← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

58. Muxhadele · Ajeti 12 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 58:11–58:22

Besimtarët janë të urdhëruar që njëri-tjetrit t'i bëjnë vend, duke u mundësuar të gjithëve të gjejnë vend aty ku bisedohet.

Nuk janë të obliguar e të porositur që duke u ngritur vetë t'i lëshojnë vendin tjetrit, por pa u ngritur t'i bëjnë vend. Kush i bën vend tjetrit, Allahu ia zgjeron atij rrizkun, gjoksin, varrin, xhennetin.

E nëse është urdhër për t'u ngritur, atëherë duhet ngritur, pse ata që zbatojnë urdhërin, Allahu i ngre lart, por më së larti i ngre, të zotët e dijes. Në këtë ajet Allahu lavdëron dijetarët.

Dhënia e lëmoshës para bisedës me Pejgamberin ishte sprovë për besimtarin e sinqertë, për jo lakmuesin ndaj kësaj bote.

Hipokritët betoheshin rrejshëm se ishin me myslimanët, e në anën tjetër miqësoheshin më jehuditë, që ishin të mallkuar prej Zotit. Ata do të përpiqen që edhe në Ahiret të betohen rrejshëm, por do ta kenë kot. Besimtari i sinqertë në besim ndaj Allahut dhe ndaj jetës së Ahiretit, nuk e do atë që është kundër mësimeve të Allahut dhe të Pejgamberit, le të jetë edhe më i afërmi, pse në zemrën e besimtarit të tillë është rrënjosur besimi i sinqertë, të cilin për çdo moment Allahu ia forcon. Veprat e besimtarëve të tillë Allahu i pranon dhe është i kënaqur me ta, edhe ata do të jenë të kënaqur me shpërblimin që u jep Zoti, e të tillët janë ushtri (parti) e afërt e Zotit, andaj janë të shpëtuar. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muxhadeletu. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 58:12–58:13

- “O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sada - ka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. ” - Allahu i Lartë - suar i urdhëronte dhe edukonte robërit e Tij besimtarë në kohën e Profetit ﷺ që, kur dikush dëshironte të fliste me të Dërguarin e Allahut, pra, një bisedë veçmas me të, të jepte sadaka përpara kësaj bisede, në mëny - rë që të dëlirësohej dhe të bëhej i denjë për atë takim. - “Nëse nuk keni çfarë të jepni ... ” - Përjashtohej nga ky rregull veçse ai që ishte i varfër dhe i pamundur. - “Allahu është Falës i madh e Mëshirë - plotë.” - Urdhëri duhej të përmbushej veçse nga ata të cilët kishin mundësi që ta bënin. - “A mos po frikësoheni të jepni sadaka në prag të bisedës suaj?” - Mos u trembët, vallë, se ky urdhër do të ishte i vazhdue - shëm për ju? - “Pasi ju nuk e bëtë këtë, Allahu jua pranoi pendimin. Atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu i di në hollësi veprat tuaja. ” - Kështu, me këtë ajet u abrogua urdhri i mësipërm. Thuhet se këtë urdhër e vuri në zbatim, përpara se të abrogohej, veçse Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Xheriri sjell hadithin nga Ali Ibn Eb i Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili rrëfen se Profeti i Allahut e pyeti: 2622. “Sa mendon se duhet të jetë sadakaja në këtë rast? Të jetë një dinar floriri?” - “Kaq nuk do të munden që ta zbatojnë!” - “Po gjysëm dinari?” - “Edhe me kaq nuk do të munden.” - “Atëherë, si e shikon?” - “Le të japin një sheirah (pesha e një fije floku flori)”. Atëherë, Profeti ﷺ i tha: “Ti je vërtetë asket.” (Kështu, zbriti ajeti i mësipërm kuranor). Aliu vijon dhe thotë: “Unë u bëra shkak që Allahu i Lartësuar t’ia lehtësonte umetit këtë çështje.” 112 Ndërsa Meameri sjell shpjegimin e Katades, i cili thotë se ky ajet është i abroguar. Ai u abrogua shumë shpejt dhe ishte në fuqi veçse një orë. Kështu e ka përcjellë edhe Abdurrazaku nga Aliu. “Askush nuk e ka vënë në praktikë këtë ajet, - thotë Aliu, - përveç meje, pasi ai u abrogua shpejt dhe nuk qëndroi në fuqi veçse një orë”.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 58:12–58:13

