58. Muxhadele · Ajeti 20 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 58:11–58:22
Besimtarët janë të urdhëruar që njëri-tjetrit t'i bëjnë vend, duke u mundësuar të gjithëve të gjejnë vend aty ku bisedohet.
Nuk janë të obliguar e të porositur që duke u ngritur vetë t'i lëshojnë vendin tjetrit, por pa u ngritur t'i bëjnë vend. Kush i bën vend tjetrit, Allahu ia zgjeron atij rrizkun, gjoksin, varrin, xhennetin.
E nëse është urdhër për t'u ngritur, atëherë duhet ngritur, pse ata që zbatojnë urdhërin, Allahu i ngre lart, por më së larti i ngre, të zotët e dijes. Në këtë ajet Allahu lavdëron dijetarët.
Dhënia e lëmoshës para bisedës me Pejgamberin ishte sprovë për besimtarin e sinqertë, për jo lakmuesin ndaj kësaj bote.
Hipokritët betoheshin rrejshëm se ishin me myslimanët, e në anën tjetër miqësoheshin më jehuditë, që ishin të mallkuar prej Zotit. Ata do të përpiqen që edhe në Ahiret të betohen rrejshëm, por do ta kenë kot. Besimtari i sinqertë në besim ndaj Allahut dhe ndaj jetës së Ahiretit, nuk e do atë që është kundër mësimeve të Allahut dhe të Pejgamberit, le të jetë edhe më i afërmi, pse në zemrën e besimtarit të tillë është rrënjosur besimi i sinqertë, të cilin për çdo moment Allahu ia forcon. Veprat e besimtarëve të tillë Allahu i pranon dhe është i kënaqur me ta, edhe ata do të jenë të kënaqur me shpërblimin që u jep Zoti, e të tillët janë ushtri (parti) e afërt e Zotit, andaj janë të shpëtuar. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i sures El Muxhadeletu. Lavdëruar qoftë Allahu i madhëruar!
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 58:20–58:22
- “S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ata do të jenë më të poshtëruarit.” - Allahu i Lartësuar na njofton rreth mohuesve armiqësorë, që urrejnë të vërtetën dhe i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, se ata janë në një anë, ndërsa Sheriati dhe Shpallja e Tij janë në anën tjetër. Të tillët do të jenë më të poshtëruarit, të përçmuar në dynja dhe në ahiret. - “Allahu e ka shkruar: “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhë - njejmë.” Allahu është i Fuqishëm e Nga - dhënjimtar.” - E ka shkruar Zoti se triumfi i takon Atij, librit të Tij, profetëve të dërguar nga Ai dhe adhuruesve të Tij be - simtarë, qoftë në dynja, qoftë në ahiret. Pa dyshim që fundi i lumtur u takon të devot - shmëve. Fitorja është në krahun e besimta - rëve të mirë, të nënshtruar, të sinqertë, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Ne, patjetër do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë edhe në jetën e kësaj bote, edhe në ditën kur të paraqiten dëshmitë. Atë ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. Ata i pret mallkimi dhe një vendbanim i keq.” [Gafir 51, 52]. - “Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. ” - Nuk ka mundësi që të tillët t’u shprehin dashuri, afrimitet, miqësi atyre që urrejnë të vërtetën dhe iu kundërvihen palës së zgjedhur të Zotit, edhe sikur t’i kenë të afërm dhe farefis, sikurse thotë i Lartësuari në ajetin tjetër: “Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë.” [Al Imran 28]. Ose: “Thuaj: “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë ose banesat ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë prisni (vendimin e Tij) dhe të jeni të sigurt se Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë të shfrenuarit.” [Teube 24] . Said Ibn Abdul -Aziz thotë se ky ajet, pra: “Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij ...”, deri në fund, ka zbritur dhe flet për Ebu Ubejde Amir Ibn Ebu Abdullah Ibn Xherrahu, kur ai vrau babain e vet në Betejën e Bedrit. Umer Ibn Hatabi tha njëherë: “Sikur Ebu Ubejde të ishte gjallë, atë do të lija kalif pas meje.” Ky ajet këshillon që të mos shprehet dashuri për ata që i kundërvihen të vërtetës dhe refuzojnë t’i binden Zotit dhe Profetit .ﷺ Ngjashëm me këtë ishte edhe ngjarja në lidhje me robërit e Bedrit. Profeti i Allahut u këshillua me muslimanët në lidhje me robërit e Bedrit. Ebu Bekër Sidiku dha mendimin që të pranonte çmimin për lirimin e robërve,
