← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

57. Hadid · Ajeti 4 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 57:1–57:11

Çdo qenie a send në këtë ekzistencë i bën tesbih Zotit. Tesbih d.m.th. madhërimi i qenieve ndaj Zotit, duke larguar prej Tij çdo të metë që i përshkruhet nga ndonjë injorant. Shprehja e tesbihut formohet në trajtë të kohës së shkuar, të kohës së tashme e të ardhshmes, vjen në infinitiv, e edhe në mënyrën urdhërore, e na jep të kuptojmë se tesbih ndaj Zotit është i vazhdueshëm për çdo kohë e moment.

Qenia e Zotit të madhëruar nuk ka fillim e as mbarim, është i dukshëm përmes fakteve që dokumentojnë për Të, e qenia e Tij esenciale është e padukshme dhe e paarritshme prej mendjes së njeriut.

Pasuria, e edhe e tërë bota ekzistenciale është e Allahut, e njerëzit vetëm e trashëgojnë njëri pas tjetrit, andaj nuk duhet të bëjnë kopraci me pasurinë që e trashëguan dhe do ta lënë trashëgim, e posaçërisht kur është fjala e shpenzimit të saj për lartësimin dhe forcimin e fesë, shpalljes së Zotit. Shpenzimi për në rrugën e Zotit, për qëllimet që Zoti i ka caktuar dhe i pëlqen, do të shumëfishohet me thevab prej Tij.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 57:4–57:6

- “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Allahu i Lartësuar na njofton se Ai është Krijuesi i botës, i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje mes tyre. Ai i krijoi këto në gjashtë ditë, sikurse është pohuar edhe në shumë ajete të tjera. Gjashtë ditët, në të cilat Allahu krijoi botën, janë e diela, e hëna, e marta, e mërkura, e enjtja dhe e xhumaja. Ditën e xhuma përfundoi i gjithë krijimi dhe u krijua Ademi. Disa dijetarë kanë thënë se këto ditë ishin si ditët e zakonshme, që njohim ne, siç kuptohet nga ajetet në pamje të parë, kurse disa të tjerë kanë thënë se një nga ato ditë ishte sa një mijë vjet, sikurse ka pohuar Muxhahidi dhe imam Ahmed Ibn Hambeli. Po këtë mendim ka pasur edhe Ibn Abasi, sipas transmetimit që Dahhaku sjell prej tij. Për sa i përket të shtunës, këtë ditë nuk u krijua gjë. Ajo është dita e shtatë dhe u quajt es-sebtu, që do të thotë el kat'u, pra, ndërprerje. Allahu i Lavdëruar tregon për Veten e Tij e thotë: “pastaj qëndroi mbi Arsh.”. Në lidhje me këtë çështje, - domethënë, për lartësimin ( el istiuâu ) e qëndrimin e Allahut mbi Arsh, - janë bërë interpretime të ndryshme. Ne do të ndjekim medhhebin e selefëve të mirë dhe imamëve të drejtë e të mëdhenj të Islamit, në të shkuarën dhe në të tashmen. Ata i kalojnë të tilla pohime kuranore ashtu siç janë sjellë, me kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë, pa bërë asnjë shëmbëllim apo krahasim të tyre me krijesat, por edhe pa i mohuar ato pohime. Nuk pranohet asnjë shpjegim i atyre që e krahasojnë dhe shëmbëllejnë Allahun me krijesat, pasi siç ka thënë i Lavdëruari: “... Nuk ka të ngjashëm me Të. Ai është Gjithë - dëgjuesi, Gjithëshikuesi.” [Shura 11]. Kjo çështje shpjegohet ashtu siç kanë thënë imamët e mëdhenj, mes të cilëve edhe Nuajmi,

