← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

58. Muxhadele · Ajeti 2 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 58:1–58:10

Ndër arabët injorantë kishte qenë zakon që nëse burri i thotë gruas së vet: "Ti për mua je si shpina e nënës sime", ajo mbetej varur, as e lëshuar dhe as e palëshuar, pse jeta bashkëshortore ishte e ndaluar. Atij farë akti, arabët i thoshin "Dhihar", që kuptohej se burri i thoshte gruas, epërsia ime mbi ty është e ndaluar si epërsia mbi nënën time, me çka merrte fund jeta intime bashkëshortore. Ashtu i ndodh Havlete binti Thalebes, gruas së Evës bin Samit, e cila shkon te Pejgamberi dhe i parashtron gjendjen, duke i thënë: Evsi ka shprehur '"Dhihar"' ndaj meje, pasi që jam moshuar e dobësuar, unë kam fëmijë të vegjël, nëse ia lë atij shkojnë poshtë, nëse i marr unë, do të vuajnë nga uria, çka më mëson" Pejgamberi i thotë: "Çka të them, je haram për të!" Ajo i thotë: "Nuk më ka përmendur lëshimin!" Pejgamberi sërish ia jep të njëjtën përgjigje. Ky dialog zgjat bukur shumë, e në fund ajo i drejtohet me ankim Allahut. Nuk vonon e Xhibrili me këtë pjesë të Kur'anit nga i madhi Zot, ia beh te Pejgamberi.

Ai zakon i shëmtuar ndalohet, prandaj ata që bëjnë atë gabim obligohen: ta lirojnë një rob ose të agjërojnë dy muaj pandërprerë ose t'i ushqejnë e t'i ngopin gjashtëdhjetë të varfër. Këto janë ligje të Allahut, e kush u kundërvihet, ai do të mposhtet.

Hipokritët dhe jehuditë bisedonin fshehtas kundër besimtarëve, duke menduar se për ato biseda nuk di askush pos tyre, por Zoti i zbuloi ato pëshpëritje të tyre dhe u dha të kuptojnë se Atij nuk mund t'i fshihet asnjë send në qiej as në tokë, e as mendimet e armiqve e as bisedat tinëzake.

Jehuditë e përshëndetnin Muhammedin a.s., kinse me Selamun alejkum, e i thoshin: "Es samu alejkum", fjalë e cila ishte fyese, kishte kuptimin "të marrtë vdekja". Pejgamberi e dinte, por nuk zgjaste më shumë, vetëm se u thoshte "Edhe juve u qoftë ashtu" (ve alejkum). Aisheja i dëgjoi njëherë dhe e zemëruar ua ktheu ashtu si thoshin ata. Pejgamberi i tha: "Aishe, mos u ngut, Allahu urren shprehjet e këqija, a më dëgjon mua që u them "ve alejkum" - edhe juve, e Zoti mua më pranon atë që ua them, kurse atyre jo".

Besimtarin që me bindje të plotë i është mbështetur Zotit, nuk mund ta dëmtojnë intrigat e fshehta.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 58:2–58:4