me qëllim që kjo pasuri e fituar të shërbente për të fuqizuar muslimanët, por edhe sepse, në fund të fundit, ata ishin dhe të afërm e farefis, me shpresën që Allahu i Madhëruar të mundësonte udhëzimin e tyre më pas. Por Umeri nuk kishte të njëjtin mendim me Ebu Bekrin, prandaj tha: “O i Dërguari i Allahut! Më lejo që unë të jem i pari që të vras filanin (një i afërm dhe farefis i Umerit), ndërsa Aliun ta urdhërosh të vrasë Akilin (djalin e xhaxhait të vet), ndërsa filani dhe filani të vrasin të afërmit e tyre, që (u kapën rob në luftën e Bedrit dhe) luftuan kundër të vërtetës dhe rrugës së Allahut dhe Profetit të Tij. Kështu të veprojmë, që Allahu i Madhëruar ta shohë haptazi dhe ta dijë se në zemrat tona nuk ka asnjë lloj dashurie, dhembshurie dhe miqësie me idhujtarët.” 113 - “Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij ...” - Ata që nuk miqësohen, nuk shprehin dashuri për ata që ku - ndërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse ata janë etërit e tyre, vëllezërit e çfarëdo i afërmi tjetër, këta, me dëshminë e vetë Zotit, janë prej atyre që Ai ua ka shkruar në zemër imanin, ua ka zbukuruar, ua ka bërë të dashur dhe i ka bërë që të shohin qartë dritën dhe të vërtetën. - “... dhe do t’i fusë në kopshte Xheneti, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. Allahu është i këna - qur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij.” - Këtu është një e fshehtë e bukur dhe e këndshme, një dobi e veçantë, që na tregon se shpërblimi është sipas llojit të punës. Duke qenë se ata kanë urryer të afërmit dhe farefisin e tyre për hir të Allahut të Lartësuar dhe, norma - lisht, edhe të afërmit i kanë urryer ata, Allahu i Madhëruar, për këtë sakrificë të tyre, i shpërblen duke shkruar kënaqësinë e Tij me ta dhe bën që edhe ata të jenë të kënaqur me Të, mes gjithë atyre mirësive të tjera të përhershme, që u dhuron. Ai u dhu - ron fitore të madhe, shpëtim nga çdo e keqe dhe i shpërblen bujarisht me kopshte Xheneti. - “Këta janë pala e Allahut. ” - Këta janë adhuruesit e Tij të sinqertë, të zgjedhurit, të dalluarit, ata që Ai i ka përzgjedhur me bujarinë e Tij. - “Ta dini se pala e Allahut janë të shpë - tuarit.” - Ata që do të arrijnë ‘ felah-un’, arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe në dynja dhe në ahiret, ndryshe nga pala e shejtanit, për të cilët Allahu i Lartë - suar tha se janë ‘ ħâsirun’, pra, të humburit, të dëshpëruarit, që humbin gjithçka, nuk arrijnë asnjë të mirë, por zhyten në ndë - shkim. Ibn Ebu Hatimi përcjell nga Dhejal Ibn Ibadi, se Ebu Hazim Earaxhi i tha njëherë Zuhriut: “Prestigji është dy llojesh: prestigj, që Allahu i Lartësuar jep për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, mes të zgjedhurve dhe të dashurve të Tij, dhe prestigji i atyre që nuk i përmend kush dhe janë të fshehur. Përshkrimi i tyre ka ardhur në fjalët e Profetit të Allahut, që thotë: 2625. “Allahu i Lartësuar i do ata (be - simtarë) që janë të fshehtë, të padukshëm, por të devotshëm, të pastër e të dëlirë; ata të cilët, kur mungojnë, nuk ndihet mungesa e tyre. Por edhe nëse janë të pranishëm mes njerëzve, nuk ftohen dhe as afrohen nga njerëzit. Zemrat e tyre janë kandilë të udhë - zimit në rrugën e drejtë. Ata shpëtojnë nga çdo lloj fitneje e errët, e frikshme.”. Pikë - risht këta janë të zgjedhurit, të dashurit e Allahut të Lartësuar, për të cilët Ai thotë: “Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit.” Gjithashtu, Nuajm Ibn Hamadi transmeton nga Haseni, se Profeti ﷺ ka thënë 2626. “O Zot! Mos bëj që keqbërësi dhe i prishuri të kenë pushtet mbi mua dhe as të më bëjnë ndonjë nder, sepse unë e gjej në atë që ke shpallur këtë fjalë: “Nuk gjen popull që beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit e të dojë ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe sikur ata të jenë prindërit, fëmijët, vëllezërit ose farefisi i tyre. Të tillë janë ata, në zemrat e të cilëve Ai ka shkruar besimin, e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe do
t’i futë në kopshte Xheneti, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty do të jenë përgjith - monë. Allahu është i kënaqur me punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Këta janë pala e Allahut. Ta dini se pala e Allahut janë të shpëtuarit.”.114 Këtu pëfundon shkurtimi i sures Muxhadile. Vetëm Allahut i takon lavdërimi dhe mirënjohja për mirësitë e Tij. Vetëm Ai na ruan nga çdo e keqe dhe Atij i mbështetemi dhe e shpresojmë!
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 58:20–58:21
Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre. Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.