shejhu i imam Buhariut, i cili ka thënë: “Ai që e përngjason Allahun me krijesat ka bërë kufër (femohim). Edhe ai që mohon ato që Allahu ka pohuar për Veten e Vet ka mohuar.” Në pohimet e Allahut për Veten e Tij dhe në pohimet e Profetit për Të, nuk ka vend për përngjasime e shembëllime. Është detyra jonë që të gjitha këto pohime, që janë sjellë në ajete të qarta dhe në hadithe të sakta, t’i pranojmë dhe pohojmë ashtu siç i shkon madhështisë absolute të Allahut të Lavdëruar, duke mohuar çdo mangësi për Të, në çdo aspekt. Kjo është rruga e drejtë dhe e saktë. - “Ai di gjithçka që futet në tokë ...” - Ai e di se çfarë hyn në tokë, si farërat, pikat e ujit dhe të ngjashme me to.100 - “... dhe gjithçka që del prej saj ...” – Ai di edhe çfarë del prej tokës, si filizat apo bimët, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtë - sive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. Nuk ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë.” [En’am 59]. - “... çfarë zbret prej qiellit ...” - I Madhëruari është i Gjithëditur, që di për atë që bie nga qielli, si shirat, bora, breshëri, vendimet e Tij që zbresin nga qielli për t’u zbatuar ndër krijesa, ligjet dhe rregullat, që i Madhëruari i zbret përmes melekëve të nderuar, shpallja etj. - “... dhe çfarë ngrihet në të.” - Ai di me saktësi për çfarë ngjitet në qiell, siç janë melekët, veprat e robërve etj., siç thuhet në një hadith të saktë: 2586. “Allahu nuk fle dhe nuk i takon Atij që të flejë. Ai e vendos drejtësinë dhe Ai e ngre atë. Veprat e ditës ngrihen tek Ai përpara veprave të natës dhe veprat e natës përpara veprave të ditës. Mbulesa e Tij është en-nûru (dritë) ose ennâru (zjarr) Nëse do ta hiqte atë (mbulesën), rrezatimi i fytyrës së Tij do të përvëlonte çdo krijesë që do të kapte shikimi i Tij.” - “Ai është me ju kudo që të jeni. Allahu vështron gjithçka që bëni ju.” - Domethënë, Ai është mbikëqyrës juaj, dëshmitar i të gjitha veprave tuaja. Ai është me ju ashtu sikurse e kërkojnë cilësitë e tij të larta dhe absolute. Kudo qofshi, në çdo gjendje që të jeni, si të mirët edhe keqbërësit, qoftë në tokë, qoftë në det, natën, ditën, nëpër shtëpi, në hapësira dhe lugina; të gjitha janë njëlloj përpara diturisë së Tij. Asgjë nuk i fshihet Atij. Çdo gjë është nën shikimin e dëgjimin e Tij. Ai e dëgjon fjalën tuaj, e sheh vendin ku jeni. Ai di në hollësi të fshehtat tuaja dhe bisedat e fshehta mes jush, siç thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Shih si përpi - qen ta mbulojnë çfarë mbajnë në kraharor, si për t’u fshehur nga Ai! Le ta dinë se edhe kur mbulohen me rroba, Ai e di se çfarë fshehin dhe çfarë shfaqin. Sepse Ai e di mirë çfarë fshihet në gjoks.” [Hud 5]. Në hadith të saktë përcillet se 2587. Profeti i Allahut i tha Xhibrilit, kur Ai e pyeti për ihsanin, që ihsani (grada më e lartë e besimit) është që ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë, sepse edhe nëse nuk e sheh, Ai të sheh ty. Ebu Nuajmi sjell një hadith merfu’ nga Abdilah Ibn Muavije el Gadiri: “Janë tri gjëra, që nëse robi i bën, ka për të shijuar ëmbëlsinë e imanit: 1. ta adh urojë Allahun si Një të vetëm; 2. të japë zekatin prej pasurisë së tij, me kënaqësi e me gjithë zemër, çdo vit. Të japë jo prej pasurisë me të keqe që ka, por prej pasurisë mesatare. Gjithashtu, 3. të pastrojë veten.” Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë do të thotë që njeriu të pastrojë veten?: Ai tha: “Do të thotë që robi ta dijë e të jetë i sigurt se Zoti është me të (me dijen e Tij) kudo qoftë.” 101 Imam Ahmedi (Allahu e mëshi - roftë!) përsëriste shpesh këto vargje: “Nëse ndonjëherë gjatë jetës mendon se je në vetmi, / mos thuaj jam vetëm, por thuaj mbi mua është Mbikëqyrësi. / Kurrë mos e mendo Allahun se është i pakujdesshëm, as edhe një çast të vetëm, / dhe kurrë mos mendo se duke u fshehur nga sytë e njerëzve, vërtet i je fshehur Atij.” - “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës ...” - Ai është Pronari i dynjasë dhe ahiretit, sikurse thotë i Lartësuari në