Imam Ahmedi transmeton nga Haula bija e Thealebes, e cila tregon: 2607. “Betohem në Allah, se fillimi i sures Muxhadileh ka zbritur në lidhje me mua dhe Eus Ibn Samitin, me të cilin isha e martuar. Ai ishte i shtyrë në moshë. Erdhi një kohë që ai filloi të sillej ashpër me mua. Njëherë, e refuzova në lidhje me diçka dhe ai u zemërua shumë, derisa më tha: “Ti je për mua si shpina e nënës time”. Pra, bëri dhihar. Pastaj ai doli, qëndroi pak me njerëzit e fisit të vet, dhe pastaj erdhi tek unë dhe donte të binte në shtrat me mua. Unë i thashë: “Jo, kurrsesi! Betohem në Atë që ka në dorën e Tij shpirtin e Haulës, nuk ke për të shkuar me mua, me ato fjalë që the më parë, derisa të gjykojë Allahu dhe Profeti i Tij në lidhje me ne!” Ajo vijon dhe tregon: “Ai m’u afrua, por unë arrita të shkëputem prej tij, siç mund të largohet një grua nga një burrë i shtyrë në moshë. Kështu, e shtyva dhe e largova prej vetes. Pastaj shkova tek një fqinje, i mora një rrobë borxh dhe nxitova për te Profeti i Allahut. Vajta tek ai, për t’i treguar çfarë më kishte ndodhur. Fillova t’i ankohesha për sjelljen e vrazhdë të burrit tim. Profeti i Allahut më tha: “O Haula! Djali i xhaxhait tënd (pra, bashkëshorti) është i moshuar, prandaj ki frikë Allahun në lidhje me të dhe sjelljen ndaj tij!” Haula tregon: “Për Zotin, nuk mbarova së foluri dhe menjëherë zbriti Kuran në lidhje me mua. Profetin e Allahut e kapi ajo gjendja që e kapte kur i vinte Shpallja dhe, pasi e mori veten, tha: “O Haule! Allahu zbriti Kuran, në lidhje me ty dhe shokun tënd!” Pastaj më lexoi: “Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe që u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu është Gjithëdëgjues e Gjithëvështrues. Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob. Ky është ligji i urdhëruar për ju. Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja. E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrëdhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo, për të treguar se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Këta janë kufijtë e Allahut dhe mohuesit kanë dënim të dhembshëm.”. Haula vijon: “Profeti i Allahut më tha: “Urdhëroje atë që të çlirojë një rob!”. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Po ai nuk ka mundësi që të çlirojë rob.”. Ai tha: “Atëherë, le të agjërojë dy muaj rresht.”. Unë i thashë: “Betohem në Allahun se ai është i shtyrë në moshë, plak, dhe nuk mund të agjërojë.”. Ai tha: “Atëhe - rë, le të ushqejë 60 të varfër, nga një uisk (një masë e caktuar) me hurma të thata secilit.”. Unë i thashë: “Betohem në Allah, o i Dërguari i Allahut, që nuk ka aq pasuri.”. Atëherë, - vazhdon Haula - Profeti i Allahut më tha: “Do ta ndihmojmë ne,