- “O ju që keni besuar, nëse dëshironi të bisedoni me të Dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë dhe më e pastër për ju. Nëse nuk keni çfarë të jepni, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - Allahu i Madhëruar i urdhëroi besimtarët që, përpara bisedës me të Dërguarin e Tij, të jepnin sadaka, duke i edukuar me moralin më të mirë. Ai i mësoi se si ta nderonin dhe

respektonin të Dërguarin e Tij, duke i siguruar se kjo ishte në të mirën e tyre. Kështu do t’u shtohej shpërblimi dhe do të bëhej i mundur pastrimi nga ligësitë, ndër të cilat është edhe mungesa e edukatës me Profetin (a.s.), duke i folur atij me të rëndë e pa vend. Sadakaja përpara bisedës me Profetin (a.s.) do të shërbente si dallues të atyre që vërtet e donin diturinë dhe të mirën nga ata që thjesht llomotitnin pa ndonjë qëllim të vlefshëm. Po kështu do të mënjanoheshin ata të cilët e shqetësonin Profetin (a.s.) me fjalë të kota. Ndërsa për sa u përket atyre që kishin qëllim të mirë, por nuk kishin mundësi për sadaka, Allahu i Madhëruar nuk ua vështirësoi më shumë, por i toleroi, duke i lejuar që t’i flisnin Profetit (a.s.) edhe pa dhënë sadaka para bisedës. Por kur besimtarët hasën vështirësi në dhënien e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), Allahu i Gjithëmëshirshëm, me butësinë e Tij, ua lehtësoi çështjen, duke mos ua bërë të detyrueshme. Vërtet u anulua dhënia e sadakasë para bisedës me Profetin (a.s.), por nderimi dhe respekti ndaj Profetit mbeti përsëri detyrë e rëndësishme. Qëllimi nuk ishte vetë dhënia e sadakasë, por nderimi e respekti ndaj Profetit (a.s.). Pastaj i Madhëruari i urdhëron besimtarët që të zbatojnë detyrimet e tjera parësore, duke thënë: - “A mos po frikësoheni (nga varfëria) të jepni sadaka në prag të bisedës suaj (me Profetin)? Kur ju nuk e bëtë këtë, e Allahu jua pranoi pendimin, atëherë, përkryeni namazin, jepni zekatin ...” – Nëse nuk e kishin zbatuar urdhrin për sadaka para komunikimit me Profetin (a.s.), të mos mendonin se ishte gjë e vogël, sepse Allahu tha që jua pranoi pendimin. Ata duhej të ishin mirënjohës për faljen dhe mëshirën e Allahut, duke plotësuar porositë madhore të Tij, si falja e namazit, me rregullat e tij, dhe dhënia e zekatit atyre që Zoti i ka përcaktuar. Këto janë dy adhurime që kryhen me trup e me pasuri. Kush i kryen me përpikmëri dhe përkushtim ato, ka përmbushur detyrimet ndaj Allahut dhe ndaj robve të Tij. Pas kësaj, i Madhëruari jep një urdhër gjithëpërfshirës, madje më gjithëpërfshirësin e urdhrave, duke thënë: - “...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij.” - Ky është urdhri më gjithëpërfshirës, që udhëzon për t’iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke zbatuar detyrimet dhe duke iu larguar harameve, duke besuar fjalën e tyre dhe duke qëndruar brenda kufijve të vendosura nga Zoti. Mbi të gjitha, për bazë merret sinqeriteti dhe bamirësia ( ihsan), prandaj i Lartësuari thotë: - “Allahu i di në hollësi veprat tuaja.” - Ai është i Gjithëditur për çfarë veproni dhe për qëllimet tuaja. Allahu do t’ju shpërblejë sipas qëllimit që ju fshihni në zemër, sepse Ai di edhe të fshehtat e kraharorit.

← Muxhadele 58:12