ajetin tjetër: “Vetëm Jona është bota tjetër, edhe kjo.” [Lejl 13]. Ai është i lavdëruar në të dyja botët, sikurse thotë: “ Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë. Vetëm Atij i takon i gjithë lavdërimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni të gjithë. ” [Kasas 70]. Ose: “I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai në botën tjetër! Ai është i Urti i Gjithëdituri. Ai e di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj dhe çfarë zbret prej qiellit e çfarë ngjitet në të; Ai është Mëshi - rëploti, Falësi i Madh.” [Sebe’ 1, 2]. Kështu, gjithçka në qiell dhe në Tokë është pronë e Tij dhe të gjithë janë krijesa e të nënshtruar para Tij, sikurse thotë i Lartë - suari: “Çdo qenie në qiej e në Tokë ka për t’iu paraqitur të Gjithëmëshirshmit si rob. Me diturinë e vet, Ai i ka përfshirë të gjitha dhe i ka numëruar (e shënuar) të gjitha në mënyrë të saktë. Ditën e Kijametit, çdokush do t’i paraqitet Atij i vetmuar.” [Merjem 93 - 95]. - “... dhe vetëm tek Allahu kthehen të gji - tha çështjet.” - Vetëm tek Ai do të kthehen të gjitha çështjet dhe të gjitha krijesat në Ditën e Kijametit. Ai do të gjykojë krijesat ashtu si Ai dëshiron, me drejtësinë, që kurrë nuk cenon hakun e ndokujt. Madje, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar në ajetin tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40]. Ose: “Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty (në peshore). Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë (të punëve). ” [Enbija 47]. Më pas, i Lartësuari thotë: - “Ai e ndërfut natën në ditë dhe e ndër - fut ditën në natë.” - Është Ai që i kujdeset dhe vepron në krijesat e Tij, përmes ligjeve që ka vendosur. Kështu, Ai e ndërron natën me ditën dhe anasjelltas. Është Ai që për - cakton gjatësinë dhe shtrirjen e gjithëse - cilës, ashtu si Ai dëshiron. Shpesh e bën njërën më të gjatë se tjetrën, pastaj ana - sjelltas dhe herë të tjera i bën të barabarta. Ai bën, gjithashtu, që të ndërrohen stinët. Të gjitha këto ndodhin me urtësinë e Tij, me përcaktimin e me diturinë e Tij të gjerë dhe absolute. - “Ai i di të fshehtat që mban kraharori.” - Allahu i di të fshehtat, sado të imta qofshin ato. Ai i di ato në detaje, edhe nëse krijesat mundohen t’i fshihen. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë së Tij.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 57:1–57:6

- “Allahun e lartëson me adhurim gjithçka që është në qiej e në Tokë...” - Allahu i Lartësuar na tregon rreth madhështisë, lartësisë dhe gjerësisë së pushtetit të Tij. Ai na tregon se çdo gjë në botën qiellore e tokësore, qofshin gjallesa që flasin ose që nuk flasin, qofshin sende e