duke i dhënë një ferak (masë) me hurma të thata.”. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Edhe unë do ta ndihmoj me një ferak tjetër”. - “Të lumtë! - më tha - Atëherë, shko dhe jepja sadakanë, pastaj kujdesu për djalin e xhaxhait tënd dhe sillu mirë me të. Përpiqu ta trajtosh mirë!”. Dhe ashtu veprova.”. Kështu e sjell Ebu Daudi në kapitullin e ‘Talakut’ në Sunen-in e tij. Ky është mendimi më i saktë, në lidhje me shkakun e zbritjes së kësaj sureje. Ndërsa për sa i përket historisë, në të cilën tregohet se dikush bëri dhihar me gruan e tij në muajin e Ramazanit dhe kreu marrëdhënie me të gjatë ditës, aty nuk bëhet fjalë për Eus Ibn Samitin dhe gruan e tij, sikurse duket qartë nga konteksti. Hasif Ibn Muxhahidi përcjell se Ibn Abasi ka thënë: “I pari që ka bërë dhihar me gruan e tij është Eus Ibn Samiti, vëllai i Ubade Ibn Samitit. Ai bëri dhihar me gruan e tij Haula bintu Thealebe Ibn Maliku”. Kështu e transmeton Ibn Xheriri. - “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. ” - Edh-Dhihar vjen nga fjala ‘Dhahr’, që do të thotë shpinë. Kjo lidhet me një zakon të arabëve, në të cilët, kur burri donte të tregonte që nuk dëshironte të kishte kontakt intim me bashkëshorten, i thoshte: “Ti për mua je si shpina e nënës time.”. Kështu, edhe në ligjin e Zotit, fjala ‘ dhihar’ tregon ndërprerjen e marrëdhënieve intime me bashkëshorten. Në kohën e injorancës para Islamit, shprehja e dhiharit konsiderohej si divorc, por Allahu i Lartësuar solli lehtësim për këtë umet, duke bërë të mundur që shprehësi i dhiharit të ketë mundësi kompensimi, pa e konsideruar si divorc. Kështu kanë thënë shumë selefë. I Lartësuari thotë: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, du - ke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre.” Pra, bashkëshortja nuk konsiderohet kurrë si nënë, vetëm se ashtu dëshiron të thotë burri. Fjalë e shprehje të tilla nuk janë asnjëherë të mja - ftueshme që gruaja të shihet si nënë, sepse nëna është vetëm ajo që e ka lindur burrin, siç thotë Allahu i Madhëruar në vijim: - “Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur. Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta.” - Këto janë fjalë të shëmtuara, të kota dhe të pavlera. - “Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve.” - Domethënë, Allahu i fal ato që keni bërë në kohën e injorancës. Po kështu, Allahu i Madhëruar fal edhe fjalë e shprehje të ngjashme, që dalin nga nxitimi dhe pa qëllim dhiharin, pra, ndërprerjen e marrëdhënieve intime me gruan. Ebu Daudi transmeton se: 260 8. “Profeti i Allahut dëgjoi njëherë një burrë, që i tha bashkëshortes së vet: “O motra ime!” Dhe i tha atij: “Motra jote është ajo?!” Ky ishte një qortim nga ana e Profetit is ioredisnok e kun ia rop ,ﷺdhihar, sepse edhe burri nuk kishte për qëllim dhiharin me atë shprehje . Nëse do të kishte për që - llim dhiharin, pra, ndërprerjen e marrëdhë - nieve, do të ishte haram për të dhe do duhet të ndiqte procedurën e kompensimit. Duhet theksuar gjithashtu, se për dhihar-in nuk ka rëndësi nëse burri e krahason gruan me nënën apo me një grua tjetër, me të cilën është e ndaluar martesa, si motra, tezja, halla apo të ngjashme. Të gjitha këto raste, nëse dikush i përmend me qëllim dhihari, marrin të njëjtin gjykim. - “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të konta - ktojnë me to, të lirojnë një rob. - Disa thonë se me fjalën jeûdûne, që ka kuptimin “tërhiqen, kthehen”, është pasur për qëllim, “i kthehen sërish dhiharit”, por ky mendim është i pasaktë. Imam Ahmedi thotë se këtu bëhet fjalë për tërheqjen nga ajo që kanë thënë, pra, duke iu kthyer marrëdhënieve intime ose duke vendosur që t’u rikthehen atyre. Këtyre burrave nuk u lejohet të kryejnë marrëdhënie intime, derisa të bëjnë kompensimin e caktuar. Edhe në njërin nga mendimet e përcjella nga imam Maliku thu - het se: “tërheqja nga ajo që kanë thënë” bë -

