Sebbehe lillahi ma fi es-semawati we ma fil-’erdi we huwel-’azizul-hekimu
All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
Huwel-ledhi ‘ehrexhel-ledhine keferu min ‘ehlil-kitabi min dijarihim li’wwelil-heshri ma dhenentum ‘en jehruxhu we dhennu ‘ennehum mani’atuhum husunuhum minel-lahi fe’etahumu Ellahu min hejthu lem jehtesibu we kadhefe fi kulubihimu er-ru’be juhribune bujutehum bi’ejdihim we ‘ejdil-mu’uminine fa’tebiru ja ‘ulil-’ebsari
Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.