e zhytur në errësirat e humbjes e femohimit.

Ai sjell çlirimin pas ngushtësisë dhe lehtësimin pas vështirësisë. Ashtu sikurse Ai është i Plotpushtetshëm që ta ringjallë tokën e tharë e të vdekur me shiun që lëshon nga qielli, po kështu Ai udhëzon zemrat e ngurtësuara përmes fakteve të Kuranit dhe Shpalljes, me udhëzimet dhe dritën, që kanë ato. Ai bën të mundur që në ato zemra të depërtojë drita, edhe nëse ato kanë qenë dikur të vulosura. I Dëlirë është Ai, që udhëzon pas humbjes atë që Ai dëshiron. Ai është i Dëliri, i Urti, i Drejti, i Buti, i Mëshirshmi dhe i Gjithëdituri.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:16–57:17

Pasi Allahu i Lartësuar foli për gjendjen në ahiret të besimtarëve e besimtareve, munafikëve dhe munafikeve, kjo duhet t’i bënte zemrat të frikësoheshin dhe të pendoheshin para Zoti të tyre, të nënshtroheshin para madhështisë së Tij. Atëherë, Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët, të cilët ende nuk e ndiejnë këtë ndryshim në veten e tyre: - “A nuk është koha për besimtarët, që zemrat e tyre të zbuten me kujtimin e Allahut e me të Vërtetën që u zbriti...” - A nuk ka ardhur koha që zemrat e besimtarëve të frikësohen e të zbuten nga kujtimi i Allahut, pra, nga ajetet Kur'anore?! A nuk ka ardhur koha që ata të nënshtrohen në zbatimin e urdhrave, në largimin nga haramet dhe të nxjerrin mësim nga e vërteta që iu shpall Muhamedit (a.s.). Kjo është nxitje për të kultivuar frikën dhe përunjësinë e zemrës ndaj Allahut të Lartësuar dhe Shpalljes së Tij. Besimtarët duhet të kujtojnë këshillat hyjnore dhe të përkushtohen në zbatimin e fesë së Zotit në çdo kohë dhe në çdo gjendje të tyre. Ata duhet të llogarisin veten, para se të vijë çasti kur pendimi nuk do të pranohet më. - “...dhe të mos bëhen si ata të cilëve iu dha libri më parë e pasi kaloi një kohë e gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan e shumë prej tyre janë jashtë rrugës?” - Të mos bëhen si ata të cilëve Zoti u shpalli libër, që duhej të fuste drojë në zemrat e tyre dhe t’u bindeshin urdhrave të Tij, por ata nuk u treguan të qëndrueshëm në këtë rrugë. Përkundrazi, pasi kaloi një kohë e gjatë, ata u harruan në kotësira, derisa imani i tyre u zbeh, ndërsa siguria në fe iu zhduk. I Madhëruari thotë që “zemrat e tyre u ngurtësuan”. Zemrat kanë nevojë të vazhdueshme që të kujtojnë Shpalljen e Zotit dhe të dëgjojnë urtësitë e Tij. Njeriu nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm, sepse kjo bëhet shkak për ngurtësimin e zemrës dhe për largimin e lotëve, që rrjedhin nga frika e Zotit. - “Dijeni se është Allahu Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne jua kemi sqaruar argumentet, që të kuptoni.” - Shenjat e Allahut të Madhëruar i tregojnë njeriut qëllimet e larta hyjnore. Kështu, Ai që e ngjall tokën pas vdekjes së saj është i plotfuqishëm që të ngjallë robtë pas vdekjes së tyre dhe t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre. Ai që ngjall tokën pas vdekjes së saj me ujin që e zbret nga qielli, Ai është i plotfuqishëm që t’i ngjallë zemrat e vdekura me Shpalljen që ia zbriti nga qielli Profetit të Tij. Nga ky ajet nënkuptohet, gjithashtu, se ata që nuk udhëzohen nga shenjat e Allahut janë të palogjikshëm.

← Hadid 57:16