het duke iu kthyer marrëdhënieve intime. Po kështu transmetohet edhe nga Seid Ibn Xhubejri. Kështu, për ata burra që tërhiqen nga ajo që kanë thënë, i Lartësuari thotë: “... janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.” Le të qëndrojmë pak tek pjesa: “...përpara se të kontaktojnë me to”. Hasen el Basriu nuk e shihte si të ndaluar që, edhe para përmbushjes së kompensimit, të kënaqej me gruan me çdo mënyrë, përveçse kontaktit në organin intim. Pra, i ndaluar përpara përmbushjes së kompensimit është vetëm kontakti në organin intim. Ali Ibn Ebu Talha përcjell nga Ibn Abasi, se në shpjegim të fjalës së Allahut: “... janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob”, ka thënë: “Fjala ‘ jetemâs-sâ’ do të thotë “preken, kontaktojnë”, dhe këtu vjen me kuptimin e kryerjes së marrëdhënieve inti - me.” Ndërsa Zuhriu thotë se burri nuk lejohet as ta prekë e as ta puthë gruan, deri - sa të përmbushë kompensimin.” Në lidhje me mënyrën e kompensimit, i Lartësuari thotë: “... të lirojnë një rob.” Pra, të lirojë një rob plotësisht, jo pjesërisht 107, përpara se t’i kthehet marrëdhënieve intime me bashkëshorten. Fjala “rob, skllav” vjen e papërcaktuar, domethënë, nuk përmendet a duhet të jetë rob besimtar apo vlen edhe lirimi i një robi jobesimtar, pasi kur është kompensim për vrasjen gabimisht, robi / skllavi që duhet liruar është i përcaktuar që duhet të jetë besimtar, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Kushdo që vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një skllav besimtar ...” [Nisa 92]. Ndërsa Imam Shafiiu (Allahu e mëshiroftë!) thotë që, edhe pse në rastin e dhiharit, çështja e robit vjen e papërcaktuar, ajo duhet trajtuar si rasti i vrasjes gabimisht, pra, robi që duhet çliruar duhet të jetë besimtar. Këtë mendim ai e përforcon edhe me hadithin e Profetit asid rëp evallks ëjn iteyp e isap ,ilic i ,ﷺ çështje të besimit, i tha zotërisë së saj: 2609. “Liroje atë, se ajo është besimtare.” 108 Allahu i Madhëruar thotë se kompensimi duhet bërë përpara kontaktit intim. Po nëse ndodh që dikush të kontaktojë përpara se të përmbushë kompensimin, si duhet të veprojë? Hafidh Ebu Bekr El Bezari sjell hadithin nga Ibn Abasi, që tregon: 26 10. “Te Profeti i Allahut vjen një burrë dhe i thotë: “Unë bëra dhihar me gruan time, dhe pastaj shkova dhe bëra marrëdhënie me të përsëri, përpara se të bëja kompensimin.” Atëherë, Profeti i Allahut i tha: “A nuk thotë Allahu i Lartësuar: “... janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.” Ai tha: “Po ajo më pëlqeu.” Profeti i Allahut i tha: “Mos shko më me të, derisa të bësh kompensimin!” 109 Më pas, Bezari thotë: “Nuk ka transmetim më të saktë nga Ibn Abasi se ky (në lidhje me këtë çë - shtje).”. Ismail Ibn Muslimi vërtet është një transmetues i përfolur, por gjithsesi, prej tij kanë marrë shumë dijetarë. Në këtë hadith mësojmë se Profeti i Allahut nuk urdhëroi të bëhej një kompensim shtesë. - “Ky është ligji i urdhëruar për ju.” - Këto ajete ju tërheqin vërejtjen dhe ju para - lajmërojnë që të zbatoni ligjin e Zotit dhe urdhëresat e Tij. - “Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja.” - Ai e di shumë mirë se çfarë e rregullon gjendjen tuaj. Ai di me imtësi rreth gjendjes dhe nevojave tuaja. - “E kush nuk ka mundësi, le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrë - dhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.” - Sipas renditjes në tekst, fillimisht është detyrë lirimi i një robi. Vetëm nëse nuk është mundur kjo, lejohet të kalosh në mënyrën tjetër të kompensimit, që është agjërimi. E nëse as ky agjërim nuk është i mundur, atëherë kalohet në mënyrën e tretë, që është ushqimi për gjashtëdhjetë të varfër, sikurse vjen me saktësi në dy Sahih-ët historia e atij burri, i cili kreu marrëdhënie me gruan e tij gjatë ditës së ramazanit. Kështu, Ebu Hurejra rrëfen: “Ne ishim ulur me Profetin ﷺ ,kur erdhi një burrë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë u shkatërro - va!” - “Përse, - e pyeti Profeti ﷺ - ç’të ka ndodhur?” Ai tha: “Shkova me gruan time