krijesa të gjalla, të gjitha pa përjashtim i bëjnë tesbih, duke e lavdëruar dhe duke e lartësuar Atë nga çdo mangësi që nuk i shkon Madhërisë së Tij. Gjithçka është e nënshtruar ndaj Zotit, e përunjur para krenarisë së Tij. Në këtë krijim shfaqet qartë urtësia dhe Mbisundimi i Allahut të Madhëruar. Në këtë ajet del qartë, gjithashtu, nevoja e madhe e të gjitha krijesave, të botës qiellore e asaj tokësore, për Zotin e tyre. - “Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” - Allahu na tregon për krenarinë e Tij madhështore dhe për faktin se Ai ka nënshtruar gjithçka nën sundimin e Tij. Ai tregon gjithashtu për urtësinë e Tij të madhe, qoftë në krijimin e Tij, qoftë në ligjet që ka vendosur mes tyre. - “Atij i takon pushteti në qiej e në Tokë. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” - Allahu është Krijuesi dhe Furnizuesi i të gjitha krijesave. Ai përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre, me pushtetin e fuqinë e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe asgjë nuk del jashtë sundimit të Tij. - “Ai është i Pari dhe i Fundit, i Larti, i Afërti....” - Allahu është i Pari, para të Cilit nuk ka gjë, dhe i Fundit, pas të Cilit nuk ka gjë. Allahu është i Larti, sipër të Cilit nuk ka gjë, dhe i Afërti, më pranë se i Cili nuk ka gjë. - “...dhe Ai di çdo gjë” - Dituria e Allahut ka përfshirë të dukshmet dhe padukshmet, të hapurat dhe të mbuluarat, të shkuarat dhe të ardhmet. - “Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj u ngrit mbi Arsh.” - Dita e parë e krijimit ishte dita e dielë dhe përfundimi i krijimit ishte në ditën e xhuma. Pastaj i Lartësuari u ngrit mbi Fronin e Tij, ashtu si i shkon madhështisë së Tij, sipër të gjitha krijesave. - “Ai di gjithçka që futet në Tokë dhe gjithçka që del prej saj, çfarë zbret prej qiellit dhe çfarë ngrihet në të.” - Allahu e di për ato që hyjnë në tokë, si farërat, shiu etj. Ai e di edhe për ato që dalin nga toka, si bimët, pemët, kafshët etj. Ai di gjithçka që zbret nga qielli, si melekët, kaderi, rizku i Tij etj. Ai i di edhe ata që ngjiten në qiell, si melekët, shpirtrat, lutjet, veprat e robve etj. - “Ai është me ju kudo që të jeni.” - Kjo i përngjan ajetit tjetër: “Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; e as mes pesë vetave, që Ai të mos jetë i gjashti, e as mes më pak dhe as mes më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë.” [Muxhadele]. Kjo është afërsi me diturinë dhe mbikëqyrjen e Tij. Prandaj edhe më pas, Allahu kërcënon dhe përgëzon robtë e Tij se do t’i shpërblejë sipas veprave të kryera, të cilat Ai i di dhe i ka mbikëqyrur imtësisht: - “Allahu shikon gjithçka që bëni ju.” - Allahu sheh të gjitha veprat tuaja dhe do t’ju shpërblejë sipas tyre. Ai i ka ruajtur ato vepra me imtësi dhe korrektësi. - “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës...” - Allahu është Sunduesi i tyre. Ai është Krijuesi dhe ata janë robtë e Tij, që duhet ta adhurojnë, t’i përkushtohen e nënshtrohen Atij dhe vetëm Atij. Allahu i Madhëruar vepron dhe përkujdeset për ta me ligjet e krijimit dhe të Sheriatit, të ndërtuara mbi urtësinë e Tij. - “...dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” - Si veprat, ashtu edhe vepruesit e tyre, vetëm tek Allahu e kanë kthimin. Robtë do të paraqiten tek Ai dhe Ai do të ndajë të keqen nga e mira. Ai do ta shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij. - “Ai e fut natën te Dita dhe Ai e fut Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) ...” - Allahu e vendos natën mbi ditën, dhe kështu krijesat i mbulon errësira, që ato të qetësohen e çlodhen. Pastaj e vendos ditën mbi natën, dhe nga toka largohet errësira e gjithçka ndriçon. Atëherë njerëzit fillojnë të lëvizin, për të arritur mirësitë e tyre. Allahu e ndërron natën e ditën duke shkurtuar e zgjatur herë njërën e herë tjetrën, duke krijuar kështu edhe stinët, nëpërmjet të cilave arrihen mirësi të shumta. I lartësuar dhe plot begati

është Allahu i Madhëruar, Zoti i botëve! I lartësuar qoftë Bujari e Bamirësi, që i begatoi robtë me mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura! - “Ai i di të fshehtat që mban kraharori.” - Allahu di për gjithçka që fshihet në kraharor. Ai i jep sukses të përqafojë udhëzimin e drejtë atij që e di se e meriton këtë udhëzim. Por nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar nuk ia jep udhëzimin e drejtë atij që nuk e meriton atë.

← Hadid 57:4