gjatë agjërimit!” Profeti ﷺ tha: “A ke ndo - një skllav, që ta lirosh?” Ai tha: “Jo!” - “A mund të agjërosh dy muaj të njëpasnjëshëm (pa ndërprerje)?” - “Jo!” Atëherë Profeti ﷺ qëndroi pak. Ndërkohë, duke qenë në këtë gjendje, Profetit i sollën një arkë me hurma të thata. Ai tha: “Ku është ai që pyeti?” Ai u përgjigj: “Këtu jam!” Profeti ﷺ i tha: “Merri këto dhe jepi sadaka!” Ai tha: “A t’ia jap ndonjërit që është më i varfër se unë, o i Dërguari i Allahut? Po nuk ka më të varfër se unë mes këtyre dy maleve!” Atëherë, Profeti ﷺ buzëqeshi, derisa iu dukën qartë dhëmbët, dhe pastaj tha: “Atëherë ushqe me të familjen tënde!” (Buhari dhe Muslimi). - “Kjo, për të treguar se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” - I vendosëm këto ligje për këtë qëllim të lartë: që ju të besoni Allahun dhe Profetin e Tij, nëpërmjet zbatimit të tyre. - “Këta janë kufijtë e Allahut ...” - Këto janë kufijtë e Zotit, prandaj mos i shkelni ata. - “... dhe mohuesit kanë dënim të dhemb - shëm.” - Ata të cilët nuk besojnë dhe nuk i përmbahen dispozitave të këtij Sheriati të mos mendojnë kurrsesi se kanë për të shpëtuar nga belatë dhe sprovat. Jo, përku - ndrazi! Ata do të kenë ndëshkim të dhimb - shëm në dynja dhe në ahiret.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 58:1–58:4

Këto ajete janë shpallur pas ngjarjes së një ensari me gruan e tij. Gruaja u ankua tek Allahu i Madhëruar dhe ia parashtroi disa herë çështjen Profetit (a.s.). Por çfarë kishte bërë burri i saj? Pas shumë vitesh të martuar e me fëmijë, burri ishte betuar se nuk do të shkonte më me të, duke i thënë se tashmë e konsideronte si të ishte nëna e tij. Pas kësaj ankese, Allahu i Madhëruar tha: - “Vërtet, Allahu i dëgjoi fjalët e asaj që bisedoi me ty lidhur me bashkëshortin e saj dhe u ankua tek Allahu. Allahu e dëgjoi bisedën tuaj. Allahu Dëgjon dhe

Sheh gjithçka.” - Allahu i Madhëruar e dëgjoi bisedën mes teje (o i Dërguar) dhe gruas që ankohej për burrin e saj. Allahu është Semiun - Gjithëdëgjues. Ai i dëgjon të gjithë zërat, në çdo kohë, për çdo nevojë e kërkesë që parashtrojnë. Allahu është Basir – Gjithëshikues. Ai shikon hapat dhe gjurmët e milingonës së zezë që ecën në një gur të zi, në një natë të errët. Ky ajet na tregon se Allahu përfshin edhe gjërat më të imta me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij. Ky ajet tregon, gjithashtu, se Allahu i Madhëruar iu përgjigj ankesës së gruas, duke ia larguar vështirësinë. Ai na bën të ditur gjykimin në lidhje me rastin konkret dhe të rasteve të tjera të ngjashme, duke thënë: - “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre. Nënat e tyre janë ato që i kanë lindur.” – Dhihar-i ndodh kur burri i thotë gruas së vet: “Ti je për mua si shpina e nënës time”, ose fjalë të tjera, për të shprehur se ajo është haram për të. Është quajtur ‘ dhihar’ - ‘shpina’, nisur nga shprehja e mësipërme, e cila përdorej nga arabët me nënkuptimin se burri nuk donte t’i afrohej më bashkëshortes për marrëdhënie intime. Por Allahu i Madhëruar e ndaloi këtë sjellje, duke thënë: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, le ta dinë se ato nuk janë nënat e tyre.” Pra, si thonë fjalë të tilla, kur dihet që janë të pavërteta e të shëmtuara?! Ata i krahasojnë gratë e tyre me nënat që i kanë lindur. Kjo është vepër shumë e shëmtuar dhe e ulët: - “Në fakt, ata thonë fjalë të urryera dhe të pavërteta.” – Ata thonë fjalë të shëmtuara dhe të gënjeshërta. Por përsëri, Allahu i Madhëruar e lë të hapur mundësinë e pendimit, duke thënë: - “Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mbulues i gjynaheve.” - Për ata që bëjnë ndonjë veprim në kundërshtim me porositë e Zotit, por pastaj nxitojnë të pendohen sinqerisht, Ai është gjithmonë Falës i madh dhe Mbulues i gabimeve. - “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë, janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.” - Dijetarët kanë mendime të ndryshme për çështjen e tërheqjes nga vendimi për dhihar-in: a konsiderohet thjesht ndryshimi i mendimit të burrit apo duhet rikthimi konkret në marrëdhëniet intime? Disa janë të mendimit se si tërheqje nga dhihar-i konsiderohet thjesht marrja e vendimit personal nga ana e burrit për të kryer marrëdhënie e jo vetë marrëdhëniet. Në këtë rast, atij i bëhet i detyrueshëm kompensimi i përshkruar në ajet. Këtë variant e përforcon edhe fakti që Allahu i Madhëruar ka thënë që ky kompensim duhet të bëhet para kryerjes së marrëdhënieve. Ndërsa dijetarët e tjerë argumentojnë: Allahu i Lartësuar thotë në Kur'an: “Ata të cilët u largohen bashkëshorteve, duke u thënë se iu duken si nënat e veta, e pastaj tërhiqen nga ajo që kanë thënë,...”, dhe ajo që ata kanë thënë është moskryerja e marrëdhënieve. Atëherë, e kundërta e moskryerjes së marrëdhënieve intime është kryerja e tyre. Sidoqoftë, nëse ka tërheqje nga vendimi për dhihar-in, me cilëndo mënyrë të jetë, atëherë bëhet i detyrueshëm kompensimi i përshkruar në ajet, ku i Lartësuari thotë: “...janë të detyruar që, para se të kontaktojnë me to, të lirojnë një rob.”. Pra, kur burri të tërhiqet nga vendimi për dhihar ndaj gruas së tij, atëherë e ka detyrë që të lirojë një rob. Në këtë ajet nuk përcaktohet në bëhet fjalë për rob besimtar apo jo, por kjo çështje trajtohet në një ajet tjetër. Nuk ka rëndësi në është rob mashkull apo femër; e rëndësishme është që të mos jetë me mangësi që e bëjnë të paaftë për punë. Allahu i Madhëruar thotë: “para se të kontaktojnë me to”. Kështu, burri e ka të ndaluar që të kryejë marrëdhënie intime me gruan që i ka bërë dhihar, derisa të lirojë një rob.

- “Ky është ligji i urdhëruar për ju....” - Ky gjykim është ligji i Zotit, i shoqëruar me qortim e me këshillë (siç kuptohet nga fjala ‘tuadhune’, që vjen nga ‘ el ua’dhu’ ), në mënyrë që njerëzit të kenë drojë dhe ta trajtojnë atë me respektin e duhur. Kështu, ai që dëshiron të bëjë dhihar, kur mendon se duhet ta kompensojë duke liruar një rob, do të frenohet nga kjo vepër e padrejtë. - “...Allahu është i Gjithëditur rreth punëve tuaja.” – Për këtë arsye, Allahu do ta shpërblejë çdo njeri sipas veprave që ka bërë. - “E kush nuk ka mundësi (të lirojë një rob), le të agjërojë dy muaj rresht, para se të kryejë marrëdhënie. Kush nuk mundet as për këtë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër.” - Nëse burri nuk zotëron robër ose nuk ka pasuri për të liruar një rob, atëherë kompensimi i gjynahut është me agjërim dy muaj rresht, para se t’i kthehet marrëdhënieve normale. E nëse nuk mundet as të agjërojë në këtë mënyrë, atëherë le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër me ushqimet bazë të përdorshme në vendin e tij, sikurse thonë shumë komentues të Kur'anit, ose të ushqejë çdo të varfër me një mudd-e (masë sa dy grushta) gruri, ose gjysëm sa-i me ushqime të tjera, sipas mendimit të një grupi tjetër komentuesish. Ky gjykim zbriti me qëllimin që: - “Kjo, për të treguar se ju besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” - Këtë besim ta shprehni duke zbatuar detyrimet me të cilat ngarkoheni. Përkushtimi në zbatimin e ligjeve të Zotit vjen prej besimit dhe është tregues i tij. Madje, zbatimi i ligjeve të Zotit është synimi kryesor i besimit. Nga ana tjetër, me zbatimin e ligjeve të Zotit, besimi shtohet dhe fuqizohet, derisa bëhet i patundur në zemrat e besimtarëve. - “Këta janë kufijtë e Allahut dhe mohuesit kanë dënim të dhembshëm." - Këto janë kufijtë e vendosura nga Zoti, të cilët është e ndaluar t’i shpërfillësh apo t’i shkelësh. Ata duhen zbatuar rigorozisht. Nga këto ajete nxirren disa mësime: 1. Së pari, këtu dallohet butësia, mëshira dhe përkujdesi i madh i Allahut për robtë e Tij. Allahu i Madhëruar përmend në Librin e Tij ankesën e një gruaje në nevojë, madje Ai e largoi sprovën e saj, duke ia zgjidhur hallin. Jo vetëm kaq, por Ai solli një ligj gjithëpërfshirës, për të zgjidhur çdo situatë të ngjashme. 2. Dhihar-i është i trajtueshëm vetëm kur i bëhet bashkëshortes. Nëse dikush ia bën atë skllaves së vet, atëherë nuk trajtohet si dhihar. Pra, nëse një burrë vendos që të ndalojë veten nga marrëdhëniet me skllaven, nuk konsiderohet si dhihar, por trajtohet njëlloj si rasti kur i ndalon vetes një ushqim ose një pije të caktuar dhe, si i tillë, nëse e thyen këtë vendim, bëhet i detyrueshëm kompensimi i përcaktuar nga Sheriati për thyerjen e betimit. 28 3. Dhihar-i nuk funksionon me një grua me të cilën burri ende nuk ka nënshkruar aktin e martesës, pasi gruaja konsiderohet si bashkëshorte vetëm kur bëhet akti i martesës. Kjo është njëlloj sikur t’i thuash

një gruaje: “Të kam ndarë”, ndërkohë që ajo ende nuk është bërë bashkëshortja jote. 4. Dhihar-i është një vepër haram, e ndaluar me Sheriat, sepse Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘ munkeran’ - ‘fjalë të urryera’ dhe ‘zura’ - ‘të pavërteta’. 5. Allahu i Madhëruar thotë: ‘...ato nuk janë nënat e tyre”, duke na kujtuar se çdokujt i duhet dhënë haku që i takon, pa i cenuar asnjë të drejtë. Ndaj secilit ekzistojnë detyrime dhe përgjegjësi, të cilat nuk mund të ndryshohen sipas qejfit. 6. Është e papëlqyeshme që burri të thërrasë bashkëshorten me emrat ose mënyrën se si thërret nënën ose motrat e tij, si p.sh.: “O nëna ime! “ ose: “O motra ime!” etj., sepse kjo i përngjan dhihar-it, edhe nëse nuk është për qëllim. 7. Kompesimi bëhet i detyrueshëm kur burri tërhiqet nga vendimi që ka marrë, sipas dy mendimeve të përmendura më sipër, dhe jo thjesht me veprimin e dhihar-it nga ana e tij. 8. Është detyrë plotësimi i kompensimit, cilido qoftë ai, para se burri t’i kthehet marrëdhënieve intime, sepse Allahu e ka përcaktuar vetë diçka të tillë kur thotë: “...para se të kontaktojnë...”. Një përjashtim të vogël bën rasti kur kompensimi bëhet duke ushqyer gjashtëdhjetë të varfër, pasi në këtë rast lejohet që çifti të kryejë marrëdhënie intime edhe gjatë kohës kur të varfërit janë duke u ushqyer, dhe nuk ka nevojë që të pritet derisa ata të mbarojnë ushqimin. 9. Është e detyrueshme që, nëse bëhet kompensimi me ushqim, ai t’u shpërndahet gjashtëdhjetë të varfërve. Me fjalë të tjera, nuk është e saktë nëse e mbledh të gjithë ushqimin dhe ia jep vetëm një të varfëri. Duhet të jenë patjetër gjashtëdhjetë të varfër, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “...le të ushqejë gjashtëdhjetë të varfër”.

← Muxhadele 58:2